Rama me fermerët: Nëse nuk plotësohen kushtet e BE, ndalohet shitja edhe këtu!

30 Janar 2026, 11:10Sociale TEMA
Rama me fermerët: Nëse nuk plotësohen kushtet e BE, ndalohet

Gjatë fjalës së tij me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026, kryeministri Rama tha se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian ka një sërë kriteresh për t’u plotësuar sa i përket sigurisë ushqimore. Rama tha se në rast mospërmbushjeje të kushteve, fermerëve u ndalohet edhe shitja në Shqipëri sepse bëjnë pjesë në tregun europian.

Ai tha se qeveria do të bëjë pjesën e saj me mbështetjen financiare, por fermerët s’mund të presin vetëm nga qeveria. Duke renditur disa prej linjave sesi ata mund të financohen, kryeministri tha se nevojitet të kenë një projekt, ndërsa bashkitë janë vetëm garantë për grupet e interesit që të përfitojnë fondet.

“Hapja me BE kërkon që sot të fillojmë përgatitjet për të kuptuar çfarë ndodh nesër. Në rast se nuk plotësohen kriteret ushqimore të BE, ndalohet shitja këtu sepse je pjesë e tregut të BE. Natyrisht që kjo vjen pas një periudhe 15-vjeçare sepse në rast se ne jemi brenda BE në 2030, në 2040 ndodh kjo, por 15 vjet kalojnë shumë shpejt, më pyesni mua. Mua më vjen mirë dhe nuk e diskutoj që nga këto dëgjesa çfarë kemi ne në dorë si qeveri në pikëpamje të buxhetit, mbështetjes, infrastrukturës së ujitjes, kullimit, mbrojtjes, ne do ta bëjmë duke i rritur financimet.

Për të bërë kapërcim dhe për t’u bërë më të suksesshëm në gjithë këtë territor dhe për ta pasur suksesin shumë më të shpërndarë, duhet që secili të informohet dhe të bëjë gati atë që duhet për të marrë më shumë financim. Më shumë financim nuk vjen nga buxheti, vjen nga linja e kredisë së Bankës së Greqisë, nga Banka e Zhvillimit, Agrokrediti, fondet e BE. Të gjitha këto duan projekt. Po s’e tregove dhe po s’the urdhëro, ky është projekti dhe kështu do të nxjerr fitim e do të paguaj, s’merr lekët. Bashkë me bashkitë, të gjithë grupet që kanë interes, të krijojnë ndërmarrjet e përpunimit ku bashkitë janë thjesht garantë të financimeve për të marrë këto fonde”,  u shpreh Rama.

6 Komente

  1. a
    asd

    Sakte!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Sa mire qe po ua ben te qarte se po helmojne popullin me marifete dhe s'duan ta kuptojne se viktimat e para jane vet prodhuesi mashtrues, sepse nga malli I tyre do tremben te gjithe e s do e blejne

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nastradini

        Hajduti po jep leksione per katunaret.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhA bRAHO

          Nuk kuptova gje prej gjeje. Po kjo linja e kredise e bankes se Greqise cfare eshte???? Cfare kupton Kapo kur u thote bizneseve bujqesore se duhet projekt? Mos duhet te falen/paguajne "hartuesit e projekteve" ashtu si me projektet e ndertimeve?? Nuk e di por zakonisht kerkesa dhe miratimi e dhenja e kredive nga bankat dhe institucionet e tjera financiare behet mbi bazen e procesit te "Due Dilgente" dhe planit te biznesit. Nese Kapo kete nenkupton ok, por kam pershtypjen se eshte i pjerdhur ne kete fushe, pra ne ate te ekonomise.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pesticidi

            Boni mirë që j’a mblodhi këtyne fermerëve! Se jan bo gazi botes dmth,se vijnë në qytet me kollare e çizme gjith baltë e na i bëjnë trotuaret pis dhe ,na shesin edhe po*dhë,siç n’a shesin domatet e m’the e t’thashë me pesticide në bio dhe si rezultat jena te detyrum pastaj me blejt prodhimet bujqsore të importume nga komshijtë edhe pse janë me çmime më të larta,po ama janë bukura s’ke çi thu.Me OMGJ-thotë njoni këtu.Po ama jane të jashtme. Dhe kjo ndodh kur qeveria është në këmbë dhe i ndihmon me politika te tilla fermerët (katnarët ,- thote njoni ,-i thojne n’telefon kur flasin shefat me njoni tjetrin),duke iu ofruaar gjithmonë edhe informacionin se cfar ka nevoje tregu shqiptar dhe cfar standarti duhen prodhimet,kur i bën dhe subvensione,kur i ndihmon me magazina të mëdha grumbullimi e të tjera.. Çfar doni mër ‘katnarë’ ma shumë se kaq,pse s’punoni,pse faji qeverisë është që vidhen fondet e BE dhe e sjell maqedonsi trongullin me omgj 1m te gjatë,të bukur e të lirë në mes të Tiranës.!!???

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lani

              Ishalla se na myten me pesticide maskarenjt e qelbur ske besim sot as ke kushurinjt te genjen gjith ato pesticide turp..maskarenj

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje