Shtimi i mbytjeve në det nga ataku kardiak/ Mjekët: Të rinjtë po preken nga sëmundja e zemrës

6 Gusht 2023, 15:45Shëndeti TEMA

Shtimi i mbytjeve në det nga ataku kardiak/ Mjekët: Të

Në 5 vitet e fundit, 49 persona kanë humbur jetën në plazhet shqiptare. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit ataku kardiak është shkaku kryesor i këtyre ngjarjeve fatale.

Për të shmangur sulmet ne zemër, mjekët kardiologë këshillojnë që futja në det të mos bëhet në mënyrë të menjëhershme.


Mimoza Luzati, mjeke kardiologe: Ne rekomandojmë gjithmonë që futja të jetë graduale, asnjëherë hedhje të menjëhershme, të lagen këmbët, duart, të mësohet trupi me temperaturën e ujit dhe më pas të bëhet zhytja e plotë e trupit në ujë.

Të moshuarit janë ata që kryesisht kanë humbur jetën në det si pasojë e atakut kardiak, megjithatë nuk mungojnë edhe moshat më të reja, pasi viteve të fundit edhe tek ta janë shtuar rastet me sëmundje zemre.

Mimoza luzati, mjeke kardiologe: Kemi një trend në ulje të moshës së pacientëve të prekur me sëmundje kardiovaskulare, dhe 35 vjeç kemi pasur raste gjatë muajve të fundit që kemi konstatuar këtu në qendrën tonë.

Prania e vrojtuesve të plazhit dhe kontakti direkt me urgjencën menjëherë sapo ndjehet shtrëngim në gjoks, lodhje apo marrje mendsh, janë domosdoshmëri për shmangien e ngjarjeve fatale.

Gjergj Gjata, përfaqësues, Federata Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit: Rastet kanë qenë goxha të shpeshta nga mosinformimi i këtyre personave. Prandaj duhet të jetë me se s’bën vrojtuesi i plazhit për të dhënë ndihmën e parë.

Përpara se të nisin pushimet, personat me sëmundje të zemrës apo hipertension rekomandohen që të konsultohen kardiologun për të marrë këshillat dhe trajtimet përkatëse mjekësore.

2 Komente

  1. k
    kadri fusha

    i bete vaksinat e covidit. urime tani.. prisni pasojat...

    1. P
      Phoenix

      Semundjet e Miokardit dhe Perikardit, qe tashme jane faktuar se u shkaktuan nga administrimi i armes biologjike te ashequajtur Vaksina Covid-19, jane semundje serioze te Zemres te cilat ne shume raste jane asimptomatike por vdekjeprurese. Kur muskuli i demtuar Kardiak, stresohet nga aktivitete fizike, si psh vrapimi apo noti, personi mund te kaloje ne arrest kardiak. Personat e Vaksinuar duhet te bejne kujdes dhe te shmangin pulsin e zemres mbi 150/rrahje ne minute. Semundjet qe citova me siper jane serioze. Nje person me Miokardi apo Perikardi, ka nje sinoptike mbijetese e cila varjon nga 6 vite deri ne 12 vite. Jo te gjithe te vaksinuarit e kane kete problem, sepse kjo varet nga c'fare ju kane injektuar. Vaksinat kishin mbi 50 Lote ( variante ) te ndryshme, duke flluar qe nga uje saline ( Placebo ) e deri ne doza te konfiguara ndryshe, nepermjet manipulimit nanoteknologjik ne procesin e prodhimit nga kompanite farmaceutike.

      Lini një Përgjigje