Merr fund mashtrimi me kilometrat e makinave në Shqipëri

20 Gusht 2022, 22:25Sociale TEMA

Merr fund mashtrimi me kilometrat e makinave në Shqipëri

Në certifikatën e kontrollit teknik, edhe historiku i kilometrave

Merr fund mashtrimi me kilometrazhin e automjeteve. Në certifikatën e kolaudimit tashmë shënohet edhe kilometrat që ka mjeti në momentin e kontrollit.

Por krahas kilometrazhit që ka mjeti në momentin e kontrollit teknik, në certifikatën e kolaudimit tashmë regjistrohet edhe historiku i makinës me kilometrat përkatës.

Ky automjet që shihni në pamje, në vitin 2017 ka pasur afro 20 mijë kilometra, ndërsa këtë vit regjistron 49 mijë kilometra.

Kjo risi nuk ka kosto ekstra, por është e përfshirë brenda tarifës ekzistuese për kolaudimin. Hedhja në certifikatë e të dhënave të kilometrave të mjetit do i japë fund mashtrimeve që bëjnë tregtarë të ndryshëm të makinave të përdorura, për të përfituar në kurriz të blerësve.

Cilido që kërkon të verifikojë një automjet përpara se ta blejë, mund të adresojë një kërkesë online pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe vetëm duke dhënë numrin e shasisë do të marrë historinë e automjetit që kërkon të blejë.

5 Komente

  1. R
    Rezi

    Kjo është gjëja më e mirë që keni bërë! Kështu veprohet në çdo vënd europian ku synojmë të bëjmë pjesë.

    1. A
      Auuuu????Deri tani ishit ne gjume a???????????????

      Auuuu????deri tani ishit ne gjume a????????????????????????????????????????????

      1. K
        Komunisti skandinav.

        Dmth mza kur te me teket shikoj me sa kilomerta e ka komshiu makinen. Hahaha Kush tha qe ne çdo vend evropian eshte keshtu? Ne evrope ( gjermani) makinat kane librin e historikut te kualudimit. Aty shenohen dhe kilomertat. Kush e shet makinen pa ate liber athere lind dhe dyshimi. Por jo online e hapur per te gjithe !!!

        1. r
          ronny

          komunisti skandinav qe ka ne gjume nonstop...po bucko..online eshte dhe ofeohet si nga site private sigurisht me nje kosto sherbimi te caktuar....po ashtu edhe nga institucione shteterore...percecse eshte shkruar ne ate librin e servisit vjetor..por nga qe nje pronar a disa pronare te te njejtes .akine mund te perdorin Libra te ndryshem..apo vende servusi te nsryshme si Brenda apo jashte shtetit te tyre ..rruga me e sigurte prape mbetet ajo online shoku...

          1. s
            shteti me rrumpalle dhe katrahur i rruzullit

            hajde lajm per koke te lajmit hajde !!! Po km kane minimalisht nja 10 vjet qe shenohen te fleta e rezultatit te kolaudimit, ajo fleta "e dyte" qe shqiptaret hedhin, sapo kalon kolaudimi !! Shqiptari, si popull intelektual, jo-analfabet e i letres, i ka fiksim dokumentat! Po mire km, qe nga sot jane ne faqe te pare, po ndonje lajm per ata qe i modifikojne, ka??

            Lini një Përgjigje