I deleguari politik për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, ka reaguar këtë të hënë lidhur me vendimin e fundit për shkrirjen e Kadastrës së Vlorës dhe transferimin e saj në Tiranë.
Në një deklaratë për mediat, Çuçi theksoi se nuk disponon informacion zyrtar mbi këtë vendim, i cili u bë publik vetëm sot.
Ai shtoi se ende nuk është njohur me përmbajtjen e tij dhe nuk ka detaje për arsyet e mundshme të këtij ndryshimi të papritur.
Vendimi ka shkaktuar reagime edhe nga stafi i Kadastrës së Vlorës. Punonjësit kanë përgatitur një peticion drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës dhe Prefektes së Vlorës, duke kërkuar rishikimin e vendimit dhe moslargimin e Kadastrës nga qyteti i Vlorës.
Vlora si proktetorat i Sazanit do të jetë plotësisht e varur nga Guvernatori i ri i ishullit!
Po shume mire keni bere , sikur punojne kadastrat?! Jo, keto vetem vjedhin , tjetersojne dhe mashtrojne. Perqendroni te gjitha ne Tirane qe gjithe qeveritaret te kene mindesi te vjedhin dhe genjejne. Ndryshe nuk shpjegohet se per te mere certifikaten e pasurise tende qe ta njeh ligji vonojne deri me vite.vTregoni peralla ketij populli dhe mire ja beni. Shikoni dhe punsoni indianet se ne nuk na do Neri. Kemi emigrimin , kemi drogen , kurse pushta...aret kane kullat , tatimet, bankat dhe ilacet e skaduara. Mire se vini ne Shqiperi ishte gjetja e nje vajze e cila me te drejte tha...... sufllaqe , parking, kafe, uje te gazuar ose uje lane , kosto 100 Euro per nji dite, sa pensioni I prinderve. Mire se vini ne Shqiperi....Ketu nuk di cfare te thuash me pare... per ushqimet , spitalet, kadastren, tatimet , pagat , pensionet , ilacet. Etj etj. Po kemi nje te mire .....Ashtu sic na prezanton Rama neper bote , ashtu qofshim , shpresoj per brezin e zahos.
Kadastrat te gjitha do te vijne ne Tirane. Nuk ka nevoje te jene ne cdo prefekture se 2 milion banore jemi gjithsej. Pastaj cdo veprim kryhet on line dhe jo me kontakte fizike.
Si nuk e di ti? Ka ndonje institucion ne Vlore qe nuk drejtohet nga Tirana?
Ky është haraçi i vjedhjes e tjetërsimit të pronës. Tani nuk do keni mundësi të fusni duart në hipotekë.