Qeveria ka miratuar ndryshime rrënjësore në rregulloren për stacionet e plazhit, duke u dhënë kompetenca të reja bashkive për të kontrolluar çmimet e shezlongëve dhe duke krijuar një kategori të re plazhesh publike. Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave, që ndryshon rregulloren e vitit 2024, sjell rregulla më të rrepta për sezonin e ardhshëm veror, duke përfshirë në hartën e turizmit edhe lumenjtë, krahas detit dhe liqeneve.
Për herë të parë, Këshillat Bashkiakë do të kenë të drejtën të vendosin “çmime tavan” përpara fillimit të sezonit. Vendimi parashikon që “bashkia mund të miratojë çmimet maksimale për çdo zonë bregdetare, të cilat do të shërbejnë si kufi për subjektet private”.
Nëse Këshilli Bashkiak nuk merr vendim, çmimi maksimal do të negociohet mes bashkisë dhe privatit në momentin e lidhjes së kontratës.
“Çmimet maksimale të dakordësuara bëhen pjesë detyruese e kontratës dhe nuk mund të tejkalohen gjatë gjithë sezonit. Tejkalimi i tyre përbën shkelje dhe shkak për zgjidhjen e kontratës,” thuhet në vendim.
Kategori e re, plazh publik me pagesë nga Bashkia
Vendimi krijon një koncept të ri: “Plazh publik i tarifuar nga NJVV-ja”. Këto janë zona plazhi që do të administrohen direkt nga Bashkia (ose ndërmarrjet e saj) dhe do të jenë me pagesë për pushuesit, por me kushte sigurie dhe higjiene të garantuara.
Risia është se këto plazhe ndalohet t’i jepen privatit. Pra, bashkia nuk mund t’i kontraktojë apo delegojë te të tretët, duke shmangur kështu abuzimet me hapësirat publike.
Rregulla për investitorët strategjikë dhe zhurmat
Një tjetër pikë e rëndësishme prek “Investitorët Strategjikë”. Ata do të kenë përparësi për stacion plazhi, por me një kusht të panegociueshëm: e drejta e përdorimit të plazhit fillon vetëm pasi të jetë vënë në funksion struktura akomoduese (hoteli/resorti).
Kjo masë synon të frenojë zaptimin e plazheve nga kantiere ndërtimi apo projekte të papërfunduara. Gjithashtu, bashkitë detyrohen të publikojnë hartën e zhurmave për secilin plazh para fillimit të sezonit.
Përjashtimet për bizneset pa hotele
Vendimi liston disa zona specifike ku subjektet mund të kenë stacion plazhi (maksimumi 50 çadra) edhe nëse nuk kanë hotel, por vetëm restorant/bar. Kjo vlen për plazhe si: Zvërnec, Plazhi i Vjetër (Vlorë), Spille, Vilë-Bashtovë, Gjiri i Lalzit, Currila, Porto-Romano (Durrës), Borsh, Llaman, Lukovë (Himarë) dhe Rrjoll (Shkodër).
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe ngarkon Ministrinë e Turizmit dhe Agjencinë Kombëtare të Bregdetit për monitorimin e zbatimit të tij.
Si asgjë tjetër në plazh edhe kjo nuk do funksionojë. Babëzia fiton mbi arsyen. Rast i mirë për pak korrupsion të vogël
po keta hajduter grabites zaptues , pse nuk i denoni me burg si nje parkim dopio, shtet legen bashkepunon me hajdutet dhe grabitesit
Per plazhin e Durresit viti qe kaloje: 1. Nuk ruhet distance ne mes shezllongeve. 2. Nuk ruhet distance e vijes ujore me shezlonget. Mezi kalohet, nuk ka hapsire. 3. Gjithe plazhin qe eshte disa km mundet te ketë plazh publik nja 150 deri 200 ml . 4. Tavolinat e lokaleve kane kaluar lungomaren dhe Jane vendosur ne rere. 5. Ti Z. Mero dhe gazetat tjera pse nuk merreni me problematikat qytetare siç eshte dhe e drejta e shtypit, Po merreni me PORDHAT e Frrok Çupit e ca tj.
C'fare eshte kjo idiotesi? Plazhet publike me pagese? Nuk mjafton qe privatet kane zaptuar cdo pellembe plazh por tani edhe bashkite nuk te lejojne te shkosh ne plazh pa paguar.
Pse veprohet keshtu, Ne Spanje hotelet kane pishinat e veta, ne plazh ne cdo 200m ashte I lincesuar nje privat qe ka rreth 100 shelzone bashke me cadren dhe ne nje brez rreth 6 m gjersi e rreth 50 m gjatesi dhe jo ne breg te ujit por prapa kurse plazhi ashte I lire e pa pages
Mire e ke ti, po ku do hane patronazhistet. Ne Spanje nuk kane kurse ne i kemi pasuri kombetare dhe i shpeblejme ne kurriz te qytetareve. Kulmi i poshtersise, plazh publik me pagese.
Asnjë emigrant shqiptar nuk do të vijë për pushime në Shqipëri dhe zero të huaj nuk do të vijnë të bëjnë plazh mes plehrave dhe detit të qelbur nga ujrat e zeza dhe të paguajnë për plazhet tuaja të quajtura publike , që në Europë janë pa pagesë. Thirrini mëndjes o të babëzitur të pa skrupullt.
Tani i keni gjetur fiks,po fiks fare. Per cdo vit dilni me disa rregullore dhe formula te reja per plazhet ne bregdet,dhe ne fund te sezonit,asgje e re,cmimet e cadrave per cdo vit duke u ngritur me cmime skandaloze. Pa llogaritur rrumpallen e qeverisjes se meparshme te djathte,keni 13 vite qe talleni dhe mashtroni pushuesit me lloj lloj rregulloresh dhe ligjesh.. Nuk ju beson me njeri... Vetem llafe dhe propagande,si gjithmne...
Po për plazhin tek kavalishenca (shtëpia e pushimit për punonjësit e Min. Brendshme), çfarë do rë bëher këtë vit. Edhe për policët dhe punonjës të tjerë të MB, çadra dhe 2 shezllonë kushton 7000 lek të vjetra. Është shtëpi pushimi me status për këta punonjës dhe nuk të lejojnë të vësh çadrën tënde. Je i detyruar të pushosh në plazhin shtetëror me pagesë. Turp. Të merren masa këtë vit mos i lejojnë abuzuesit të përfitojnë në kurriz të punonjësve që janë në shërbim të komunitetit.