3 vjet pas tërmetit, Rama ndan foton nga Rindërtimi

26 Nëntor 2022, 14:27Sociale TEMA

3 vjet pas tërmetit, Rama ndan foton nga Rindërtimi

Mijëra familje kanë përfituar falas banesa të reja me standardet më të mira falë Programit të Rindërtimit.

Ndërkohë në zonat më të prekura nga tërmeti janë ndërtuar lagje të reja me qendra shëndetësore, shkolla dhe gjithë infrastrukturën mbështetëse.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të një prej godinave të rindërtuara falë këtij programi, që është shtrirë në bashkitë e Durrësit, Kavajës, Fushë-Krujës, Laçit, Lezhës e Tiranës.

Me përjashtim të 500 apartamenteve në Laç dhe lagjes së re në Spitallë, të gjitha banesat e tjera janë ndërtuar me fondet e buxhetit të shtetit.

Më shumë se 200 mijë veta u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe 17 mijë njerëz u zhvendosën për shkak të humbjes së shtëpive të tyre.

2 Komente

  1. T
    Taku

    Eh ka njerez qe per fat te keq harrojne se çka ka bere e po ben qeveria ne te mire te shqiptareve...keto shtepi as ne enderr nuk jane pare, e jo me t'i perfitojne falas per familjet e tyre. Shikoni ne Itali, edhe pas kaq vitesh nga rrenimet e termeteve, sot e kesaj dite me mijra jetojne ende neper barraka. Ndersa ke ne, perfitojne FALAS shtepi te reja e cilesore dhe apartamente po aq te bukura te ndertuara per mijra familje ne dy-tre vjet. Eshte rast unik ne rastet e vendeve qe tronditen nga fatkeqesite e natyres...Por ne harrojme.

    Përgjigjjuni
    1. -
      ----------------------------------

      Projektuesi paska qene edhe ky pijanec. Kshtu i quajne europianet arkitekte e shqipnise

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje