Artan Fuga: Pse ajo që po ndodh sot në Parlament është e rëndë dhe lebetitëse

25 Maj 2023, 12:25Sociale TEMA

Artan Fuga: Pse ajo që po ndodh sot në Parlament është e

Artan Fuga thotë se rritja e pagave të deputetëve me 100%, është një gjë e rëndë për disa arsye.

“Tragjike ajo që po ndodh sot në Kuvend!

Ata deputetë që kanë ende sadopak ndershmëri qytetare, që u ka mbetur sadopak kulturë politike mbi të drejtën, ata që sadopak gjejnë opozitarizëm në mendjen e tyre, pa hipokrizi, duhet të kuptojnë që të ardhurat e tyre mujore shkojnë me këtë grabitje sa 30 deri 40 herë sa të ardhurat mesatare të një shqiptari këtu në vend!

Në kanë ndërgjegje politike të distancohen nga kjo lebeti që nuk është çështje e thjeshtë mirëqënieje, nuk është thjesht çështje se me këtë kanë varfëruar dhjetra herë shqiptarin e mesëm, po po, sot ai varfërohet edhe dhjetra herë më shumë.

Por, ka shumë më tepër se kaq!

Është i gjithë sistemi politik, qeverisja, që sot mbyllin një cikël duke përfunduar procesin e degradimit dhe tjetërsimit nga një demokraci në oligarki.

Sistemi piramidal u përmbyll, njësoj si u rikonstruktua piramida te Bulevardi!

Ka ndodhur ajo që nuk ka vend në asnjë vend evropian a perëndimor.

1. Deputetët nuk janë më të barabartë para ligjit si qytetarët. Barazia ligjore përfundon sot. Ata kanë pushtetin për të bërë ligjet, kanë privilegjet, kanë edhe statusin financiar rreth 30 ose 40 herë më shumë se qytetari shqiptar.

Ata nuk janë deputetë thjesht, bëhen sundimtarë. Oligarkia nuk janë ata që ndërmarrin iniciativë të lirë, janë ata që kanë pushtet duke u distancuar në të drejta, statuse financiare, bazë ekonomike, privilegje nga qytetarët.

2. Krijohet klasa e re, pra ndarja në klasa, ku deputetë, ministra, funksionarë të lartë të administratës janë e njëjta shtresë politiko-administrative-burokratike. Ndarja e pushteteve merr fund këtu dhe përmbyll ciklin e vet.

3. Opozita integrohet përfundimisht në aparatin politiko-burokratiko-administrativ. Këtej e tutje qendrimet e saj nuk mund të shprehin më zëra qytetarë, por janë fraksione, dhe kontradikta brenda klasës sunduese, pra brenda aparatit politiko-administrativo- burokratik.

4. Kuptimi i rrotacionit politik merr fund përfundimisht sa kohë nuk ka më rëndësi se kush nga fraksionet sunduese e ka pushtetin.

Ky është realiteti nëse përmbyllet cikli i tjetërsimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, barazisë juridike qytetare, i sovranitetit popullor që nuk i ka mbetur asnjë hije sa kohë qeveriset në pushtetin qendror dhe lokal me një pakicë zgjedhësisht që nuk është as një e pesta e shqiptarëve me të drejtë vote.

A ka deputetë që kanë ende ndershmërinë ta kuptojnë se ç'po ndodh sot?”, shkruan ai.

11 Komente

  1. L
    Lindita

    E duam Shqiperine si gjithe Europa, apo harrove o shkencetar i Myqerem Fuges, qe e shtrove kalldremin e pabarazise me teorite borgjeze qysh kur ishte ne Paris; tani pse flet si komunist?

    1. D
      Drita

      Do besoja dhe mbeshtesja logjiken tende me nje kusht Trego ne menyre transparente te ardhurat e tua te vitit te kaluar. Ti krahasojme me rrogen e deputetit.

      1. E
        E kemi nga halli

        ????????????????????????????

        1. P
          Per ty o popull

          “Poshte populli”, “Rrofte këpërata”!

          1. k
            kacidhja

            Populli me i lumtur ne planet eshte ai finlandez,per arsyen e vetme se diferenca midis pages me te ulet ( pensionit) dhe pages me te larte ne shtet(dhe parlamentarve) nuk eshte me shume se 4-5 fish.Te ne ajo shkon me shume se 30 fishin,as ne vendet me te prapambetura te afrikes nuk eshte kjo diference.SOT POPULLI DUHET TE ISHTE TE PARLAMENTI ,per te protestuar per maskaraden e radhes .POSHTE HAJDUTET ME NE KRYE edi ramen.

            1. g
              gjergji

              Akoma mor zog gomari don barazi sociale si ne komunizem bile,bile akademik???? Vetem pabarazia sociale eshte indikacion per zhvillimin e shoqeris e perparimin e saj .Te jesh me nje nivel socioekonomik te larte(ne se e krijon vet e kapitalizmi ta jep ket te drejte) tregon punen e aftesin tende per te perballuar rrutinen ditore e per te krijuar nje standart ekomikosocial te nevojshem per jetes. Kuptoje o akademik: kapitalizmi nuk eshte filantrop e prandaj pabarazia sociale eshte dallesa kryesore ne mes te shkolluarit e injorantit,puntorit e demelit,inteligjentit e budallait llapaqen.E diferenca ne page eshte pasqyrim i asaj qe shkruajta ma siper.

              1. t
                thirri mendjes!

                O gjergji thirri mendjes kjo qe shkruan ti, nuk vlen ne shqiperi. Ne SHBA, Finlande po ke tru punon, hap kompani, zhvillon, behesh miliarder gje qe ka ndodhur mijera here. Ne Shqiperi hap biznes, te vjen policia bashkiake, paguan rryshfet. Pastaj vjen ndonje Mane apo Kastrati, provo ti besh konkurrence po edhe kafja e mengjesit do te te sekuestrohet. Shkon ne gjykate, sekretarja sti merr letrat se i ka thene shefja, komento ne TemaTV te artikujt e Rames; gjykatesi e pret shkurt se e thirri servisi, iu riparua Maybach, ta ktheje te shpia e pushimit ne jug. Coje ne kushtetuese apo ne strasburg, njera pa gjykates tjetra e parespektuar nga shteti ne 78% te ceshtjeve. Kujdes kur kalon rrugen se te kap plumbi qorr i larjes se hesapeve te droges. --- E nderkohe, parlamentaret gjejne rastin, sa ti dhe gjithe bashkeatdhetaret e tu vuani per buken e gojes, se njerin se paguajne, tjetrit dhe ato qe ka ia marrin me force, i fusin nje dyfishim page per vete. Me dieta celulare 17000 ne muaj, kur sot operatoret telefonik (duopol i lejuar nga shteti) as 1700 nuk i kane ofertat. Ma shpjego pak, kush eshte i shkolluari ketu e kush dembeli. Ai qe rropatet ne shkolle, e i thote shteti te mbaj diplomen (kunder kushtetutes) apo servilat e partise qe ulin bythen cdo te enjte ne Kuvend. Ata me 3 milion e fukarai me 400, po ska gje se vajti 1.7 mesatarja e ti me kaq kenaqesh.

              2. A
                Aron

                Ky ka lindur i lebetitur.

                1. t
                  timo

                  Korupsioni është lubrifikanti i ekonomisë kapitaliste. Ky është sistemi që kërkuam. Tashti ankohemi.

                  1. p
                    ppa

                    Ky idioti qe nuk resht se shkruari traplliqe, i ben llogarite me bith; rroga sot ne administrate mesatarisht eshte 60-70 mije lek , per te mos thene me shume per doganieret, tatimoret, mesuesit, pa llogaritur mjeket; deputeti me 300 mije lek ; atehere i bie qe diferenca te jete 4-5 here me e madhe; ku e gjen ky trapi 30 here...

                    1. P
                      PS PL PD HALJA E KOMBIT PUSHTA

                      E Ramut mjelloshi bashk me 40 hajdutet e derrmuat kte popull me ngritjen e rroges juaj dhe zagarve qe u lepihen nga mbrapa jeni komplet pleura duke permendur ketu dhe sali gerrdecin like llomarinen e me radh ktyre I duhet ven flaka ne parliament ti vesh shkrepsen kur te jen te gjith mbrenda

                      Lini një Përgjigje