Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për pasojat e rënda ekonomike që po sjell zhvlerësimi i euros, duke e cilësuar situatën si një nga goditjet më serioze ndaj ekonomisë shqiptare dhe mirëqenies së qytetarëve.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se euro ka prekur minimumet historike të kursit të këmbimit, ndërsa në vitet e fundit vlera e saj ka rënë me rreth 40%. Sipas saj, ndonëse për shumë qytetarë kursi i këmbimit mund të duket si një koncept abstrakt, efektet e tij janë tashmë të prekshme në përditshmëri.
“Zhvlerësimi i euros po ndikon drejtpërdrejt në çmime, në eksporte, në punësim dhe në mbijetesën e bizneseve shqiptare. Çdo retorikë e qeverisë për nxitjen e eksporteve është e pavlefshme, për sa kohë ekonomia po goditet nga ky fenomen,” – shprehet Tabaku.
Sipas deputetes demokrate, dy sektorët kryesorë që po vuajnë më shumë janë prodhimi fason dhe bujqësia, sektorë që deri dje mbështeteshin te eksportet dhe sot po humbasin tregjet ndërkombëtare. Ajo paralajmëron se zhvlerësimi i euros po e bën të pamundur që produktet shqiptare të konkurrojnë jashtë vendit, duke reduktuar të ardhurat e fermerëve dhe duke rrezikuar vendet e punës në industrinë fason, ku punësohen rreth 175 mijë persona.
Tabaku e lidh drejtpërdrejt këtë situatë me kriminalizimin e ekonomisë dhe futjen e parave të pista, të cilat, sipas saj, po deformojnë tregun dhe po prodhojnë pasoja të pakthyeshme për ekonominë reale. “Ky ndikim po shkon drejtpërdrejt në xhepin e qytetarëve dhe po sjell pasoja katastrofike. Nuk ka asnjë mekanizëm që ta rekuperojë dëmin që po i bëhet sot ekonomisë nga pastrimi i parave,” – thekson ajo. Në përfundim, Tabaku nënvizon se rënia e euros nuk është thjesht një tregues financiar, por rreziku real që po thellon varfërimin e shqiptarëve, po shkatërron prodhimin vendas dhe po minon të ardhmen ekonomike të vendit, në mungesë të një reagimi serioz nga qeveria.
€uro nuk ka rene , o budallaqe, parate e pista zhveftesojne lekun e fituar me djerse nga populli i ndershem.
Renia e euros tregon forcimin e lekut. Sa me e forte te jete monedha e nje vendi aq me mire eshte.
QE influencon patjeter.por qeveria NUK Ka GJE ne dore ....direkt.....pastaj parate e pista NUK erfhen sot,,ato ishin aty EDHE me pare .......DHE cmund te behet asgje spese menyrat mund ti gjeje banka e Shqiperise , DHE SPAKU.... QE ne fakt meret me arka peshku e me breke grashe , per te bere Salehun EDHE NJEHERE KRYEMINISTER ,ne vend QE te godase QOFTE krimet e SALEHUT ,QOFTE EDHE perdorimin e pastrimit te parave te pista....Qeveria smund te mare Masa per burgosje te krimineleve spese ESHTE atribut i drejtesise spese EDHE Enveri NUK conte njeri ne burg POR jà linte drejtesise zbatimin e ligjit...
Si.mund te jete ekonomiste kjo biba? Ne vend qe te gezohet qe eshte rivleresuar leku, shqetesohet per euron e e Europes, qe edhe ata s'po kane cfare te bejne. Ajo nuk di nje gje themelore te ekonomise qe ne kapitalizem raportet midis monedhave i vendos tregu, bursat kudo neper bote, dhe nuk mund t'i vendos balona tabake.
@Shaqo Ne fakt ajo po thote qe se percakton tregu po parate e pista. Si mund te jete gje a mire kur vendi nuk prodhon pothuaj asgje po importon pothuaj githcka? Nuk besoj se banka qendrore mund ta frenoje totalisht po patjeter qe mund te beje me shume. Po cpret nga ata qe kane zene rrenje atje ku jane dhe nuk levizin? Banka qendrore duhet qe minimumi te ule interesat e depositave ne lek dhe te ndikoje tek bankat a dyta qe te rrisin interesin a kredive ne euro ta zbuse sadopak kursin a kembimit te disfavorshem ndaj lekut.
Dakort ka shume para te pista. Por me mire ti fusin ne pune (pra ti investojne ) ne shqiperi apo jashte saj? Banka qendrore ngeli duke blere ne treg Euro dhe po mbytet per se gjalli. Depozitat 1 vjecare ne leke nga bankat tregetare jane jo me shume se 2% dhe ne Euro 1.2%!! Cfare te bejne ti ulin akoma me shume??? Shyqyr qe punon sektori ndertimit dhe mban gjalle fuqi puntore e baze materiale. Turizmi i shtuar po mban gjalle sektorin e sherbimeve dhe te tregetise. Pse jo, te licensohen bordellot e te futen ne pune te regullt vajzat dhe grate. Turistet duan argetime te ndryshme!
Tabaku duhet te beje "analizen" me te plote ....... Ndoshta gaboj (mungese statistikash),por mbi 60% e mallrave ne tregun shqiptar (jo vetem ato ushqimoret (por te gjitha pa perjashtim),vijne nga Importi ! Me kursin e kembimit te Lek / Euro gjate ketyre dy viteve,pra forcimin e lekut,marzhi i fitimit te importuesve eshte rritur,proporcionalisht,ne masen e cvleresimit te Euro's,apo forcimit te Lek'ut,bile edhe me shume ! Pse ? Ne krahasim me dy vite me pare,nese nje mall i importuar kushtonte 1 Eur,importuesi e blente kete monedhe me 1,2 Lek dhe ne treg ky mall shitej me nje cmim X ....... Por,ne vijim,sikurse edhe sot,importuesi blen monedhen Eur'o 20-25 % me lire,pra ndaj cmimi X me "llogjike" ekonomike duhej te ulej ne te njejten mase ! Pra nese ne tregun e jashtem nuk do kishte rritje cmimesh,cmimet ne tregun e brendshem nuk duhej te leviznin ! Por duke gjykuar edhe nje rritje te cmimeve ne tregjet e jashtme,mund te pranohet nje rritje relative e cmimeve,POR,kuresesi kjo "trajektore" cmimesh teresisht e pa justifikuar ! Po te "hysh" sot ne nje supermarket Europian dhe te mbash "shenim" cmimet e disa mallrave qe edhe ato vende i importojne,lehtesiht konstaton qe cmimet ne tregun tone jane me ta larta ! Po ti ballafaqosh keto te dhena me te ardhurat,cilido kupton lehtesisht se ku jemi "zhytur" dhe KUSH PO FITON !!?? Shtetii dhe Strukturat e Tij Pergjegjese,si Ministria e Financave,Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve,Ajo e Doganave,etj,po deshmojne mungese te thelle e te pa justifikuar te administrimit te kesaj situate ! Mungese e dukshme profesionalizmi e kombinuar me PAPERGJEGJESHMERI,qe po Rendon Konsumatoret dhe Shton Fitimet e Importuesve ! Kjo duhet te ishte "Tema" e PROTESTES KOMBETARE !
Dobësohet euro, forcohet leku. Dhe pakësohet borxhi i përgjithshëm! Ku është problemi këtu?! Kjo biba bën sikur i vjen keq për eksportuesit! Humbasin eksportuesit, fitojnë importuesit! Sa budallaqe. I ka hypur vetja në qejf dhe do të japë mend edhe aty ku nuk kupton gjë fare. Monedha e fortë kombëtare është bekim për çdo vend; Na mbytën idiotët dhe idiotet.