Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin mbi atë që e cilëson si një dështim të rëndë të politikave të digjitalizimit nga qeveria, duke theksuar se shpenzimet rekord nuk janë reflektuar në shërbime funksionale për qytetarët.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se vetëm brenda një viti buxheti i AKSHI-t është rritur me rreth 500 milionë euro, ndërkohë që administrata publike ka arritur në 184 mijë punonjës, rreth 20 mijë më shumë krahasuar me katër vite më parë. Sipas saj, kjo rritje justifikohet nga qeveria me digjitalizimin dhe përmirësimin e shërbimeve, por realiteti është krejt tjetër.
“Administrata publike dhe AKSHI sot përbëjnë pothuajse 18% të buxhetit të shtetit, por asnjë nga shërbimet digjitale nuk funksionon,” deklaron Tabaku, duke shtuar se problemet nuk janë rastësore, por pasojë e korrupsionit, tenderave të paracaktuar dhe shpenzimeve që kanë dalë jashtë kontrollit.
Deputetja demokrate nënvizon se qeveria ka humbur çdo sens prioriteti publik, duke e zëvendësuar reformën reale me shpërndarjen masive të prokurimeve. “Nuk është rastësi që sot flitet për një ‘qeveri të prokurimeve’ dhe një ‘qeveri të të pandehurve’,” thekson ajo, duke kërkuar transparencë, përgjegjshmëri dhe një rishikim të plotë të mënyrës se si menaxhohen fondet publike në sektorin e digjitalizimit.
Tabaku riafirmon se digjitalizimi duhet të jetë mjet për shërbime më të mira dhe më pak burokraci për qytetarët, jo një justifikim për rritje shpenzimesh dhe abuzime me paratë publike.
Ka mbi 10 dite qe sistemi falas i dergimit te faturave elektronike (self care)qe aksesohet nepermjet e-albania nuk funksionon. Pyesim kontaktin e vetem tek drejtoria e tatimeve dhe pa pike turpi thone se ka vetem 2 dite qe nuik punon dhe se po punohet (dite e nate- shenim i imi) per ta vene ne pune. Nderkohe qe nuk ka asnje njoftim nga organet pergjegjese per biznesin sesi duhet te veprojne. Shteti po merr fund nga makuteria , aroganca dhe shumekeq qeverisja! Nuk e di po dite te zeza presim!
Duhet medoemos te vije Krcanaj qe te punoje sistemi ,500 milione euro per karcanajn baxhanakun e rahmut halese dhe kompanite e Lindes .Karcanaj dhe gjithe stafi i saj drejtues duhet te benin gojore ne burgje tani .SHISH duhej te shkrihej ,si institucion mosfunksional,mos te flasim per laron e Rames Begajn
Eshte e turpshme dhe e pakuptimte qe Drejtoria e Pergjitheshme e Ttaimve nuk ben njoftim per bizneset per situaten e krijuar.Asnje fature qe nga data 21/01/206 nuk aksesohet nepremjet e-albania.Po vjen fundi i muajit dhe nga DPT nuk ka reagim.
Jorida..Ti je nje karjerist dhee ritur ne nje Parti qe ka Kryetarin dhe grupin qe e ndjek duke te futur edhe ty mbeturina dhe tradhetare te Shqiptarizmit...Asnjehere nuk do vidh ne pushtet..Edhe Saliu nuk te do ..Ti je nje laraske qe ben gau gau gjithe diten por zeri tend eshte i ngjirur..Debutete dole se gjithe njerzit demokrat qe nuk e duan Saline votuan per ty se te dinin nje thellence por ti je nje sore e keqe...
Po genjen gje?
Po t'a marrësh në atë prizëm edhe JU zonjë si opozitë ,paguheni shum mirë ,por jeni jashtë funksionit prej një jete.Apo zbatoni ate shprehjen e famshme ;mos bëj si Unë por ç'të them UNE.KOLLAJ fare .
Tan Tirona