SHËNIM: Ta kryqëzojmë këtë vajzën e re police, se na preku median në nder!

19 Gusht 2022, 16:52Sociale TEMA

SHËNIM: Ta kryqëzojmë këtë vajzën e re police, se

Anisa Kostani, një vajzë e re, që ndër të tjera është edhe punonjëse policie, është kthyer në lajmin e ditës, pas një replike që ka pasur me gazetarët për punën e Policisë së Elbasanit.

Replika e saj ka qenë e pavend, por deri diku edhe mund të kuptohet frustrimi i policëve të Elbasanit, për shkak se prej kohësh kanë qenë nën akuza mediatike, se tolerojnë krimin në këtë qytet problematik.

Në rastin konkret, të vrasjes së ndodhur dy mbrëmje më parë për një shikim të gabuar, që solli edhe reagimin e Kostanit, vajza police ka pasur të drejtë, pasi nuk është përgjegjësi e policisë, se nuk mund të kontrollojë çdo njeri që çmendet dhe vret për një shikim.

Reagimi i saj, siç mësohet, në fakt ka qenë më së shumti i drejtuar për gazetarët e Elbasanit, të cilët në disa raste kanë bërë raportime të rreme kohët e fundit, për shpërthime në qytet, ndërkohë që duhet thënë se ka kohë që Elbasani më në fund është kthyer në një qytet normal dhe pa raportime për krime të rënda.

Kuptohet, asgjë nuk e justifikon reagimin e ashpër të saj, dhe për këtë me të drejtë edhe është pezulluar nga Policia.

Por kaq. Nuk ka pse masakrohet tani nga media si vishet, si zhvishet, ku i gjen lekët për pushime, çfarë muzike dëgjon etj etj.

Ajo është një vajzë e re që gaboi dhe për këtë është ndëshkuar.

Nuk ka pse përndiqet nga mediat, për t’ia nxirë jetën, pse e lëshoi më shumë se duhet gojën.

Se jo për gjë, por deri pak kohë më parë ajo ishte “ylli” i këtyre mediave që sot e sulmojnë, duke e nxjerrë atë nëpër emisione dhe portale, si një “fenomen”.

E pra, edhe atëhere ishte e njëjta vajzë që “zhvishej”, që dëgjonte këngë të “papërshtatshme” dhe bënte “jetë luksi”.

Ndaj mirë bëjnë që kërkojnë nga ajo dhe gjithkush tjetër, të respektojë median.

Por aman edhe media duhet të ketë kujdes, sidomos në raste të tilla kur merret me një vajzë të re, e cila larg qoftë mund të mos e përballojë dot stresin e shkaktuar nga kjo situatë dhe mund të bëjë ndonjë të pabërë.

Ka plot raste të tilla.

Prandaj merreni më qetë dhe fokusohuni tek lajmi i vërtetë, që është vrasja e një njeriu për një shikim, apo tek fakti që tashme duket se bandat në Elbasan nuk kanë më fuqinë e dikurshme, jo tek reagimi emocional i një vajze të re, që kërkon të mbrojë punën e vet!

TemA

23 Komente

  1. S
    Sara

    turp i madh! Imagjinoj asgje e tille s;'do ndodhte po te ishte postuar nga ndonje shef policie barkder nga ata qe bien era perchhh

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lala i Lushnjes

      Asnjë arsye të pushohet si police nuk ka. Në fund të fundit tha të vërtetën lakuriq për medjat. Po qe se është në rregull me detyrën vajza duhet të vazhdoi punën. Si lalë me mëndje të "keqe,, që jam, kam frikë se goca e ka problemin nga gruaja e Nanos (një mundësi e vogël). Nëne....nëne po e ka marr "sekretarja,, në dorë. Mos më tretë dheu.

      Përgjigjjuni
      1. K
        KAPSOLLA

        Po eshte punonjese e policis se shteti o robo ka nje etik profesionale ka dhe nje rregullore te brencme. Apo pe bythet e bukra dhe ne te rri thua

        Përgjigjjuni
      2. A
        Argjon

        Nuk ka pse të bëhet viktimë se është femër! Zonja është zyrtare publike dhe po gjykohet për veshjen si zyrtare e policisë. Tani, kur unë shoh një zyrtare të policisë të botojë më shumë pamje gati lakuriq apo vendesh dhe mjetesh të shtrenjta, disa pyetje më vinë në mendje. Ku i gjeti paratë zonja, kush na siguron se nuk financohet nga krimi i organizuar? Si nyje e rrjedhës së drogës nga lindja, Elbasani është i kalbur në krim. Le të kthehemi tek ngjarja, është vrarë një njeri! Vrasësi kishte thithur kokainë dhe lëvizte i armatosur. Nuk ju bën përshtypje kjo gjë juve?! Kush na mbron? Prandaj duhet njerëz të luftojnë kalbësirën dhe krimin pa mëshirë. Njerëzit janë të inatosur, sepse baruti digjet e policia krihet. Shqipëri nuk është republikë sa për sy e faqe, ose si i thoni ju në nallbanisht, facebooku apo instagrami! Jeni të thirrur në detyrë, bëje ose ik!

        Përgjigjjuni
        1. q
          qytetari shqiptare

          Nuk e di se per cfar VESHJE te Polices diskutohet ktu , por kjo me duket total pasens ,sepse er Ndreuara Police ,nuk ka dal ktu me Rreklamu as rroat e banjos e as trupin ,kte e kan bere kto Bortdellua e Medies e cila duhet te pergjigjet Penalishte - per nxjerrjen e Fotove ne Plazhe ne Privatesin e saj Policen ne fjale ,(nqs ajo nuk ka dhene Medies miratimin e saj ,qe ti ekspozohen kto fotot ne Opinion - Te ngreje Padi per prishje Imazhi ) ) kur Tematika nuk eshte Trupi seksi dhe Bikini i Polices (e cila ne fund te fundit eshte e re dhe femer dhe si te gjithe ne Plazhe mban rroba banje ) por dicka tjeter qe ka te bej me kto FakeMediet, qe kan degjenruar gjithcka ,nuk i ngjane asnji lloj medie te vertete te Botes e cila di te vej detyren qe ka vs opoinionit e i sherben shoqerise jo te degradoj ,degjenroj ,inkriminoj , bastardoj Shoqerine Shqiptare

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bato

          Mediat, vizive e te shkruara, jane nje qelbesire. Jo vetem keto te Elbasanit, por te gjitha pa perjashtim! Nje pjese prej tyre jane krijesa te botes krimit, te tjere i mbajne si arme per t'u mbrojtur nga qeveria per pislliqet dhe invazionin qe bejne. Policja eshte shkrehur ne zemrim e siper, gabim, por thote te verteten!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vjosa

            Gjithe kush ka të drejte të mbroj punen e vet dhe të kolegeve, po ka shume menyra per tu shprehur. Nuk dua të merrem me paraqitjen dhe jeten private të saj por professioni që ajo ka zgjedhur duhet të kete nje tjeter paraqitje ose eshte mirë të nderroj profesion, shume mirë mund të bej dhe modelen.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje qytetar

              Ty qe shkruan duhet te jesh gazetare ose gazetar,nuk te shkon ne mendje qe ka nje ca norma etike para se te behesh police,nuk te shkon ne mendje se polici eshte perfaqesues i shteti dhe popullit,nuk te shkon ne mendje qe te poilici populli ndjen garanci etike morale dhe siguri,nqse ka qejf te bej tik tok mere dhe shko ne Dubai se mund te gjendeni mire.Nqse do te kritikoje gazetaret ne rradhe te pare ka eprore ne rradhe te dyte ka linguazh tjeter me te edukuar ajo te bej detyren e saj dhe ska pse te ekspozohet me foto seksi.Po ka ndonje problem ajo dheti qe e mbron shkoni se ka plot agjensi qe ju ofrojne ato qe keni qejf te beni,por nga pozitat e policit nuk shkon.Nuk i takon asaj te flasi dhe te komentoj gazetaret,ka nje hierki ne policine e shtetit,po nuk i pelqeu te liroje rrugen dhe te shkoj te bej tik tok ku te kete qejf.Apo ty si gazetare(r)nuk te kalon ne mendje ETIKA

              Përgjigjjuni
              1. m
                mateo

                Po kjo eshte media jone, o gazetar! Per liderrat qe ç'nuk nxjerrin nga goja për ''armiqtë'' qe u kane marre pushtetin, e mbyllin gojen dhe veç mbajnë shënim brroçkullat e tyre ne ligjerimin pa limit. Keta jane hazetaret e anal-istet tane, mor gazetar. te pamoral e te paskrupullte.

                Përgjigjjuni
                1. o
                  o ju shkerdhefsha Mediet o Bordello putanash

                  Policia e Elbasanit ka te drejten e gjithe Botes t'i terheqi vemendjen medias qe abuzon me me Opinionin e gjithcka shgarravit dite e nate ,nji medie e degjenruar ti thuash eshte shume pak , por kriminale . Policia e re eshte nji Shembull ,se si duhet te veproje Policia e cila paguhet qe te disiplinoje popullin madje edhe medien e cila shpesh her i sherben krimit e degjenrimit te shoqerise shqiptare . Ne vend qe ti thoni faleminderit asaj Police te Re ,e cila nuk ben indiferenten ndaj Krimit as mbeshtetsve te tij dhe ne fund te fundit ajo ben detyren e saj ,maskarenje . Paska arrit puna deri aty sa kjo Bordello medie ti boj karshillik edhe Policise lol

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drin

                    Tema, redaktori Bled apo kushdo qe e ka shkruar kete koment, jeni 100% gabim. Padyshim ka plot 'reportere' dhe 'gazetare' qe jane totalisht ne profesionin e gabuar, por ne kete rast nuk eshte kjo ceshtja. Kesaj oficeres se policise nuk ja germoi njeri fotot ne sendukun me shtate kyce qe ka ne shtepi, por i publikon ne rrjetet sociale, e vetedijshme se te gjithe do t'ja shohin. Bashke me zanatin e polices, vjen pakete dhe kontrolli i sjelljes ne publik, ne rrjetet sociale (qe ne kohet e sotme prape quhen publik) ne gjuhen qe perdor dhe mesazhet qe percjell. Ne qofte se nuk e ben dot, te nderroje profesion, sepse mesa duket te dhenat i ka. Kjo vajze eshte varianti policor i gjykateses po nga Elbasani, qe jepte drejtesi dhe vendoste fate njerezish me ate sjellje prej gjytyrymeje dhe cengijeje; cka defton dhe formimin profesional dhe sa ka lexuar ne shkolle. Padyshim qe duhet marre me qete, sepse lajmi i vertete eshte vrasja kot se koti e atij djali te shkrete, por edhe ky eshte lajm i vertete. Mjaft me keto apologjira se po u marrka ne qafe nje vajze qe beri nje gabim. Jo Tema, ajo eshte nenkomisare policie, dhe jeni ju te paret qe ja botoni gjithe qejf njezet foto nudo; me thoni pak, kjo eshte shembull i ruajteses se ligjit apo i kontigjentit te onlyfans, ne rastin me te mire? Neser mund te behej dhe drejtoreshe e pergjithshme e policise se shtetit; ndoshta edhe behet. Ju si te varur prej klikimeve mund t'ja botoni te gjitha fotot me bikini, madje kerkojini dhe te tjera, po mos na beni dhe moralistin pikerisht per kete rast flagrant te mungeses se moralit. Botojeni ju lutem

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lab

                      Kjo vajze e re eshte nje cope idiote (sikurse gazeatri qe ka shkruar keto rreshta) dhe nuk do marre seriozisht.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ish-polici që la policinë për Londrën e bekuar...

                        Vajzës police i rrofshi piqkën se kismeti i vet nuk do ta lënë ne rrugë të madhe jo, perkundrazi ajo do te sistemohet ma mirë. Medja shqiptare e shkatrroj shoqerine shqiptare. Mjer kush i degjon dhe aq më keq kush i beson.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          KAPEDANI

                          Kur flet dhe k.....a per nderin !!! Po ti ke pese vjet qe meresh me Arminen o Mero. Apo u bere xheloz se te vodhen profesionin.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            T

                            Se kryqezon njeri se preku median ne nder,e kryqezojme se flet brockulla,kur te gjithe e dine si sillet policia me te fortit e si sillet me hallexhiun. Nqs SE kete kjo e Quan Pune te shkelqyer,ather paskemi kuptuar gabim kuptimin e fjales shkelqyer. Nje.polici qe nuk zberthen dot nje.krim qenka e shkelqyer? Nje.polici qe sna mbron as ne trotuar,as ne rruge apo det qenka e shkelqyer? KY artikull shkruesi,vec se I lepin bolet rames per ndonje kocke,te kerkoj dhe faktet se c ndodh vertet me policin tone te shkelqyer. Do I thoja bravo ,po te fillonte policia te ndaloj e te vej gjoba te forteve ne fillim e pastaj me te tjeret. Po Kam frike se po ta bejn kete,skane me CA shkojne neper pushime keta polic neper vende qe me rroge si perballon dot. Korrupsioni I policise eshte I shkelqyer ,kaq e dime

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sheqeri

                              O Tema pse nuk nxirrni edhe ketu ato fotografite me bikini te kesaj? Apo ketu u be goce lagjeje, kurse kur deshet te tallnit karin e miletit e tregonit si goce instagrami?

                              Përgjigjjuni
                              1. o
                                obzervues

                                futi nje llogari Only Fans aty dhe bej lek dhe je ne terezi, beji naften kesaj pune

                                Përgjigjjuni
                                1. t
                                  timo

                                  Media është shumë trime me këtë vajzë të re . Do ta kishte futur në burg po të kishte pasur mundësi por, dhjet gjak para kriminelve Berisha dhe Meta.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. .
                                    ....

                                    Sakte Timo ! KAZANI vetem plehrat i pranon me qejf.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. A
                                    Alniku

                                    Mund të jetë shumë e ndershme në detyrën e saj por njeriu publik ka disa viza të kuqe dhe kushdo qoftë duhet ti përmbahet këtyre rregullave dhe jo të flasin si gangster/e.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Miradije Hoti

                                      Posht Edvin rusi e marrrt pusi i hift luci sikur Abazviqit karruci.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Maruka

                                        Po të.ish.për mungesë etike kushedi sa.pushtetarë deputet.në qëndër e.në.bazë do.ishin pushuar. ...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Y
                                          Ylli

                                          E keqa me e madhe qe nderhyne ne jeten private te goces pamjet nuk kane lidhje me detyren

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje