Kreu i Komunitetit Hebre në Shqipëri, Amos Dojaka: Vizita e Ramës në Izrael,dinjitoze dhe u vlerësua maksimalisht

28 Janar 2026, 09:30Sociale TEMA
Kreu i Komunitetit Hebre në Shqipëri, Amos Dojaka: Vizita e Ramës

Presidenti i Komunitetit Hebre në Shqipëri, Amos Dojaka, i ftuar në studion e RTSH1 HD në emisionin “Tema e Ditës” me gazetarin Arbër Hitaj, ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Izrael, duke e cilësuar atë si një ngjarje me rëndësi historike për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Dojaka e përshkroi vizitën si një moment të veçantë, duke theksuar se ,“Me plotë gojë mund të themi që është një vizitë historike, për arsye se ishte një vizitë dy planshe. Së pari përkonte me 81 vjetorin e Holokaustit dhe Shqipëria është një vend i veçantë për Izraelin. Shqipëria është një ndër ato vende që numërohen me gishtat e njërës dorë, që kanë qenë qind për qind në mbrojtje të hebrenjve.”

Ai theksoi se vizita kishte edhe një dimension politik të pazakontë, që sikurse ai u shpreh, ndoshta shumë liderë botërorë, pavarësisht peshës së tyre në politikën ndërkombëtare, nuk kanë pasur mundësinë të flasin në Kuvendin e Izraelit, Knesset.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij, pati këtë privilegj të veçantë, gjë që e bën takimin edhe më domethënës në aspektin politik.

 “Së dyti ishte një vizitë e rëndësishme politike, që sado peshë politike të kenë në politikën botërore, nuk kanë atë mundësi që të flasin në Kuvendin e Izraelit apo Knesset-in, sikurse kishte dje mundësi Kryeministri Edi Rama.”

Dojaka vuri në dukje jehonën e madhe që vizita e Ramës ka marrë në mediat izraelite.

Me aq sa kam parë sot, në gjithë median e shkruar dhe vizive, nga më të rëndësishmet në Izrael, i kanë dhënë një jehonë të madhe kësaj vizite. Ishte një vizitë shumë e mirë dhe mund të them që ishte një lobim perfekt dhe ishte një prezantim dinjitoz i shtetit shqiptar. Ishte një vizitë e paimagjinueshme sepse z. Rama u prit nga krerët më të lartë të shtetit, nga Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, si dhe nga lideri i opozitës.”

Duke iu përgjigjur kritikave që e kanë cilësuar vizitën si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga situata në Gaza, Dojaka i hodhi poshtë këto pretendime, duke deklaruar se, “Këto janë thjesht spekulime. Vizita nuk ka lidhje me shmangien e vëmendjes nga Gaza, por është një moment i rëndësishëm për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit.”

Në vijim, ai foli për bashkëpunimet konkrete mes dy vendeve, duke veçuar fushën e bujqësisë si një sektor ku Izraeli është avangardë.

Një nga fushat më të rëndësishme ku Izraeli është avangard është fusha e bujqësisë, ku është pararojë në gjithë agregatët, si në fushën e vaditjes apo bujqësisë intensive, gjë që së fundmi është duke u rritur bashkëpunimi.”

Dojaka përmendi edhe turizmin si një fushë me potencial të madh, sidomos pas nisjes së fluturimeve direkte Shqipëri–Izrael.

Me nisjen e fluturimeve të drejtpërdrejta Shqipëri–Izrael sigurisht do të ketë shtim të turizmit. Unë mund të deklaroj sot këtu që këtë vit është bërë një fushatë e madhe informuese në Izrael për turizmin që ofron Shqipëria. Si popull që ka dëshirë të njihet me historinë, kulturat, izraelitëve iu është rritur interesi për të vizituar Shqipërinë. Shqipëria dhe Vietnami janë dy shtete në ‘top-list’ si vendet që preferohen së fundi më shumë nga izraelitët.”

Një tjetër fushë e përmendur nga Dojaka ishte kibernetika, ku sipas tij pritet të ketë zhvillime të reja.

Fusha e kibernetikës është një tjetër sektor me interes të përbashkët, ku për herë të parë do të futet ‘banka elektronike’.”

Ai nënvizoi gjithashtu rolin e Izraelit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke kujtuar ndihmën e dhënë Shqipërisë në momente të vështira:

Izraeli gjithashtu është prezent në fushën e mbrojtjes, të sigurisë. Izraeli gjithwmonw wshtw në krahun tuaj, sa herë që Shqipëria ka pasur nevojë, si në rastin e tërmetit dhe në sulmet kibernetike që u zhvilluan nga iranianët.”

Dojaka theksoi se mbrojtja që Shqipëria u ka dhënë hebrenjve gjatë historisë përbën një gur themeli për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ai u shpreh se kjo traditë solidariteti është dëshmuar edhe në situatat më të fundit, kur Izraeli u përball me Hamasin, si dhe me angazhimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për rindërtimin e Gazës, duke treguar se lidhjet mes dy shteteve janë të forta dhe të bazuara mbi vlera të përbashkëta.

3 Komente

  1. P
    Populli

    Shume e vertet keto qe thote. Duhet te shtonte dhe faktin e njohjes se Kosoves si shtet qe nuk ishte aspak e lehte per Izraelin.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tiku

      shalom Israel !

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mallakastrioti

        z.Dojaka...z.Rama beri shume mire qe shkoj ne Izrael.....personalishte une si Qytetare i thgjeshte nuk jame i "Interesuar" per ato qe qe do te thote z.Rama ne Izrael....por une jame i Intersuar se c´fare tha Mikepritesi...z.Netanjahu..si dhe Presidenti i Izraelit... 1-"Bibi"....e theksjon Besen Shqipetare te LDB-re....si Virtyt i Shqipetareve te thjeshte "Myslymane".. 2-Mikepritja ne Izrael ishte shume e mire..dhe Klima Pozitive e Marredhenjeve te dy Vendeve tona..do te sjellin edhe te mirat e saj...p.sh ne Fushen e Turizmit... 3-Kur Mediat Izrealite....Botojne viziten e Z.Rama....eshte dicka Pozitive per Imazhin e Vendit tone dhe eshte nje Reklame e mire..per Mireseardhjen ne Shqiperi te Njerezeve te thjeshte nga Izraeli... Nuk me intersojne Akuzat kunder Netanjahut nga Gjykata e Vendit per Korrupsjon apo edhe ajo Nderkombetare..kete e shikoj ne Aspektin Individual...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje