VIDEO/ Vlorë, punonjëset shpërthejnë në lot pas shkarkimit të nëndrejtorit të Kadastrës

27 Janar 2026, 11:34Sociale TEMA
VIDEO/ Vlorë, punonjëset shpërthejnë në lot pas

Atmosferë e tensionuar dhe emocionale u shënua këtë të martë në Kadastrën e Vlorës, ku punonjësit shpërthyen në lot dhe duartrokitje për kolegun e tyre, Sokol Shehaj, i cili u shkarkua nga detyra ditën e djeshme.

Sokol Shehaj, nëndrejtori i Kadastrës, edhe pse jeton në Tiranë dhe familjen e ka aty, sërish doli krah punonjësve duke kundërshtuar urdhërin e zhvendosjes së institucionit drejt kryeqytetit.

Pas këtij qëndrimi, Shehaj u shkarkua nga detyra pa motivacion të qartë. Aludohet se shkarkimi i tij erdhi vetëm për faktin se mbajti anën e kolegëve të tij.

7 Komente

  1. S
    Shefki

    Ju iken milionat. Per nje rifreskim te thjeshte me kerkojne 2 mije euro plehrat e tani kane mbi dy muaj ma mbajne aty

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beqo

      po keto as t'u vdese burri s'bejne keshtu....

      Përgjigjjuni
    2. E
      Ec Aty

      O banak, po unë për ty lë gruan, o t'u bëfsha, ore.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Uniteti njihet tek Hajdutet!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Abc

          Le ta provojne ne lekure cdo te thote neperkembje .Edhe nese eshte e gabuar vendimarrja keto speciet e kadastres i kane hak te gjitha .Siç jane llum ashtu edhe trajtohen.Si nuk doli nje jurist te fliste hapur çfare ndodh brenda mureve .Si nuk doli nje po vetem nje jurist te denonconte korrupsionin,fallsifikimet,shperdorimet qe behen aty ne kullen e kadastres .Tani jo vetem qe nuk ka keqardhje por perkundrazi pershirosje per punen e tyre .Per njerzit eshte njelloj si ne Vlore si ne Han te Hotit .Sjellja e tyre eshte dhe do te jete e njejte .

          Përgjigjjuni
          1. H
            Haka Tekizoti

            Kadastra e Vlorës është një klan ndyrësirash. Edhe e-leshi i qeverisë duket si pjesë e tyre, sepse nuk kanë ushtruar ndonjë autoritet në dobi të shpëtimit të qytetarëve nga këta hajdutë, por bënin vetëm korierin, duke përcjellë ankesat, dhe ankesat natyrisht ishin në kurriz të qytetarëve, sepse punonjësit e kadastrës, të akuzuar në ankesë, nxehen keq e betohen rëndë për të bërë hakmarrje. Të shohim çfarë do të sjellë zhvendosja në Tiranë.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Foleja e mafjes dhe hajduteris me te madhe

              Foleja e hajduteris me te madhe hajdutesh te pacip profesionist Mjer kush ka problem ne ate kadaster qe mbulon zonen bregdetare te Jugut e bie ne dor te tyre Me kan folur per pazare mafjozesh te pacip dhe ne nje intervist te avokatit Zace Islami e tha me goj plot per nje rast qe ti jepnin dikuj certifikat pronesie ,apo hipotek ,, i kerkuan 40 % te prones Kam shum respekt per kete avokat per kurajon dhe burrerin Nga ana tjeter Ky Shehaj mos ka te bej me ate Agronin qe po ju nxjer bojen e po mbledh firma e ja cuan sinjalin? "PESHKU QELBET NGA KOKA" e me cna degjuan veshet e na shofin syt keto kohet e fundit, asgje mos ju cudis ! A thua CVENDOSJA tju "pastroj' 'ndergjegjen !!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje