Brenda një viti emigracioni i paligjshëm nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe është ulur ndjeshëm, me rreth 90%, por Londra nuk do të tërhiqet nga masat shtrënguese dhe këtë e ka deklaruar për RTSH ambasadori i Mbretërisë së bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith.
Në një intervistë për gazetaren Elona Meço në emisionin “Pa Censurë”, ambasadori vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë për zvogëlimin e numrit të emigrantëve të paligjshëm nga 12 mijë vitin e shkuar në më pak se 1 mijë këtë vit, por kohët e arta për shqiptarët me qëndrim të paligjshëm në ishull duket se kanë përfunduar me miratimin këtë javë të asaj që njihet si ligji Ruanda apo skema e Ruandës.
“Nuk do të ketë dallime nga kombësia. Çdo kombësi mund të përfundojë duke shkuar në Ruandë, nëse i plotëson kriteret për atë skemë, kështu që mund të përfshihen edhe shqiptarët në të”, tha ambasadori për emisionin “Pa Censurë”.
Sipas ligjit që ka kaluar së fundmi vetëm Dhomën e Komuneve, emigrantët e paligjshëm që kërkojnë azil në Britani do të dërgohen në Ruanda, ku do të qëndrojnë në pritje të përgjigjes.
Përpara se të hyjë në fuqi, ligji duhet të marrë miratimin edhe nga Dhoma e Lordëve, që konsiderohet një pengesë për kryeministrin Sunak në mënyrë që ligji të hyjë në fuqi përpara zgjedhjeve në Mbretërinë e Bashkuar.
Ambasadori foli edhe për çështjen e vizave. Ai nuk pohoi se ka një politikë për lehtësimin e vizave, por hodhi poshtë me shifra zyrtare pretendimet e refuzimit në masë të aplikimeve për viza të ndryshme nga Shqipëria.
Akt barbar dhe përbuzës për fatkeqët shqiptar....!! Pse jo në Shqipëri që është dhe me lirë.......???... qoftë dhe me dënimin që ju takon për faje atje !! Ndëshkim i rëndë për djemtë që kërkojnë një jetë më të mirë se ajo që komunitetin ndërkombëtar ju ka siguruar në atdheun e tyre duke përkrahur e legjitimuar qeverisje hajnash..! !
Nuk e di kush trillon,Tema si zakonisht apo perdori google translate Mero: = Me mire coji te Izraeli tat, per te luftuar byrazrt e Palestines....
Po ne shqiperi ishin. Shkuan per nje shans me te mire. Do rrine ne Ruanda deri sa te analizohen kerkesat e tyre per azil ne Angli. Nese pranohen i kthejne prape ne Angli, nese nuk pranohen i propozojne te rikthehen ne Shqiperi. Nese nuk duan do rine ne Uganda, me fal ne Ruanda se kane shume nevoje ne punet bujqesore.
T'i dergoni, t'i luni fene te pa atdheve!
Pjeter. Idealin e ka hanger daci ka thane Osman Gazepi