Dhoma Vendore e Avokatisë në Vlorë ka reaguar ndaj vendimit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga qyteti i Vlorës drejt Tiranës, duke e cilësuar këtë veprim të papranueshëm, të njëanshëm dhe të dëmshëm për qytetin, profesionistët e drejtësisë dhe qytetarët e këtij qarku.
Sipas Dhomës, ky vendim nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një politike sistematike të zbrazjes institucionale të Vlorës, e cila ka përfshirë edhe largimin e Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Apelit, duke e kthyer qytetin në një periferi institucionale pa peshë në hartën e drejtësisë shqiptare.
Reagim i Dhomës Vendore të Avokatisë Vlorë:
'Dhoma e Avokatisë Vlorë shpreh indinjatën dhe kundërshtimin e saj të fortë ndaj vendimit të fundit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga qyteti i Vlorës drejt Tiranës, një vendim i papranueshëm, i njëanshëm dhe thellësisht i dëmshëm për qytetin, profesionistët e drejtësisë dhe qytetarët e këtij qarku.
Ky veprim nuk është një rast i izoluar, por vazhdim i një politike sistematike të zbrazjes institucionale të Vlorës, e cila ka arritur kulmin me largimin e Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Apelit, duke e shndërruar qytetin në një periferi institucionale pa peshë në hartën e drejtësisë shqiptare.
Largimi i institucioneve shtetërore nga Vlora përbën:
- Cenim të rëndë të aksesit në drejtësi dhe shërbime publike për mijëra qytetarë;
- Goditje direkte ndaj profesionit të avokatit, funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë juridike;
- Diskriminim territorial të hapur, që favorizon centralizimin ekstrem në Tiranë dhe braktis qytetet historike e strategjike të vendit.
Vlora, një qytet me peshë historike, juridike dhe kombëtare, nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si një qytet i dorës së dytë. Vendime të tilla, të marra pa konsultim me komunitetin juridik dhe pa asnjë analizë reale të pasojave, përbëjnë shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës dhe decentralizimit administrativ.
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë kërkon:
- Rishikimin e menjëhershëm dhe anulimin e vendimit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës;
- Ndërprerjen e politikës së largimit të institucioneve nga Vlora;
- Rikthimin e funksioneve gjyqësore dhe administrative, të domosdoshme për një qytet të këtij dimensioni dhe rëndësie.
Nëse kjo prirje vazhdon, Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë rezervon të drejtën të ndërmarrë çdo veprim institucional dhe ligjor, në bashkëpunim me aktorë të tjerë vendorë dhe kombëtarë, për të mbrojtur interesin publik dhe dinjitetin e qytetit të Vlorës.
Vlora nuk do të heshtë dhe nuk do të pranojë të zhvishet nga institucionet e saj.
Ja dhe avokatucet seksere .Ne sulm se iu iken klientet .Po ckeni o te mjere qe nuk dini te beni pune tjeter po vec te merrni persiper sekserin midis klientit dhe kadastres .Njerzit zgjidhem shume here me mire pa seksere .Kush ka dokumenta te rregullta e merr sherbimin .Edhe po i ben presion u tregon vendin .Ju jeni vetem per fallsifikatoret .
Shume mire bejne le ta shkrine se nuk punojne . Kemi dy vjete me pare kemi aplikuar per te paguar token shteterore mbi te cilen kemi legalizuar shtepine ,. Pergjigja na erdhi brenda 2 diteve ku thuhet do bejme gari faturen financiare dhe do ua dergojme menjehere . Presim dhe asnjegje . I derguam pas ca kohesh qe po presim faturen , reagimi pozitiv , por asnjegje . Ne i themi shtetit na parat e tokes me sa duket nuk i duan , si duket mos duan para xhepi se ndryshe nuk ka mundesi . Ne themi merr o dhtet leket , shteti thot jo nuk i duam . Ateher pse te qendroj i hapur ky institucion ???????
Te gjithe kadastrat ne rather duhen mbyllur dhe grupuar ne Tirane. Jane cerdhe korupsioni , e dine gjithe shqiptaret. Institutions nr1 ne vjedhje. I mesoi lame qe edhe kockat nuk I qendrojne rehat atje ku I mori dhe parate me vehte. Cfare shteti kemi! ? Kush quhet shtet? Nga jashte jemi figure e kompletuar , nga brenda kalbesire qe qelb ere. Ky eshte realiteti.Dhe duam te shkojme ne Europe , pa uje , pa drita , pa siguri, pa sigurime , pa spitale , pa sherbime etj. Une nuk mund te gjej nje zyre shteti qe punon , perverse asaj te beromit.