FOTO/ Marshimi i Paqes ‘bashkon’ përfaqësuesit fetarë në Elbasan, Myftiu Agim Duka dhe At Stavri Cipi nën një çadër

29 Janar 2026, 17:40Sociale TEMA
FOTO/ Marshimi i Paqes ‘bashkon’ përfaqësuesit fetarë

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan organizoi Marshimin e Paqes, i cili këtë vit erdhi me moton “Mjedisi dhe Ruajtja e Planetit”.

Këtij eventi, i cili nisi në stadiumin “Elbasan Arena” dhe përfundoi në qendër të qytetit, iu bashkuan përfaqësues nga të gjitha besimet fetare, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë, shoqëria civile, qytetarë dhe nxënës shkollash.

Në mesazhet e tyre, përfaqësuesit e besimeve fetare theksuan se paqja e vërtetë nuk ndërtohet vetëm me fjalë, por me kujdes konkret për jetën, mjedisin dhe shëndetin e brezave që vijnë. 

Një moment i veçantë u filmua, teksa Myftiu i Elbasanit Agim Duka dhe At Stavri Cipi, qëndronin sëbashku nën një çadër, teksa në qytet binin reshje shiu.

Duke vlerësuar bashkëpunimin ndërfetar në Shqipëri, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, u shpreh se toka nuk është pronë e askujt, por trashëgimi e brezave që pasojnë.

Aktiviteti Marshimi i Paqes në Elbasan tashmë është shndërruar në traditë. Ai mbahet çdo fillim viti dhe në çdo edicion vjen me një moto të ndryshme, me qëllim sensibilizimin e shoqërisë, por edhe të institucioneve, mbi tema të ndryshme me impakt kombëtar dhe ndërkombëtar.

7 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

    Keshtu lajmesh i degjonim ne kohen e partise se punes, lajme kinezesh, shqiptari nuk e ka ne subkoshience ndjenjen e fese dhe prandaj ndodhin keto akte kinezerie,

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kosina

      Janë aq të mirë edhe në shërbim të paqes, deri sa paqja ju jep të hanë, këtyre dhe duarve të gjata të fqinjëve këtu në Shqipëri, që këta puthin. Por mos e dhëntë Zoti, na e zë ndonjë spirrë e keqe këtë soj paqeje ku shqiptarët janë poshtë dhe fqinjët sipër, këta shqyejnë edhe varret e besimtarëve të tyre për hesapet e tutorëve të tyre, jo më njeri tjetrin. 4-5 shtete bëhen këtu, po të jetë për këta të uruarit e Allahut dhe Perëndisë.

      Përgjigjjuni
      1. O
        O Zot cfare tjeter do te na shohen site.....

        Muftia nga El-basan do te mbroi planetin!? O Zot cfare tjeter do te na shohen site.... allah uakbar!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Feja e shqiptarit është Shqiptaria

          Mes gjithë këtyre bythq... mungojnë LGBTë.

          Përgjigjjuni
          1. A
            ABAZ ALIU TOMORR

            HAHA ,,TANI TE BASHKOJME DHE XHAMIN ME KISHEN ,,HAHA

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje