"Luftë" me Rusinë, por statujat e Stalinit dhe Leninit ekspozohen në vilën qeveritare

22 Gusht 2022, 17:41Sociale TEMA

"Luftë" me Rusinë, por statujat e Stalinit dhe Leninit

Të rrëzuara nga sheshet e Tiranës gjatë lëvizjeve të vitit 1990, statujat e Stalinit dhe Leninit janë rishfaqur të ekspozuara në vilën qeveritare që përdoret për pritje zyrtare të kryeministrit – një akt i gabuar dhe fyes sipas njerëzve që vuajtën pasojat e diktaturës.

Një statujë bronxi e Josif Stalin vështron mbi një rrugë të populluar të Tiranës nga brenda murit të një vile qeveritare – dikur shtëpi e ish-kryeministrit komunist, Mehmet Shehu në lagjen e ish-Bllokut. Statuja qëndron pas një ZIS-i, makinë e përdorur nga ish-Sigurimi famëkeq, dhe pas tij me pak mundim mund të dallosh edhe një statujë të Leninit.

Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës në Shqipëri u frymëzua nga ish-udhëheqësit e Bashkimit Sovjetik. Statujat u hoqën nga sheshet e Tiranës pas lëvizjeve anti-komuniste të vitit 1990 dhe qëndronin prej vitesh në oborrin e pasmë të Galerisë së Arteve.

Por ato janë shfaqur sërish të ekspozuara në oborrin e vilës që përdoret për pritje zyrtare të kryeministrit.

Endri Fuga, drejtor i Agjencisë për Mediat dhe Komunikimin nuk i dha një përgjigje shteruese motiveve të ekspozimit të statujave të Stalinit dhe Leninit në ambientet e vilës qeveritare.

“Është pjesë e një  instalacioni më të madh se statuja e Stalinit,” tha Fuga për BIRN, pa dhënë detaje mbi autorin apo titullin e instalacionit apo vendosjen e tyre në një godinë shtetërore ku hyjnë e dalin delegacione të huaja.

Kur u pyet nëse ky ekspozim mund të kishte pasoja sensitive për viktimat e komunizmit, Fuga shtoi se: “nuk besoj se duhet gjykuar mbi një vepër arti me syzet e politikës”.

BIRN mësoi nga Ministria e Kulturës se statujat e Stalinit dhe Leninit janë pjesë e një fondi prej 100 veprash të Galerisë së Arteve, të cilat u zhvendosën që aty për shkak të rikonstruksionit të godinës. Një burim i tha BIRN se veprat ishin “marrë për ruajtje”, por është e paqartë se si statujat përfunduan të ekspozuara.

Njerëzit që vuajtën në mënyrë direkte nga regjimi i Hoxhës e konsiderojnë ekspozimin e statujave të Stalinit dhe Leninit një “fyerje për vuajtjen e tyre”.

Simon Mirakaj, jeta e të cilit u shënjua si ‘armik i popullit’ dhe kaloi në internim 44 vite, e cilëson shumë sensitive rikthimin e objekteve që glorifikojnë komunizmin.

“Ekspozimi i tyre është shumë sensitiv për ne dhe për të gjithë shqiptarët, pasi ata janë dy persona që kanë shkaktuar mjaft plagë në vendet e tyre dhe në vendet e tjera që kanë qenë në varësi të ish-Bashkimit Sovjetik,” tha Mirakaj për BIRN.

“Në Shqipëri, kampi famëkeq i Tepelenës që ka marrë shumë jetë njerëzish i përket pikërisht asaj periudhe të Stalinit,” shtoi ai.

Ekspozimin e statujave në një vend të dukshëm dhe pa shpjegimin e nevojshëm e sheh të gabuar edhe Çelo Hoxha, drejtor i Institutit të Studimeve të Komunizmit.

“Ka dy praktika për objekte të kësaj natyre; të shkatërrohen ose të ruhen dhe të ekspozohen në muze të posaçëm për komunizmin me sqarimet e caktuara ose galeri specifike, por nuk mund të ekspozohen në hapësira publike,” tha Hoxha për BIRN.

Hoxha thekson se kjo çështje duhej zgjidhur me një ligj për dekomunistizimin, i cili të ndalonte simbolet komuniste, objektet përfaqësuese dhe data përkujtimore të komunizmit.

Kastriot Dervishi, një studiues i periudhës së komunizmit theksoi gjithashtu se nuk ka bazë ligjore se çfarë duhet bërë me këto objekte.

Ndryshe, Mirakaj beson se statujat duhej të ishin shkatërruar ose të paktën të ruheshin në ndonjë magazinë si relike të krimit, por kurrsesi të ekspozoheshin.

“Për mua ato nuk duhen të ekzistojnë,”përfundoi ai.(BIRN)

 

5 Komente

  1. N
    Ne komunizem 80 vjet

    Statujat e leninit stalinit e enverit kishin firmen e vulen e kristaq rames si skulptori i preferuar i enverit (i pleqenin burrat e pashem)!! Djali i babait promovon eren komuniste se atje i ka mbetur ora. Sheh mbrapa cfare nuk kishte ne ate kohe qe femijet e bllokut kishin dhe egersia e tij behet edhe me e madhe nga xhelozia qe kish per bllokun. Ia merrte shpirtin te atit qe nuk ishte i zoti aq sa per ta futur ne bllok. Nuk ushqejme asnje iluzion se komunisti edvin kristaq rama i sherben perulesisht kastes se vjeter dhe banditeve te rinj

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      E gjithe bota i ruan monumentet e se kaluares dhe i ekspozon per te gjithe ata nuk nuk e kane njohur ate rregjim. Asgje te keqe nuk ka dhe tani po ja fut kot qe pemend komunizmin qe edhe po te duash ti nuk vjen me kurre. E tille ishte koha dhe te tilla ishin ligjet.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dukati

      Pse ju besoni se historia juaj ,familjare apo personale, eshte edhe histori e Shqiperise!.Ju genjen mendja.Ajo ngelet vetem e juaja.Shqiperia eshte shume me shume e madhe rrjedhimisht historia e saj qendron ne keto permasa ,perpara historise tuaj.Prandaj mundohuni qe gjelles suaj tja hidhni kripen me karar ,ndryshe ajo nuk hahet.Pra gjellen tuaj nuk po mund te hani dot.

      Përgjigjjuni
      1. g
        gavroshi

        Po bunkeri dhe kloni i vendosut po aty ne bulevard cfar ju ngjall ketyre idjoteve apo me qe ideatori ishte bishti i qenit Fatos Lubonje nuk ndihen. Po bunker art qe ka mbledhur turiste nga gjith bota si ju duket injoranteve, arti eshte i lire o tru shkulur dhe keto buste qendrojne ne shum vende te botes...

        Përgjigjjuni
        1. G
          GEZUAR BAFTJAR

          SOKOL MIRAKAJ E KA DOSJEN SA NJE DYSHEK SI AGJENT I SIGURIMIT

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje