Alfred Cako: Pas luftës Izrael-Hamas qendron Iluminati, duan të zhdukin njerëzimin. E nisën me pandeminë

21 Tetor 2023, 10:35Sociale TEMA
Alfred Cako: Pas luftës Izrael-Hamas qendron Iluminati, duan të

Konspiracionisti Alfred Cako ka deklaruar se lufta Izrael-Hamas nuk është mes fuqive të mëdha.

I ftuar në “Zonë e Lirë” në ABC News, ai u shpreh se pas kësaj lufte qendron Iluminati.

Sipas tij, qëllimi i Iluminatit është të realizojë rivendosjen e madhe, sipas planit të shkruar në vitin 2002.

Ndër të tjera, Cako thotë se në këtë plan bënë pjesë dhe pandemia që pushtoi botën dhe vaksinimi.

“Unë nuk mendoj që kjo është një luftë mes fuqive të mëdha, sepse vetë fuqitë e mëdha i komandon një dorë që është Iluminati, një grup shumë i vogël. Këta qendrojnë mbrapa dhe duan të realizojnë atë që quhet rivendosja e madhe. 

Ky është gjithë qëllimi, sipas planit të shkruar që në vitin 2002, ku thuhet se deri në vitin 2030 ne do bëjmë krimin e Izraelit të madh, depopullimin të cilin do ta realizojmë nëpërmjet një pandemie, nëpërmjet vaksinimit me detyrim, duke krijuar njeriun sintetik, duke hequr paranë në kesh dhe duke krijuar paranë digjitale, duke i kontrolluar njerëzit në të gjitha aspektet e jetës së tyre dhe duke i vrarë. 

Po të shikosh sot, Izraeli çfarë po vret më shumë? Po vret fëmijët dhe gratë. Izraeli bombardon në Gaza në orën 8 kur fëmijët ikin në shkollë dhe në orën 2 kur kthehen nga shkolla, bombardon rrugët”, tha ai.

3 Komente

  1. P
    Pet.

    Se sa te drejte ka Cako, flet fakti qe popullsia e Botes eshte shtuar me 2 miliard qe nga koha qe sipas Tij."Planit të shkruar që në vitin 2002". Cakoja eshte rasti tipik : nje skizofreni i jepet kaq hapesire ne TV.

    Përgjigjjuni
    1. a
      armand

      "Illuminati" s'ka nevoje te nisi lufte e te vrase njerez per te pasur nen kontroll cdo gje. Eshte e mjaftueshme hapja e qendrave te shendetit mendor osé psikiatrive dhe e zgjidhi problemin. Te deklarosh qe hamasi vepron per urdher te Mosad , pra vret hebrenj me urdher te hebrenjve , eshte baza e teorive idiote qe sherben thjesht per ta shfaqur viktimen si kriminel. E degjuam edhe ne luften per clirimin e Kosoves dhe prova jane heronjte e luftes te harruar osé mbyllur burgjeve si kriminela. Dhe per keto duhet te falenderojme Cakon me shoket e vet qe me ose pa' vetdije eshte bere zedhenesi i Kremlinit ne Tirane . Cuditerisht te njejtat opinione qarkullojne edhe ne kanalet social dhe TV ruse.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo

        Bletet e Fredit.... ne cilen galeri kane mbetur?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje