
Robert Necaj, i riu që shpëtoi motër e vëlla nga mbytja pak ditë më parë rrëfeu për Euronews Albania momentet e vështira të përjetuara në det të hapur kur iu desh të luftonte për jetën e vet dhe të dy fëmijëve.
Duke qenë vrojtues plazhi ai tregoi se si ishte gjendur në zonën e Ranës së Hedhur dhe kishte hyrë pa u menduar dy herë në det kur kishte dëgjuar ulërimat e dy fëmijëve që ishin duke u mbytur.
I riu rrëfeu peripecitë teksa iu desh të luftonte për jetën përballë dy adoleshentëve që disa herë e kishin zhytur në ujë në përpjekje për të shpëtuar jetën e tyre.
Lini një Përgjigje