Rreziku nga alkooli gjatë verës! Mjekët: Edhe një birrë është e dëmshme

5 Gusht 2023, 13:26Shëndeti TEMA

Rreziku nga alkooli gjatë verës! Mjekët: Edhe një birrë

Vera është stinë e mbushur me gëzime e bashkime familjare, si dhe me festa me shoqërinë.

Por gjithashtu është e e mbushur me lajme për shoferë që nën efektin e alkoolit i japin makinës duke u bërë shkak për aksidente, apo ngjarje si ajo në Maliq, ku burri i alkoolizuar i mori jetën gruas së tij dhe më pas vrau veten.

 “Gjatë periudhës së verës ekziston një mentalitet I gabuar, që në vend të konsumojmë një pijë freskuese, pijmë birrë. Por doja të informoja që një shishe birrë është e barabartë me një teke raki.

Nëse konsumon 2-3 shishe, do të thotë kë pirë 2-3 teke raki. Këto ngjarje që ndodhin më pas, lidhen pikërisht me momentin kur personi bëhet agresiv, nuk flet qartë dhe nuk e ka të rregullt komunikimin. Ai ka probleme me orientimin në hapësirë dhe kohë.

E nëse alkooli ndikon negativisht tek njerëzit që kanë shëndet të mirë mental, mendoni se çfarë pasojash le tek personat që vuajnë probleme të shëndetit mendor. Sigurisht që efektet janë më të ekzagjeruara.

 Gjatë verës në urgjencë përaqiten në një fundjavë 10-15 raste me mbidozim alkoolik. Fasha e moshës varion nga 18-65 vjeç.  Ajo që mund të them është se kombinimet më të zakonshme të kosumit të alkoolit I vëmë re me kokainë. Ka edhe raste kur pijnë alkool pasi kanë tymosur hashash.

Psikostimulantët e tjerë zënë një vend më të vogël. Unë si mjek këshilloj që për pije freskuese të pihen pijet freskuese dhe jo pijet alkoolike”, tha Dr. Alert Drishti, mjek toksikolog në QSUT për TCH.

5 Komente

  1. m
    mjekt e carit te shtetit rrumpalle

    cere ? ha ha ha haaaaaaaaaaa

    1. E
      Era

      Mendoni cfar ndodh tek ata njerez qe jane me depresion..Dhunojne familjen.

      1. E
        Era

        Mendoni se cfar bejne ata qe vuajne nga depresioni.dhunojne gruan etj etj e nuk kuptojneee.Koken e tyre hengshin

        1. E
          Era

          Mendoni se cfar bejne ata qe vuajne nga depresioni.dhunojne gruan etj etj e nuk kuptojneee.Koken e tyre hengshin

          1. E
            Era

            Mendoni se cfar bejne ata qe vuajne nga depresioni.dhunojne gruan etj etj e nuk kuptojneee.Koken e tyre hengshin

            Lini një Përgjigje