Dita e Kujtesës së Holokaustit, Presidenti Begaj rikthen në vëmendje shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët

27 Janar 2026, 09:30Sociale TEMA
Dita e Kujtesës së Holokaustit, Presidenti Begaj rikthen në

Sot, në Ditën e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli një mesazh ku thekson rëndësinë e impenjimit dhe të përgjegjësisë së përbashkët për mbrojtjen e dinjitetit të patjetërsueshëm njerëzor dhe të drejtat universale për të jetuar në paqe.

”Dita e Kujtesës duhet të shërbejë si një thirrje e ndërgjegjes kolektive për të mbrojtur me humanizëm dhe përgjegjësi të drejtën e të gjithëve për të jetuar me dinjitet dhe në paqe, sepse të gjithë i kemi parë pasojat e tmerrshme të urrejtjes etnike, racore, fetare dhe të antisemitizmit”, shprehet Begaj

Në këtë mesazh, Presidenti i Republikës vlerëson tolerancën dhe humanizmin e shqiptarëve në mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve përgjatë ditëve të errëta të nazizmit.

”Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit përkujtojmë jetët e pafajshme të humbura në një prej makinerive më të tmerrshme kriminale kundër njerëzimit. Kjo ditë sjell në vëmendje humanizmin, guximin dhe shpirtin solidar të popullit shqiptar, që gjatë Luftës së Dytë Botërore mikpriti në besë dhe mbrojti me dinjitet të gjithë hebrenjtë që u strehuan në vendin tonë për t'i shpëtuar shfarosjes naziste", thotë presidenti.

 

2 Komente

  1. N
    Nastradini

    Ca pune ben ky robi se thote qe eshte President ?

    Përgjigjjuni
    1. Çamëria e lirë

      Pa u njohur holikausti, aparteidi, gjenocidi, skllavëria e popullit palestinez, holokausti i hebrenjve , për meritë të Israelit, ngelet vetëm një parodi hitleriane e supremacisë rracore

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje