Studimi: Si po i dëmton rëndë fëmijët ndotja e lartë e ajrit

25 Prill 2023, 11:36Shëndeti TEMA

Studimi: Si po i dëmton rëndë fëmijët ndotja e

Ndotja e lartë e ajrit si psh. me grimcat e ngurta çon sipas një studimi të Agjencisë së BE për Mjedisin, EEA në një vdekje të parakohshme të më shumë se 1200 fëmijëve dhe të rinjve në BE dhe vende si Zvicra, Norvegjia, Islanda, Lichtenshtajni e Turqia. Përveç kësaj ajo rrit rrezikun për sëmundje të tjera të mëvonshme në jetë, sipa raportit të BE.

Autorët e studimit kërkojnë të bëhet me shumë për mbrojtjen e fëmijëve nga pasojat negative të ndotjes së ajrit, deklaroi autoriteti i BE, që e ka selinë në Kopenhagë. Megjithë përmirësimet në vitet e kaluara ende ndotja me lëndë të ndryshme në shumë vende mbetet mbi vlerat e lejuara të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sidomos në Europën Lindore-Qendrore dhe Itali.

Rrugë e gjatë

Arsyeja kryesore për ndotjen me grimcat e imta të ngurta është djegia e lëndëve si qymyri për ngrohjen dhe tek industria. Krahas vlerave të larta të grimcave ndotëse, problematike mbeten edhe vlerat e larta të ozonit dhe dioksidit të azotit, sipas Agjencisë së BE. Nga këto vlera rrezikohen sidomos fëmijët sepse organet e tyre dhe sistemi imunitar janë ende në zhvillim e sipër. Drejtori ekzekutiv i EEA, Hans Bruyninckx tha se, të gjithë europianët duhet të mbrohen nga ndotja, por në radhë të parë fëmijët. Ai kërkoi me urgjencë forcimin e masave në nivel kombëtar dhe lokal “për të mbrojtur fëmijët tanë, që nuk mund të mbrojnë veten”. Është një rrugë e gjatë deri tek ajri vërtet i pastër, ka theksuar Hans Bruyninckx.

Reduktimi i ndotjes në burimin e vet

“Ne nuk mund t’i trajtojmë fëmijët si të rritur të vegjël, kur bëhet fjalë për rreziqe mjedisore dhe ndotje të ajrit”, është shprehur një ekspert i EEA-së, Gerardo Sanchez. Ata kanë ndër të tjera një frekuencë më të lartë të frymëmarrjes, marrin frymë më shumë përmes gojës, dhe kanë një peshë më të vogël. Biologjia e tyre është ndryshe, por edhe mënyra se si ata janë të ekspozuar ndaj ndotjes së mjedisit. Potencialisht kjo mund të sjellë rreziqe të mëdha, me pasoja të rënda për shëndetin.

Për të mbrojtur fëmijët duhet të reduktojmë ndotjen e ajrit në burimin e saj, në trafik, tek industria dhe tek ngrohja, ka thënë Sanchez. Një masë e mirë është kujdesi për cilësinë e ajrit rreth shkollave e kopshteve, përmes shtimit të hapësirave të gjelbra.

Disa qytete në Europë ia kanë dalë megjithatë të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e ajrit. Qytetet me ajrin më të pastër në Europë -matur kjo në shkallën e ndotjes së grimcave – janë Faro në Portugali dhe Umeå dhe Upsala në Suedi, sipas një krahasimi mes 375 qyteteve europiane. Gjermania ndodhet në nivelin mesatar për sa i përket ndotjes me grimcat, kurse për shkak të trafikut të madh rrugor ka vlerat më të larta në drejtim të ndotjes me dioksidin e azotit.

DW

3 Komente

  1. P
    Phoenix

    Sa para jane paguar, nga kush dhe per c'fare arsye, per kete falsifikim? Vetem studim nuk mund te quhet. Eshte thjesht propagande psikologjike e shpifur duke perdorur dashurine qe kane njerezit per femijet, per te impozuar masa drakoniane kunder njerezimit, nen petkun e mashtrimit te mbrojtjes se mjedisit dhe ndryshimeve klimaterike.

    1. F
      Fshatari

      Pervec fotos qe tregon shume gjera negative , por me sakte cmenduri, artikulli as qe I fsheh fare qellimet e keqia. Sigurisht si gjithmone do flasin ne emer te shendetit dhe se gjoja do mbrojne, ne kete rrast femijet. Eshte per te qeshur se si ujku do kujdeset per kopene. Pra ja cfare thone: Për të mbrojtur fëmijët duhet të reduktojmë ndotjen e ajrit në burimin e saj, në trafik, tek industria dhe tek ngrohja, ka thënë Sanchez : I bien fyellit ne te njejten vrime. Pra 1- Trafik nenekuptojne jo transport me makina, trena apo avione. Ne te vertete as kuaj sepse sipas tyre bejne sh pordhe dhe pordha eshte dioksid karboni( keshtu thone vertet).2- Industri nenekuptojne cdo gje qe eshte bere deri tani si perparim teknologjik duhet te zvogelohet, por qellimi i vertete eshte komplet shkaterrimi i saj. 3 Ngrohja nenekupton se shtepite sduhet te ken asnje lloje ngrohje, pra mundesisht te vdesin nga i ftohti vecanerisht rraca evropiane qe shumica jeton ne zona me dimer te ftohte. Sigurisht sh pak jane budallenj, por qellimi i vertete eshte jo te shpetojne femije apo pleq , por te vrasin sa me shume. Duan me cdo kusht dhe me cdo lloje metode te zvogelojne rracen evropiane sepse rracat e tjera jane ‘’ peshk rezervati’’. Fuck them.

      1. P
        Phoenix

        Per tu theksuar eshte fakti, se 95% e vdekjeve te parakoheshme dhe atyre afatgjata nga semundje si psh kancera agresiv multi organesh dhe Miokardi te moshat e reja, kane si shkak "Vaksinat" anti Covid. Kjo eshte tashme e faktuar matematikisht, sepse rritja eksponenciale e kesaj dukurie, filloi direkt pas fillimit te vaksinimit ne 2021-in. Keta me keto lloj falsifikimesh gjoja studimesh, perpiqen qe ta fshehin kete fakt si dhe te percojne mashtrimin e ndryshimeve klimaterike dhe mdrojtjes se mjedisit ku te dyja i sherbejne axhendes se Kultit Global drejt shpopullimit. Me nje gur vrasin dy zogje. Fshehin gjenocidin e vaksinave, si dhe manipulojne psikologjikisht popullaten duke e militarizuar ate ideologjikisht, dhe e pergatitur per fene ambientaliste.

        Lini një Përgjigje