
Nga Jona Dervishi
Ne shqiptarët mbahemi si populli më“mikpritës në botë”, ose të paktën kështu na pëlqen të përfaqësohemi, si në përditshmëri me njëri-tjetrin por sidmos me të huajt që na prezanton jeta në rrethana të ndryshme. Po mirë hajde se po e marrim të mirëqenë, ja ç’ndodhi pasditën e së djeshmes me dy miq të mirë të mi, një çift bashkëshortësh shqiptarë të cilët vinin nga SHBA drejt Tiranës pas 8 vitesh.
Djali, shumë i lumtur për ta prezantuar bashkëshorten e tij me shoqërinë e hershme shqiptare si dhe patjetër me baret e restorantet simpatike që Tirana t’i ofron pa kursim. Pas takimit plot përqafime dhe nostalgji, vendosëm të shkonim në një restorant andej nga ”kompleksi Dinamo” . Gjetëm një taksi që po kalonte pranë nesh dhe e ndaluam.
Menduam të ikim me të menjëherë se patjetër të gjesh vend parkimi ne Tiranë është shumë e vështirë ndaj s’e menduam dy herë. U futëm në taksi dhe dëgjuam një zë si ai bariu kur thërret delet “Hë? Nga e keni”? Po, ja, jemi për në filan “Restorant” zotëri!
“Zotëria i taksisë” na e ktheu “Në cilin restorant? S’e njoh! Me një zë të vrazhdë. O zotëri na ço pranë Kompleksit Dinamo dhe jemi Ok!
- Ku është more Kompleksi Dinamo? - bërtiste taksisti! Po ku e dimë si me ta shpjegu me kollaj se kaq mor burr i tham , ose Federata Futbollit, se kur s’e di ti që je i fushës i thamë si të ta shpjegojmë ndryshe
Taksisti nga të mos diturit e vendit, pra sipas tij nga “fyerja” e egos së tij , filloi të bërtiste e të mallkonte, duke e rritur shpejtësinë e mjetit, përpos mungesës së madhe të respektit për klientët por dhe duke na vënë në rrezik jeten!
- Ore ti i tham ne, te te hapim navigatorin nga telefoni dhe ndiqe!!
- Jo, tha ju me ngatërruat! Unē e dija se ku ishte! Ç’a jeni ju kështu? etj, bërtiste i biri i botës sikur na kish marrë free në mjetin e tij “të bukës së gojës së femijes së tij”! Derisa i thamë të na ndalonte diku aty ku gjetem nje trotuar. Pasi na ndaloi me një frenim histerik kërkoi dhe paratë në formë shtazarake dhe mbylli derën me forcë!
Dy miqte e mi të ardhur me kaq deshirë nga përtej oqeanit, të traumatizuar, thanë: “Po si paskemi mbetur njësoj”! Një gjë e tillë në SHBA thanë, përpos heqjes së licensës, ky shofer arrogant do të kish ngrënë edhe burgun!
U përpoqa që t’i qetësoja duke u thënë që mbase ishte faji ynë që nuk morëm një kompani taksish të rregullt por u futëm ku na kapi rruga, alla shqiptarçe!
Gjithsesi morali i kësaj ndodhie të mbrëmshme që doja ta ndaja ishte sepse nuk është hera e parë që mē ndodh dhe kujtdo nga ne i rastisin siklete të tilla me paratë e xhepit, është pikërisht se në kete Shqipërinë tonë të vogël e thotë mirë i pari i vendit “Punë ka, por s’ka profesionistë“. Janë pikërisht këto detajet e përditshmërisë tonë që më bëjnë t’i jap të drejtë shprehjes së të madhit Gjergj Fishta: “Shqipnia u ba, tash duhen ba shqiptarët”!
Çfarë heqje license or Amerikano. Njëri është edhe taksixhiu dhe mbase kishte kaluar një ditë të vështirë deri sa u futët ju në taksi dhe e nxorri inatin me ju. A është e drejtë sjellja e tijë? Sigurisht që jo por mos na hapni barkun me injoranca të kësaj natyre. Thjesht herën tjetër mos e përdorni më atë taksixhi dhe të gjithë palët janë të kënaqura. Pushime të mbara.
Po mire mor njerez, ja vlen te humbesh kohe, te ulesj e te shkruash keto he gjera?