Nderim për ndihmën e spitalit të Prizrenit për popullsinë e zonës kufitare të Shqipërisë me Kosovën(FOTO)

27 Janar 2026, 18:36Sociale TEMA

 

Nderim për ndihmën e spitalit të Prizrenit për

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka falënderuar sot Spitalin e Prizrenit për ndihmën që i ka dhënë banorëve të zonave kufitare të Shqipërisë me Kosovën.

Gjatë një vizite në këtë spital, ambasadori Malaj ka shprehur mirënjohje për kontributin e çmuar dhe përkushtimin e palodhur që mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli i këtij spitali tregojnë çdo vit edhe në trajtimin e pacientëve nga Qarku i Kukësit dhe Malësia e Veriut të Shqipërisë, të cilët gjejnë atje jo vetëm shërbim shëndetësor cilësor, por edhe ngrohtësi vëllazërore dhe shpresë.

Në një postim të tij, ambasadori Malaj shkruan: “Sot pata kënaqësinë të vizitoj Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’, një institucion që prej vitesh është shembull i profesionalizmit dhe humanizmit në shërbim të jetës. Në praninë e Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Arben Vitia, të cilin e falënderoj pafund, pata nderin t’i dorëzoj Drejtorit të Përgjithshëm të spitalit, z. Osman Hajdari, Mirënjohjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, si shenjë respekti dhe falënderimi të thellë për të gjithë stafin spitalor.

Kjo mirënjohje vjen për kontributin e çmuar dhe përkushtimin e palodhur që mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli i këtij spitali tregojnë çdo vit edhe në trajtimin e pacientëve nga Qarku i Kukësit dhe Malësia e Veriut të Shqipërisë, të cilët gjejnë atje jo vetëm shërbim shëndetësor cilësor, por edhe ngrohtësi vëllazërore dhe shpresë. Vizita e sotme ishte një tjetër dëshmi e qartë se vëllazëria nuk njeh kufij dhe se solidariteti dhe bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës mbeten vlera të përbashkëta që forcojnë lidhjen tonë organike.”

3 Komente

  1. A
    Adil

    Bravo Kosove!Bravo ambasador!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lajm qe na jepe vetem gezime.

      Kenaqesi qe lexojme lajme te tilla , dashamiresi dhe ndime te perbashket . Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj njeri me vlera, krenari per shqiptaret qe na perfaqeson si Ambasadore , dhe krenari e families te tije dhe te dy djemeve qe ka z. Petrit Malaj.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje