PulmOne është risia e teknologjisë mjekësore e cila do të revolucionarizojë mënyrën e diagnostikimit të mushkërive. Tepër e lehtë në përdorim, mjekja pneumologe Dr.Shk.Jolanda Nikolla thekson se kjo pajisje inovative që realizon njëkohësisht Spirometrinë, Pletismografinë dhe DLCO (funksioni gazshkëmbyes i oksigjenit), bën të mundur zbulimin e hershëm të sëmundjeve të mushkërive të cilat nuk arrihen të kapen as nga skaneri. Por jo vetëm kaq, shton doktoresha, pasi kjo pajisje është jashtëzakonisht e vlefshme edhe për pacientët me problematika të tjera shëndetësore, si ato reumatizmale, etj.
Ofron saktësi maksimale në detektimin e hershëm të sëmundjeve që prekin indin e mushkërisë dhe dëmtojnë funksionin kryesor të mushkërisë (shkëmbimin e oksigjenit me dioksidin e karbonit) edhe kur pacienti nuk ka shenja dhe simptoma, kjo pajisje e fjalës së fundit gjithashtu i kursen atij shpenzimet, kohën dhe i ofron komoditet maksimal gjatë ekzaminimit që zgjat 15-20 minuta dhe nuk ka rrezatim.
Për herë të parë në diagnostikë, nëpërmjet PulmOne realizohet gama e plotë e testimit të mushkërive, me një aparaturë të vetme e cila bën kthesën në fushën e testimit të funksionit pulmonar. Për të gjithë personat e interesuar, tashmë kjo pajisje është në dispozicion të tyre vetëm në Spitalin Amerikan 3.
Për informacion të detajuar ju ftojmë të ndiqni të plotë intervistën e Dr.Shk.Jolanda Nikolla, mjeke pneumologe pranë Spitalit Amerikan 3.
Për më shumë informacion ose vizitë me Dr.Shk.Jolanda Nikolla kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Artikujt tek Shendeti kane nje qellim dhe vetem nje. Cdokush duhet te ket frike nga semundjet dhe gjithmone duhet ta shikoje si ne “mikroskop” shendetin e tij. Sigurisht shoqerohet me shprehje bombasitke si, parandalim apo cilesi jetese. Por gjithmone shtojne friken dhe heqin Lirine e individit per te zgjedhur si do ai te kujdeset per shendetin e tij. Eshter e njejta gje si ta mesosh nje femije me ane te frikes se: sduhet te luaj me femijet jashte se jane te piste: duhet te laje duart sdo here qe prek dicka: duhet te vishet mire dhe te mbaje maske. Imagjino si do duket ky femije ne moshen 25 vjec. Mohojne me qellim imunitetin e njeriut. S’eshte cudi se akoma vazhdojne te rriten Soweto( township) ne AJ apo slamet e Kalkaste ne Indi fale imunitetit qe i ka dhene Zoti cdo njeriu. Kurse popullsia ne Shqiperi dhe vende te tjera po zvogelohet. dhe nje arsye kryesore eshe frika e shendetit. Kot s'thote populli yne "vdes nga frika"
Po te mendosh se je semure apo te thote makineria risi se je semure, atehere je i semure. Manipulim psikologjik i mendjeve te semura, qe kerkojne semundje te shendeti. Shume fitimprurese per manipulatoret, do te thosha.
Spitali amerikan eshte nje bande kriminale qe vjedh dhe zhvat te sëmurët dhe nuk ka agjë të perbashket me betimin e Hipokratit.Akuzoj nga një eksperiencë personale.
Turp Nxjerrin nje aparat te zakonshem per PFT (Pulmonary Function Testing) si “risi telnologjike” Fut edhe ca llafe te huaja edhe turma magjepset………