VIDEO/ “Kafeinë sa 20 filxhanë ekspres” – kardiologu Caushaj shpjegon efektet alarmuese të pijeve energjike mbi zemrën

24 Gusht 2025, 15:13Shëndeti TEMA
VIDEO/ “Kafeinë sa 20 filxhanë ekspres” – kardiologu

Pijet energjike janë shndërruar në pjesë normale të jetës së përdtishme për shumicën e njerëzve, sidomos të rinjtë. Një dozë e shpejtë energjie përpara se të hysh në mësim, nevoja për të qëndruar zgjuar natën për të punuar ose studiuar, ose edhe thjesht për shkak të zakonit. Por, çfarë ndodh ekzaktësisht brenda trupit tonë kur konsumojmë qoftë edhe vetëm një kanaçe të një pijeje energjike çfarëdo?

Mjeku kardiolog Novruz Caushaj shprehet në episodin e 32-të të Apostrof Podcast se, përveç sheqerit dhe elementeve të tjerë si taurina, një pije e vetme energjike përmban sasi kafeine sa 20 filxhanë kafeje ekspres. Doza e vogël e energjisë që kërkojmë të marrim prej tyre, në fakt përbën një tronditje masive për sistemin kardiovaskular.

Shpjegimi mjekësor është i thjeshtë, por tejet shqetësues: doza të larta kafeine, të marra në një kohë tepër të shkurtër, stimulojnë sistemin nervor simpatik, aktiviteti i të cilit rritet sa herë që organizmi është në gjendje stresi ose rreziku. Kjo shkakton çlirimin në organizëm të katekolaminave – hormoneve që e bëjnë zemrën të rrahë më shpejt dhe më fortë, duke i lënë më pak kohë për relaksim midis çdo rrahjeje, gjë që bën që zemra to pompojë më pak gjak me çdo kontraktim. Me kalimin e kohës, ky sforcim mund të dëmtojë vetë organin që n amban gjallë.

“Një kanaçe  e një pije çfarëdo energjike, përveç sheqerit, përveç elementëve të dytë që ka, taurinën e disa elementë tjerë që janë të rrezikshëm, mos harrojmë që ka dozë mbajtëse deri gati njëzet porcione kafeine të  kafesë së zakonshme, ekspresit të zakonshëm. Pra, ju e kuptoni që duke pirë atë për një minutë apo dy minuta, është sikur të kesh pirë mesatarisht 20 kafe ekspres. E kuptoni dozën e kafeinës që merr në njësinë e kohës? Dhe nëse kjo pihet e vazhdueshme, atëherë ajo do të ndikojë drejtpërdrejt mbi sistemin simpatik të zemrës.

Do rrisë katekolaminat, do shtojë rrahjen e zemrës –, e thënë kuptushëm, do ketë mundësi relaksimi më të shkurtër, do mbushet më pak me gjak – do hedhi më pak gjak në kontraktim.”

Por, ajo çfarë i bën pijet energjike veçanërisht  të rrezikshme është lehtësia me të cilën mund të konsumohen. Nëse secili nga ne do ta kishte thuajse të pamundur të konsumonte 20 filxhanë kafeje përgjatë ditës, një kanaçe e një pije energjike çfarëdo, merr pak minuta për të konsumuar. Shtoji kësaj sheqerin, taurinën dhe stimulantë të tjerë që këto pije përmbajnë,  dhe trupi ynë mbetet në një përpjekje të sforcuar për të procesuar një ‘koktejl’ kimik, për të cilin nuk është dizenjuar që ta përballojë.

Pra, mesazhi është i qartë: pijet energjike nuk janë thjesht një mënyrë e shpejtë për të marrë energji, apo për të rritur përqëndrimin, ndonëse në shumicën e rasteve marketohen pikërisht si të tilla, pranë imazheve të sportistëve, atletëve, apo aktiviteteve të ndryshme sportive. Përkundrazi, ato e shtyjnë zemrën drejt sforcimeve të mëdha, në mënyra që janë të padukshme në momentin kur i konsumojmë, por tepër të rrezikshme në afatgjatë.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: https://youtu.be/nyAzUfONGTs

10 Komente

  1. M
    Miresi per Mjekun qe ndimon !

    I lumnte Mjekut qe i lajmeron secilin se cfare pasojash sjellin pijet energjike ! Fatekeqesisht si Industria e pijeve apo dhe Industria Farmacwotike apo dhe te tjera Industri ! qe nuk ndjejne fare njefare NDERGJEGJESIMI mbi shkaqet e vdekjes qe ju sjellin njerezimit kudo ne Bote qe ndodhen.... Gjithsesi flasim per ata njerez qe nuk e kane NDERGJEGJSHMERINE se cfare demesh ju sjedhin pijet energjitike ne Organizmin e secilit qe i perdore... Fatekeqesisht Industria e njerezve qe duhan te shtojne Miliardat e pasurive qe kane ...Njerez hapni syte.... jeten e shkurtoni vete juve dhe e keni vete ne dore ... Zoti ju ndimofte....

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miresi per Mjekun qe ndimon !

      I lumnte Mjekut qe i lajmeron secilin se cfare pasojash sjellin pijet energjike ! Fatekeqesisht si Industria e pijeve apo dhe Industria Farmacwotike apo dhe te tjera Industri ! qe nuk ndjejne fare njefare NDERGJEGJESIMI mbi shkaqet e vdekjes qe ju sjellin njerezimit kudo ne Bote qe ndodhen.... Gjithsesi flasim per ata njerez qe nuk e kane NDERGJEGJSHMERINE se cfare demesh ju sjedhin pijet energjitike ne Organizmin e secilit qe i perdore... Fatekeqesisht Industria e njerezve qe duhan te shtojne Miliardat e pasurive qe kane ...Njerez hapni syte.... jeten e shkurtoni vete juve dhe e keni vete ne dore ... Zoti ju ndimofte....

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        pavarsisht se ke plotësisht të drejtë për ato që thua,je gomari i përhershëm që nuk e ka kuptuar akoma që pseudonimi nuk është titull komenti!!idiot vër një pseudonim pastaj në koment vër titullin që dëshëron!ndaje me nja dy vija"---"për ta kuptuar se është titulli!!

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kujdes. Jo me sy mbyllur.

        Ka thënë disa të vërteta që industritë prodhuese i fshehin! Bëni kujdes se çfarë hani dhe pini. Gjysma e sëmundjeve vinë në fakt nga ushqimi i pakontrolluar si duhet. Higjiena ushqimore dhe vetjake janë po ashtu shumë të rëndësishme për një shëndet të mirë. Ndryshe do ngeleni te doktori çdo muaj!

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          lali,mos mbulo injorancën,budallallëkun e njeriut me teori konspiracioni "Ka thënë disa të vërteta që industritë prodhuese i fshehin!"!në çdo kanoçEEEEE e ke të shkruar atë që thotë doktori!!nuk e di a i ke lexuar apo jo,unë i kam lexuar që herën e parë kur kam pirë të parën!!jo vetëm kaq,por dhe kur ju thua të tjerëve që e pijnë,se ndodh "kjo e ajo"vazhdojnë ta pijnë!ke dhe nga ata idiotë,qëëëëë,të thonë "unë nuk pi më shumë se një kafe në ditë,sepse më bën keq"por pi redbull tërë ditën!?çfarë mund të flasësh me njerëz të tillë??çfarë mund të flasësh me prindër që lejojnë,ju blejnë, fëmijët/ve të pijnë disa në ditë??çfarë mund ti thuashdebilit që pi disa litra në ditë koka kola??mos vllallë nuk e ke të shkruar në shishe a kanaçe??koqja mbetet koqe dhe nuk e lexon atë që nuk i pëlqen!!"dikujt mund ti marrësh,heqësh, diçka, pa dëshirën e tij!por nuk mund tia japësh, nëse ai nuk do"!prandaj mos ja vër fajin "industrive prodhuese"!!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arzt

            Ti je palle dhe shkuar palles, por problemi eshte qe e kujton veten te ditur... Faktet jane kokeforta dhe s'pyesin shume per pallat si ty. Nje filxhan kafeje ekspresi ka 60-70 mg kafeine, kurse nje kanaçe 330 ml RedBull ka 106 mg. Pirdh o anticensure, pirdh i thone kesaj! Na mbyten budallenjte!

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              mo u xef or lal!!në radhë të parë,sipër shkruajta për "teoritë konspirative","disa të vërteta që industritë prodhuese i fshehin!",e dyta për sasinë e kafeinës që pinë në ditë personta,nga pijet energjitike dhe nga kafena vetë!sidomos shkrauajta për përdorimin e pijeve energjitike nga fëmijët!me lejen e prindërve!!tashti për punën e zëmrës dhe atë që shkruan ti në komentin e fundit!!si Arzt(mjek)që paraqitesh,a ja ke idenë se ka një ndryshim të vogël mes një sportisti dhe një njeriu të thjeshtë??sportisti nuk ka vetëm muskut e zhvilluar!pra ata që shihen me sy,por ai ka dhe zëmrën,dhe ajo muskul,të zhvilluar!!jo vetëm kaq por dhe të mësuar me mbimundime!!prandaj nuk mund ti këshillosh të njëjtën dozë si njeriut normal dhe atij të stërvitur!!sidoqoftë për sasinë e kafeinës në red bull ke të drejtë!!ka sa një kafe!!kurse ti na shpëtove nga mbytja??ps:një ekspres ka nga 25-70 mg kafeinë!!varet nga pregatitja!!tashti mund të them dhe unë "na mbytën të mënçurit"?

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arzt

                Fodulleku eshte tipike e injoranteve qe kujtojne se dine diçka. Ti kujton se njeh fiziologjine e njeriut ha ha ha! Po ik o palle!

                Përgjigjjuni
        2. A
          Arzt

          S'eshte turp te jesh injorant, por te jesh i tille dhe te mos informohesh, akoma me keq kur shet edhe mend. Nje filxhan kafeje ekspresi ka 60-70 mg kafeine, kurse nje kanaçe RedBull 330 ml ka 106 mg kafeine. A ka profesioniste ne ate vend? Pale po eshte edhe kardiolog tjetri! Turp t'i vije qe del e flet ***lleqe

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arzt

            Ky thenka dhe gjera me te renda. Sipas ketij palles meqe rriten rrahjet e zemre atehere zemra pompon me pak gjak... Hapu dhé! Po ç'thua ore ti qe qenke dhe kardiolog por s'njihke aspak fiziologjine! Sipas ketij sportistet qenkan ne hall te madh sa here qe kryejne aktivitet sportiv sepse u rriten rrahjet e zemres...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje