Përdorim çdo ditë produkte kozmetike, deodorantë dhe aromatizues ambienti, por rrallëherë ndalemi të pyesim se çfarë përfshihet pas fjalës së pafajshme “aromë” në etiketë. E ftuar në episodin e 26-të të Apostrof Podcast nga Bjorn Runa, kimistja Silvi Dollani paraljmëron se këto produkte mund të përmbajnë një sërë substancash sintetike të fshehura pas fjalës “aromë” ose “aromatizues.”
“Në çdo etiketë shkruhet ‘aromë’, ‘fragrance’, ose ‘aromatizues’. Por në të përfshihen dhjetëra substanca sintetike që nuk ia dini përbërjen. Dhe kryesisht përmbajnë ftalate, parabenë, për të cilët ekzistojnë kërkime shkencore të qenësishme që vërtetojnë se shkaktojnë disbalanca hormonale,” – shprehet Dollani.
Ajo thekson se problemi nuk është një përbërës i vetëm, por mënyra dhe kohëzgjatja e ekspozimit ndaj këtyre substancave, të cilat, edhe në doza të vogla, mund të kenë ndikim afatgjatë në shëndet.
Në Shqipëri mungon një sistem efektiv i ndërgjegjësimit për përbërësit e produkteve që përdorim çdo ditë. Etiketat shpesh janë të paqarta, rregullimi ligjor mbetet minimal dhe konsumatori nuk ka as mjetet, as informacionin për të kuptuar rrezikun që vjen përmes lëkurës dhe sistemit tonë hormonal.
Të jesh doktoresh apo doktor e të pretendosh të shërosh të tjerë apo edhe ti këshillosh kur vet je si fuçi vetëm në evrop ndodh. Kjo duket passa si e frère nga ushqimet që konsumon