Vaksina e re kundër COVID, KE dritë të gjelbër variantit të prodhuar nga “Pfizer”

1 Shtator 2023, 22:25Shëndeti TEMA
Vaksina e re kundër COVID, KE dritë të gjelbër

Komisioni Evropian i ka dhënë dritën e gjelbër variantit të ri të vaksinës anti-COVID, të prodhuar nga kompanitë partnere “Pfizer” dhe “BioNTech”.

Varianti “Comirnaty” është përshtatja e tretë e vaksinës së kompanive që synon t’u përgjigjet varianteve të reja të virusit si ai “XBB 1.5”.

Në linjë me rekomandimet e mëparshme të Agjencisë Evropiane të Medikamenteve, vaksina në fjalë do të funksionojë me një dozë të vetme, pavarësisht vaksinimit të mëparshëm të personit.

Drita e gjelbër nga Komisioni vjen teksa autoritetet shëndetësore evropiane po bëhen gati për një valë të re të sëmundjes që pritet të vijë në muajt e ardhshëm.

“Pfizer” dhe “BioNTech” kanë aplikuar gjithashtu pranë Administratës amerikane për Ushqimin dhe Medikamentet, për të marrë aprovimin e përdorimit të vaksinës edhe në Shtetet e Bashkuara.

Sipas një komunikate të përbashkët për shtyp të dy kompanive, përgjigjja nga Uashingtoni zyrtar pritet të vijë në ditët e ardhshme.

Edhe kompanitë e tjera si “Moderna” apo “Novavax” kanë krijuar variante të reja të vaksinave, që do të luftojnë nënvariantin “XBB 1.5” të virusit.

2 Komente

  1. B
    Baliu

    Moti si kam lexuar fjalet drite e gjelber ne shkrimet shqip. Dhashte Zoti qe tash e mbas te vazhdoj keshtu. E sa per vakcina te reja per Covid, ato jan thjesht bore e parvjetit.

    1. U
      Universi shpresa ime

      Lat nam duke çpuar njerzit. .

      Lini një Përgjigje