U hoq nga puna padrejtësisht, Florian Agalliu fiton gjyqin ndaj RTSH-së!

29 Janar 2026, 13:17Sociale TEMA
U hoq nga puna padrejtësisht, Florian Agalliu fiton gjyqin ndaj

Moderatori Florian Agalliu ka fituar betejën ligjore të ngritur ndaj Radio Televizionit Shqiptar, të cilin e kishte paditur për shkelje të të drejtave dhe mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale ndaj tij.

Çështja u shqyrtua nga gjykata kompetente dhe pas përfundimit të procesit gjyqësor, më datë 28 janar u shpall vendimi përfundimtar. Gjykata vendosi në favor të Florian Agalliut, duke e shpallur RTSH-në përgjegjëse për shkeljet e konstatuara.

Sipas vendimit, Radio Televizioni Shqiptar detyrohet të shlyejë plotësisht shumën financiare që i detyrohet paditësit, në përputhje me detyrimet ligjore të përcaktuara nga gjykata.

5 Komente

  1. S
    Shkërdheni

    E mor Flori, ti nuk duhet të fitosh gjyqin ndaj RTSH, sepse është televizion publik dhe thesin e parave e ka nga taksat tona. Ty të takojnë ato para pa as më të voglin dyshim, i ke merituar me punën tënde, por ti duhet të fitosh gjyqin me larot dhe bythëlëpirset e sali halesë dhe pushtetit, Këto që komandojnë sot RTSH, po e shkatërrojnë pak nga pak, vetëm që ti lënë hapësirë Frangajve dhe Big bradhërsave pa brekë. Vetëm për këtë po shkatërrohet RTSH.

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXX

      Akoma te saliu te ka ngelur ora. Po a e di qe emerimet e derjtoreve te TVSH-se i ben palloshi i gjate? Kjo partia jote, pse nuk e ndryshon ligjin dhe te shtoje nje nen qe drejtuesi i cdo institucioni qe humb gjygjet me punonjesit, per largime te padrejta, t'i paguaje ato nga llogaria personale dhe jo nga ajo e institucionit? Apo keni hall se nuk ju poneson dot partia pastaj se nuk heq dot ata qe jane te punesuar per t'ju bere vend patronazhisteve.

      Përgjigjjuni
    2. 1
      1

      Qe ka fituar gjyqin ky punonjes dikush e ka pushuar pa te drejte .Duhet ligj qe ai qe ka shkelur ligjin te demshperbleje te demtuarin se nuk ka pse te paguaj populli kapricot e nje drejtuesi te papergjegjeshem

      Përgjigjjuni
      1. d
        drejtesi e munguar

        Dhenia e te drejtes ketij gazetar eshte nje lajm i mire.Problemi eshte se kush do ta paguaj demin e shkatuar kundrejt Tij?Per mua,gjykata duhet te ngarkoj me pergjegjesi ate ose ata qe kane kryer veprimin.Eshte jo e drejte qe demshperblimi i tij te jepet nga buxhet shtetit.Kush eshte pergjegjes duhet ti paguaj nga xhepi tij.

        Përgjigjjuni
        1. #
          #kushoktu

          Problemi ne RTSH nuk eshte qe po hiqen njerez nga puna, problemi eshte qe po hiqen profesionistet me nje te rene te lapsit dhe keta zevendesohen me dallkauke, servila, kusherinj, shoke e miq qe nuk ja kane idene punes...keshtu qe normal qe gjyqet me RTSH-ne do fitohen.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje