Autostrada Rrogozhinë-Fier, njollë e zezë aksidentesh

22 Gusht 2022, 22:40Sociale TEMA

Autostrada Rrogozhinë-Fier, njollë e zezë aksidentesh

Mungojnë rrugët dytësore dhe mbikalimet

Mungesa e rrugëve dytësore në aksin Rrogozhinë-Fier vijon të shkaktojë aksidente dhe viktima. Gjurmët e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Pirrë të Lushnjes, ku mbetën të plagosur 6 persona, pasi një traktor dhe një makine u përplasën, duken ende.

Në rrugë qarkullojnë pa pushim kamionë, karroca e mjete bujqësore dukë e prerë rrugën në formë të rrezikshme për makinat e tjera.

“Kjo autostradë është ndërtuar afro 20 vjet më parë, megjithatë problemet vijojnë të njëjta edhe sot. Në të gjithë gjatësinë e saj ka hyrje dalje nga fshatrat, bizneset private apo banesat që përbëjnë një rrezik për aksidente”.

Herë pas here, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka tentuar të mbyllë këto hyrje-dalje apo ato të karburanteve të shumta të ndërtuara anës autostradës, por pa sukses. Kjo pasi mungojnë tërësisht rrugët paralele që të lëvizin mjetet bujqësore dhe banorët që jetojnë në dy kahet e autostradës.

Mbikalime e nënkalime nuk ka po ashtu.

Ekspertët e sigurisë e kanë ngritur shpesh herë zërin për rrezikun që vjen nga mungesa e standardit në rrugë. Po sa kohë rrugë dytësore nuk ka, në autostradë do të qarkullojnë bashkë makinat, njerëzit, biçikletat, e jo rrallë herë karrocat e traktorët.

Alarmi për sigurinë rrugore mbetet po ashtu i ndezur për aksin Qafë Kashar-Durrës apo Thumanë-Milot, ku aksidentet janë lajmi më i zakontë i kronikës së zezë.

4 Komente

  1. K
    Kaculi

    Shume e drejte nje nga ata eshte lufra, kamionet e seciles kthehen ne mes te rruges per tu futur ne fabrike apo per te dale. Ku ai plera (se keshtu mund te quhet nje qe helmon shqiptaret) kursen te bej hyrje daljen ne fabrike brenda standartteve. Por edhe arrsh qe e lejon ate plere.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Black Jack

      Popull primitiv , nuk dine kurre te civilizohen, sa do qe mund te kete sinjalistik, vete mileti duhet te jet coshient per shpejt Edin Edhe tabelat , ato qe jone , popull I lindur per te vdekur para kohe ????

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agim

        Nuk eshte autostrade, eshte super strade me dy korsi, shoferët të ecin me mend ne koke duke zbatuar ligjin rrugor , jo sikur e kane rrugen te gjithe vetem te tyren, prandaj ndodhin aksidentet

        Përgjigjjuni
        1. K
          Këshilltari Presidentit BEGAJ

          4 milion euro kushton 1 km2 autostrad e shtruar në Francë, ndërsa te ne së paku 4 milion euro sipas ish Presidentit Meta.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje