Shkencëtari kinez tregon një origjinë të re të Covid-19

10 Prill 2023, 11:37Shëndeti TEMA

Shkencëtari kinez tregon një origjinë të re të Covid-19

Një studiues kinez në Universitetin e Teknologjisë Kimike të Pekinit, Tong Yigang, ka dalë në përfundimin se koronavirusi mund ta ketë origjinën tek vetë njerëzit dhe nga rrjedhja në laborator. Shkencëtari kreu një studim në të cilin më shumë se 1 300 mostra të ngrira të kafshëve dhe mjedisit u morën në tregun e Wuhanit, midis janarit 2020 dhe marsit 2020.


Studiuesi izoloi tre lloje të virusit nga mostrat mjedisore dhe zbuloi se mostrat ishin “pothuajse identike” me ato nga pacientët që ishin infektuar me COVID-19, duke sugjeruar se virusi mund të ketë origjinën tek njerëzit, sipas Tong, i cili gjithashtu vuri në dukje se nuk ka prova të mjaftueshme për të thënë se koronavirusi e kishte origjinën nga kafshët.

Një studiues tjetër nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Zhou Lei, i kërkoi Tong-ut bashkëpunim shkencor për të gjetur origjinën e COVID-19, duke vënë në dukje se vendi ku u zbulua virusi për herë të parë, në tregun e Wuhan, mund të mos jetë domosdoshmërisht aty ku e ka origjinën.

Në këtë mënyrë, CDC kineze ka hedhur poshtë akuzën e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për një mungesë të pretenduar transparence në lidhje me dhënien e informacionit mbi origjinën e koronavirusit dhe ka akuzuar edhe një herë agjencinë e OKB-së se vepron në shërbim të interesave politike kundër Pekinit.

Lini një Përgjigje