Vala e re e infektimeve, mjekët të alarmuar: Po rriten shtrimet në spital, mbani sërish maska

29 Qershor 2022, 16:21Shëndeti TEMA

Vala e re e infektimeve, mjekët të alarmuar: Po rriten shtrimet

Rritja e beftë e infektimeve nga koronavirusi po shton rastet e rënda në spital. Mjekët nuk fshehin shqetësimin për situatën aktuale epidemiologjike. 550 të infektuar janë konfirmuar pozitiv brenda një ditë, ndërsa numri i pacientëve të shtruar ka shkuar në 20.


Aktualisht të gjithë pacientët në pavijonin Covid janë të moshës mbi 60 vjeç. Asnjë prej të shtruarve nuk e ka kaluar më parë koronavirusin.

Në këtë valë të re infektimesh që po shkaktojnë nënvariantet e Omicron, infeksionistja Elda Qyra rekomandon qytetarët t’i rikthehet masave dhe veçanërisht mbajtjes së maskës.


Dy ditët e fundit nuk kanë munguar as humbjet e jetës. Dy të moshuar nuk kanë munduar t’i shpëtojnë komplikacioneve të koronavirusit. Ndërkohë rastet aktive janë të shpërndara në të gjithë territorin e  vendit.

Tirana kryeson për numrin më të lartë të infektimeve të reja, ndjekur nga qarku i Vlorës i cili këtë periudhë është më i frekuentuari nga pushuesit vendas dhe të huaj.

Lini një Përgjigje