Gjermania do mbështesë 400 familje të prekura nga përmbytjet në Shqipëri

31 Janar 2026, 10:00Sociale TEMA
Gjermania do mbështesë 400 familje të prekura nga përmbytjet

Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar se gjermania do të mbështesë rreth 400 familje të prekura nga përmbytjet në Shqipëri. Me anë të një njoftimi, ambasada bën me dije se do vihen në dispozicion shuma prej 250 mijë paund për familjet e prekura.

Gjithashtu masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.

“Pas përmbytjeve të rënda të javëve të fundit, Fondi Start, i mbështetur nga Gjermania, vë në dispozicion në mënyrë të menjëhershme 250.000 £ për OJQ-në World Vision UK. Kjo do të mbështesë afërsisht 400 familje (rreth 1,800 persona) në rajonet më të prekura të Shqipërisë – duke përfshirë Durrësin (Sukth, Katund i Ri, Kënetë, Rrashbull, Porto Romano si dhe Shkozetin, Nishtullën).

Masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.

Për më tepër, përmes mbështetjes sonë të gjerë për zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm (përmes projektit ALBAdapt të GIZ), ne kontribuojmë që ngjarjet ekstreme të motit të mund të parashikohen më mirë në të ardhmen, duke i mundësuar njerëzve të marrin masa parandaluese” -thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë.

4 Komente

  1. x
    xhambazi

    S ka leke shqiperia se i vjedhin karaputanat e rilindjes.Nje jete me lemoshe

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Edhe parate qe vijne nga gjermania do vidhen si gjithmone!A nuk vodhen keta plehra 33 miljone euro fondet evropjane qe tani ja kerkon Evropa tja ktheje se e moren vesh qe u vodhen?Kurre nuk do kete shtet ne kete vend!

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jeta vazhdon, korrupsioni po ashtu..

        Milionat nga Banka Evropiane qe u dhuruan ne fillimet e viteve mbas 1990 ! ne kohen e iish Ministrit te Financave Anastas Lepuri Angjeli... qe jeton jeten lluksoze me Familien dhe kushurijnte e tije ne USA...( Biznese ne shqiperi miliarda, Biznese ne Greqi po miliarda, Biznese ne Austri miliarda, dhe ne vendet e EU qe jane te panjohur nga Drejtesia .) Mund te lexoshe listen ne Internet te Biznesmeneve te suksekshem , aty perve eBiznesmeneve te ndershem , jane dhe miolionat e vjedhura dhe jo te shperndara ne ndimen per Popullin... Fatekeqesia qe edhe zyrtare te larte ne vendet e EU si ne Greqi dhe ne Austri , bashkepunuan duke i hapur mundesi ne vendet e EU ,per investime ne Biznese... Six jetoi i ndjeri Fatos Nano en Austri me vite te tera, deri sa u kthyhen ne shqiperi ,se i erdhi fundi nga shendeti, ku dhe u largua me Muziken e Billdesave...

          Lini një Përgjigje