Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, gjatë vizitës së saj në Vjenë zhvilloi një takim me homologen austriake, Korinna Schumann.
Sala dhe Schumann diskutuan për bashkëpunim në disa fusha, përfshirë hartimin e një Marrëveshjeje të re Bashkëpunimi në Shëndetësi për periudhën 2026–2030. Gjithashtu, u diskutua edhe për modernizimin e infrastrukturës shëndetësore.
Sala u shpreh se Shqipëria mbetet e angazhuar për të thelluar më tej partneritetin me Austrinë.
"Në vijim të vizitës zyrtare në Vjenë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala zhvilloi një takim me homologen austriake, ministren Federale për Punën, Çështjet Sociale, Shëndetësinë, Kujdesin dhe Mbrojtjen e Konsumatorit të Austrisë, Korinna Schumann.
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi fusha të mundshme për bashkëpunim, përfshirë hartimin e një Marrëveshjeje të re Bashkëpunimi në Shëndetësi për periudhën 2026–2030, si dhe modernizimin e infrastrukturës shëndetësore, me investime strategjike në shërbimet e urgjencës mjekësore, teknologji të avancuar mjekësore dhe reformën e sistemit spitalor.
Shqipëria mbetet e angazhuar për të thelluar më tej partneritetin me Austrinë, me synim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e mirëqenies sociale për të gjithë qytetarët.", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Qeveria shteti Austriak , nje shtet Demokrate , me shume te mirat e vete si shtet per secilin qytetare qe jeton ne Austri... mos te harojme dhe korrupsionin ne maksimum nga ish te djeshem dhe te sotem Politikane Austriak, me Oligarket ish te djeshem dhe te sootem dhe Politikane shqiptare ..