Përmbytjet e 6 janarit shkaktuan dëme të shumta në Qarkun e Durrësit.Sipas bilancit të deritanishëm nga shtabi i emergjencave civile pranë prefekturës së qarkut, janë regjistruar 2 500 banesa të dëmtura nga uji, për të cilat janë mbajtur akt-konstatimet përkatëse.
Bashkitë e Krujës dhe Shijakut e kanë përfunduar procesin e verifikimit të dëmeve, ndërsa në Bashkinë e Durrësit,më e dëmtuara nga përmbytjet e fundit, verifikimi vijon ende. Në këtë bashki, zona e Durrësit të Ri ishte ndër më të goditurat.
Sipas banorëve, përmbytja nuk erdhi vetëm nga reshjet e dendura të shiut, por më së shumti nga keqmenaxhimi i situatës.
Edhe sot, gjurmët e përmbytjeve janë të pranishme, ndërsa banorët presin një proces të shpejtë e të drejtë dëmshpërblimi, si dhe pastrim të vazhdueshëm të kanaleve kulluese dhe investime serioze në to e rrugë, për të shmangur përsëritjen e këtyre përmbytjeve në të ardhmen.
Dēmshpērblim nuk ka nē asnjē vēnd tē botēs nēse shtēpia nuk ēshtē e siguruar nga njē shoqēri qē paguan kotisime.Sot qeveria nuk arrin tē paguaj punonjēsit e ministris sē shēndetsis, jo mē bonus qeraje pēr ata qē luajn domino gjith ditēn, apo pēr pronarēt e falimentuar qē dogjēn me dashje dyqanet e tyre.
prit gomar se do mbije bar
Sistemojini falas keta banoret, me ndertime pa leje, tek kullat e Zenit ne ztirane. Pse jo, ata votues te Saliut jane. Jo demshperblime nga Buxhet.
Jam dakort me diskutuesit e më siperm.Shqiptar harroni se shteti në kapitalizem nuk bën dem shperblime.Harrojeni mushkë valarene se Ali pashën e prene,pra sistemin shoqëror te me parshëm.Tani shteti per taksat që paguajmë,ka per detyrë te na ndihmoje qe te mos mbytemi e te na shpëtoj dhe pasurinë ne momentin që ndodh fatkeqësia.Më vone shkoni në gjykata bëni reklamimet e denoncimet e nevojshme dhe nese jeni siguruar do merrni dem shperblimet.Nese ndonje funksionar nuk ka ber detyren athere nese eshte faji drejt per drejt i tij ay te pergjigjet moralisht,administradivisht e ekonomikisht.Kuptuat.Keqardhje,por keto jane ligjet.