Miti i madh i shkencës, kimistja: ‘Natyrale’ nuk do të thotë gjithmonë më ‘e mirë’

13 Korrik 2025, 17:00Shëndeti TEMA
Miti i madh i shkencës, kimistja: ‘Natyrale’ nuk do të

Jetojmë në një kohë ku jemi vënë në ndjekje të etiketave si « bio », « organike » dhe « natyrale, » por njëkohësisht sa vjen dhe bëhet më e vështirë që të dallosh se ku mbaron kujdesi për shëndetin dhe ku nis marketingu. Megjithatë, duket se bindja që mbizotëron në pjesën më të madhe të shoqërisë është se gjithçka « natyrale » është në parim më e mirë dhe më e shëndetshme, por e ftuar në episodin e 26-të të Apostrof Podcast nga Bjorn Runa, kimistja Silvi Dollani sjell një kundërzë të matur, ndërsa shprehet se jo çdo gjë që vjen nga natyra është domosdoshmërisht e mirë.

Dollani — e njohur edhe për faqen edukative “Truket e Kimisë” — rrëzon disa nga mitet më të zakonshme që kemi rreth shkencës, ushqimit dhe produkteve që përdorim në përditshmëri. Biseda prek jo vetëm dimensionin shkencor, por edhe atë etik dhe social: si shoqëri kemi më shumë besim te një fjalë në një ambalazh se sa te një analizë kimike.

“E natyrshme” është kthyer në një sinonim të padiskutueshëm të “të shëndetshmes”, ndërkohë që realiteti është shumë më kompleks. Silvi ngre shqetësimin për mungesën e kontrollit, certifikimit dhe transparencës në industrinë e kujdesit personal dhe ushqimit, ku shumë produkte “green” apo “bio” në fakt përmbajnë substanca të dëmshme për shëndetin, por thjesht të padeklaruara.

Gjatë bisedës, ndalemi gjithashtu tek roli në rritje i kimisë si shkencë në shekullin e 21-të, dhe rëndësia e saj jo vetëm si shkencë laboratorike, por një mënyrë për të kuptuar trupin, shoqërinë dhe veten.

Një nga shembujt më tronditës që Dollani përmend gjatë episodit është mikroplastika, e cila nuk ndodhet vetëm në oqean dhe qese plastike, por edhe në produktet kozmetike, në zinxhirin ushqimor dhe, sipas studimeve të fundit, edhe në qumështin e gjirit.

Në Shqipëri, sipas Dollanit, mungon kultura e standardeve, si në sistemin arsimor, ashtu edhe në treg. Shkenca shihet ende me dyshim, ose thjesht si një grup formulash të lodhshme në tekstet shkollore. Por siç sugjeron biseda, është pikërisht shkenca — dhe veçanërisht kimia — që na jep mjetet për të filtruar të vërtetat nga iluzionet.

Nga mitet e padëmshme që thjesht çojnë në keqinformim, tek ato që na sëmurin, ky episod vjen si një ftesë për të rimenduar se çfarë do të thotë të jesh “i shëndetshëm”, çfarë është vërtet “natyrale” dhe pse, në kohën që jetojmë, më pak romantizëm dhe më shumë dije shkencore mund të na shpëtojnë nga vetëmashtrimi.

 

7 Komente

  1. K
    Kimisti

    Mbeti shenca botnore t’i thyeje mitet Silvi prej Shqipnie! Vini arsyetimin ne levizje, te dashur gazetare!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sheqeri

      Mbeti lexusi pa u kulturu nga nje bole si ty

      Përgjigjjuni
      1. I
        Iliri

        O ' Kimist' I mjere ose mjeran....po mor Kimist' I mbarum. .. PSE sulmon e nqs kupton gje ...jep nje mendim a studim Te lexuar...nje koment. ..dhe kaq. Ti kudesh se je analfabet.. sepse gomari gjuan shqelma ...si arsyetim e studim.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kuth e tha

          Po kush e paska thene se Natyralja qeka gjithmone me e mire more aman?! Po te qe keshtu nuk do ekzistonte industria e perpunimit mijera vjeçare.

          Përgjigjjuni
      2. f
        fjala

        UNe me njohjen time theme se nuk jane njesoj bio, organike dhe natyrale; seicila fjale ndryshon ne te shprehur dhe ne permbajtje . Bio do te thote "jetë" dhe si e tille eshte e pazevendesueshme me organike apo natyral sepse organike eshte dhe mishi qe del nga naft apo organike eshte dhe plehu pagetive, ndersa natyrale eshte çdo gje qe shikon dhe degjon ne natyre. Por asnjeher produktet kimike nuk jane me te mira se bo-t. Mos ngaterro ilaçet qe jane kimike te cilat jane stimulant receptive me funksion te veçante te zgjedhur dhe qe veprojne ne organizem me specifiken e prodhimit te tyre. Sot as natyra nuk eshte me bio. Eshte bere çdo gje ne funksion te tregut dhe parase duke humbur çdo shije bio dhe shije te njeriut bio! Dhe kur njeriu ka ndryshuar shijen, te tjerat kane mbaruar.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tellalli

          Gjykimi i kimistes së mësipërme , është vërtet shumë interesant .

          Përgjigjjuni
          1. .
            ......

            E sakte! Shembull konkret Lëng Frutash 100% Natyral Etiketa: “Pa sheqer të shtuar — 100% natyral” Realiteti: Një gotë me lëng portokalli mund të përmbajë po aq sheqer sa një pije e gazuar (~20–25g). Problemi: Nuk përmban fibra te cilat ose shkaterrohen gjate shtrydhjes kur behet ne blender ose mbesin tek trupi fizik i frutit dhe shkakton rritje të shpejtë të nivelit të sheqerit në gjak.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje