Akreditohen 71 institucione shëndetësore gjatë vitit 2025

31 Janar 2026, 17:26Sociale TEMA
Akreditohen 71 institucione shëndetësore gjatë vitit 2025

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë vitit 2025 është përmbyllur me sukses procesi i akreditimit të institucioneve shëndetësore në të gjithë vendin, një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë së pacientëve dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve.

Sipas të dhënave të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, janë akredituar gjithsej 71 institucione shëndetësore, përfshirë 66 qendra shëndetësore, 4 spitale bashkiake dhe 1 spital rajonal. Ky proces shërben si një mekanizëm i rëndësishëm për garantimin e transparencës dhe përmirësimin e performancës së institucioneve, duke nxitur zbatimin e praktikave më të mira në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Akreditimi i vitit 2025 konsiderohet një hap i madh drejt forcimit të sistemit publik të kujdesit shëndetësor, duke rritur besimin e qytetarëve dhe duke garantuar shërbime më të sigurta, më cilësore dhe më të aksesueshme për të gjithë pacientët.

Ministria ka theksuar se ky proces do të vijojë edhe në vitet e ardhshme, si pjesë e angazhimit për rritjen e standardeve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

1 Komente

  1. S
    Sami Koçeku, mjek i pavarur per kokalla.

    Jane private apo shteterore keto "institucione"?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje