Nga armët klasike tek pajisjet ‘high-tech’! Nisma e re ligjore për kontrollin e mallrave ushtarake

29 Janar 2026, 12:30Sociale TEMA
Nga armët klasike tek pajisjet ‘high-tech’! Nisma e re ligjore

Sot, 29 janar, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes u diskutua projektligji që parashikon shtesa dhe ndryshime në ligjin për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, theksoi nevojën për një kontroll më të fortë të zinxhirit të transferimit, duke adresuar rreziqet që nuk vijnë vetëm nga armët klasike, por edhe nga teknologjitë e reja, pajisjet civile që mund të shndërrohen në mjete survejimi dhe software që sipas tij që transferohen lehtësisht me “një klik”.

Risitë, siç i theksoi ministri, përfshijnë:

Përfshirjen e teknologjive kibernetike, transmetimeve elektronike dhe aksesit në distancë;

Integrimin e elementëve të respektimit të të drejtave themelore të njeriut në procesin e licencimit, duke përfshirë përdorimin e mundshëm për survejim të paligjshëm

Forcimin e mekanizmit “catch all” (sistem që kap çdo produkt që mund të shkaktojë rreziqe), që i jep autoritetit licencues të drejtën të ndërhyjë për kontrolle shtesë

Përforcimin e bashkëpunimit institucional

Ministri Vengu theksoi se ky projektligj përbën një piketë kyçe për procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Lini një Përgjigje