Shërbimi Kardiologjisë ka çelur dyert në Spitalin Qendror në QSUT. Veç shërbimit, klinika e Reanimacionit Kardiak ka marrë emrin e profesorit “Anesti Kondili”.
Shërbimi i kardiologjisë, njësia e hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë kanë një kapacitet prej 116 shtretër në pavione, 20 shtretër të terapisë intensive.
Për fuqizimin e Kabinetit të Hemodinamikës në spitalin e ri është instaluar angiografi i tretë një pajisje mjekësore e teknologjisë së lartë.
Aktualisht Shërbimi i Hemodinamikës në QSUT është shërbimi i vetëm në institucionet spitalore publike që trajton urgjencën kardiake 24/7 me një volum prej 5,790 ndërhyrjesh në vit. Më herët në spitalin e ri janë vënë në funksion edhe 7 shërbime të tjera. Transferimi i shërbimeve drejt spitalit të ri pritet të mbyllet me transferimin e Shërbimit të Urgjencës Polivalente në ditët në vijim.
NUK I TAKON A.KONDILIT POR KARDIOLOGJIA KA PSUR KOLLOSI SI PROF.YLLI POPA TE CILIT I TAKONTE QE KY SHERBIM TE KISHTE EMRIN E TIJ
Perpara Nestit..kardiologjia shqiptare ka njerez me te shquar e me te afte..si Ylli Popa...Petrit Gaçe Ahmet Kamberi.. Fedhon Meksi.........pastaj nderohen ata qe nuk jane me jo ata qe e vetmja cilesor superior eshte te qenit komunist 24 karat
Lulezim, pajtohem me opinionin tend se kardiologjia shqiptare ka plot emra te tjere te shquar si ato qe ju permendni, shto edhe Nikolla Shurbanin, Aleko Veshon, Spiro Qirkon, te cilet kane qene/jane modele edhe si njerez. Jo se Nesti nuk eshte kardiolog i shquar, por kontributi i tij lidhet me nje fushe me te kufizuar, reanimacionin, per te mos thene pastaj qe nuk eshte "karakteri ideal". Sa i perket emrit, mendoj se do te kishte qene zgjedhje me e mire nese kardiologjise do t'i ishte vene emri i Nikolla Shurbanit ose Ylli Popes, mbasi kontributi i tyre ne fushe eshte me domethenes dhe shumedimensional, pervec personalitetit te tyre. Keshtu sic eshte vepruar, nuk eshte zgjedhje e mencur, pa thene, e drejte....(?!)
Po ç'janë këto emërtime e përjetësime koti. Emra spitalesh e klinikash. Pse po ti lesh pa emër çfarë ka... Nuk di të ketë bërë gjë të veçantë ky përveçse punës dhe pareve. Mos ja fusni kot, po na i bëni si Faraonët e Egjiptit. Lerini këto emërtime koti !
PERGJIGJE.
PO PROFESOR SABIT BROKAJ E HARUAT.....
O Zabitin ,,,o Anestin ,,,,o turkun ,,,o kaurin ,,,,