Profesor Denari mbron flamurin turk, i revoltuar-

18 Gusht 2022, 18:41Sociale TEMA

Profesor Denari mbron flamurin turk, i revoltuar-

Denar Biba, që drejton Autoritetin e Konkurrencës, ka gjetur kohë të bëjë një shkrim, i revoltuar nga heqja e flamurit turk në Gjirin e Lalzit, nga një shtetas shqiptar.

Në një kohë që prej muajsh abuzohet me çmimet e ushqimeve, duke përfituar nga kriza botërore, profesor Denari, që nuk ka marrë asnjë masë, gjen kohë dhe i qan hallin flamurit turk.

Nuk bën keq në fakt, por mirë do të bënte të merrej ndonjëherë edhe me detyrën që i është ngarkuar, për të cilën merr një goxha rrogë nga shteti shqiptar.

Shkrimi i Bibës

Mos ma përdhos flamurin!

Nga titulli i këtij shkrimi, besoj se kuptohet që po shkruaj për ngjarjen e famshme kur një i ri, iu kacavar si majmun shtyllës dhe, pasi arriti ta marrë flamurin, e përdhosi atë duke e djegur.

Po je i saktë, kjo ka ndodhur vitin e kaluar, në mes të Beogradit dhe emri i dhunuesit të flamurit shqiptar është Nikola Keljanoviç, shtetas serb. Flamuri ynë kishte mbetur majë një shtylle neoni ndanë rrugës në shoqërinë e disa flamujve të tjerë, pasi disa ditë më parë në Beograd ishte zhvilluar një samit ndërkombëtar.

Nuk e di çfarë ndodhi me këtë tipin por, 12 vjet më parë, një adash e bashkatdhetar i tij, Nikola Kliçkovis, u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg nga Gjykata e Xhenovas për “prishje të qetësisë publike” gjatë ndeshjes Itali – Serbi, ku ky trimi, bashkë me ca të tjerë patriotë namusllinj,  dogjën në mes të ndeshjes… flamurin shqiptar (!).

A të kujtohet i nderuar lexues se sa u lënduam e, se si u tërbuam e, se çfarë shkruam ne në faqet tona në FB apo gjetiu online?

“Përse na e përdhosin flamurin?” apo “Urrejtja e serbëve ndaj shqiptarëve është e pafund” janë vetëm dy prej titujve që personalisht arrij të kujtoj nga shtypi i kohës.

Historia e flamujve është e hershme, qindra vjeçare në fakt.

Nëse në antikitet mund të kenë qenë thjesht dekorativë apo imazhe ceremonialë, në mesjetë flamujt erdhën e u identifikuan si simbole përfaqësues të një sundimtari, një komuniteti, qyteti apo anijeje.

Koncepti modern i “flamurit kombëtar” është relativisht i vonë, pasi e vonë është edhe historia e krijimit të shteteve-kombe.

Sot, një flamur kombëtar nënkupton shumë më shumë sesa një beze; nënkupton një ide, madje një ideal. Ai nderohet për atë që përfaqëson dhe vlerësohet në respekt të sakrificave të banorëve të një vendi përgjatë historisë.

Respekti ndaj flamurit kombëtar është shenjë patriotizmi e atdhedashurie nga ana e shtetasve që i përbetohen atij flamuri dhe respekt e luajalitet ndaj një populli tjetër, kur bëhet fjalë për flamurin e një shteti të huaj.

Rilexoj këto vargje nga “Himni i flamurit” të Nolit dhe ndjej emocionet të më përçojnë trupin:

“O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flakë,
Flamur i kuq, flamur i zi.”

Përtej konsideratave për cilësinë e tekstit (krahasimi me vargjet e Nolit vjen automatikisht), kam qenë vetë dëshmitar në Lion – pak përpara nisjes së ndeshjes me Rumaninë kur, me dhjetëra, ndoshta qindra shqiptarë, burra e gra, këndonin të përlotur “Unë jam kuq e zi, kuq e zi. Jam unë dhe ti, kuq e zi. Me ty zemrën kemi sot, o flamuri më i bukur n’botë!”

Pikërisht për këtë ndjeshmëri të lartë që mbart një flamur kombëtar, përdhosja (djegia, grisja, shkelja, urinimi, shkarravitja, etj.) e tij konsiderohet gjerësisht si një akt i rëndë dhe nuk kalon lehtë nga vëmendja e një shoqërie. Shumë shtete madje, e konsiderojnë edhe vepër të dënueshme penalisht dhe kanë parashikuar në legjislacionet përkatëse masa ndëshkimore ndaj kujtdo që përdhos flamurin.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë p.sh., në nenin 268 sanksionon se “dëmtimi qëllimisht” apo “poshtërimi botërisht i flamurit kombëtar” përbën “kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj”. Në Francë dënimi është deri në gjashtë muaj, në Itali deri në dy vjet, ndërsa në Gjermani deri në pesë vjet.

Edhe në ato shtete ku përdhosja e flamurit kombëtar nuk parashikohet drejtpërdrejt si veprim i ndëshkueshëm penalisht nga një ligj penal (p.sh. në Mbretërinë e Bashkuar), veprimi përsëri mund të ndëshkohet në kuadër të shkaktimit të urrejtjes etnike, prishjes së qetësisë publike, apo si vandalizëm, zjarrvënie, etj.

Danimarka ofron një rast interesant, pasi, ndërsa nuk parashikon në legjislacion asnjë penalitet për rastet e përdhosjes së flamurit danez, parashikon për rastet e përdhosjes së flamujve të tjerë kombëtarë, duke e arsyetuar ketë si ndërhyrje në “çështje të politikës së jashtme” e, për pasojë, si kërcënim të sigurisë së vendit.

ShBA ofrojnë një qasje ndryshe. Nuk ka statistika, por të gjithë jemi dëshmitarë se flamuri i ShBA është ndoshta flamuri më i përdhosur, jashtë ShBA po e po, por edhe brenda territorit amerikan, si shfaqje simbolike e mospëlqimit apo kundërshtimit të politikave që ndjek qeveria e ShBA. Në këtë kontekst, është sinqerisht mbresëlënëse kur mëson se, bazuar në një vendim gjyqësor (precedent kushtetues), në ShBA, ndalimi me ligj (shtetëror apo federal) i poshtërimit të flamurit konsiderohet antikushtetues (Vendimi i Gjykatës së Lartë në çështjen “Texas v. Johnson”, e vitit 1989)! Sipas Gjykatës, poshtërimi i flamurit amerikan si shfaqje publike e mospëlqimit ndaj politikave qeveritare parashikohet dhe mbrohet nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës, si një “shprehje simbolike”, në kuadrin e përgjithshëm të lirisë së shprehjes e të mendimit. Vërej për lexuesin e interesuar se, pas këtij vendimi të Gjykatës, në dy raste është bërë përpjekje për kalimin në Kongresin amerikan të një amendamenti të ri, i cili do ta mundësonte ndëshkimin me ligj të përdhosjes së flamurit; iniciativat kanë dështuar në çdo rast, pasi nuk kanë arritur të marrin votat e nevojshme (2/3) të Senatit.

Kushdo që ka arritur deri në këtë pikë të shkrimit e ka të qartë se hyrja e tij (rikujtimi i përdhosjes së flamurit tonë nga një serb) është thjesht provokative dhe se nxitja reale për të ndarë me ju gjithë sa më lart erdhi prej episodit banal të shkuljes nga një kullë vrojtimi në një nga plazhet shqiptare dhe, më pas, përdhosja e flamurit të Republikës së Turqisë nga një bashkëfshatar yni.

Çfarë ju nuk mund të dini është diçka më personale: një prej shtetasve turq të intervistuar nga mediat tona, i cili me të drejtë u shpreh i ofenduar dhe i shqetësuar për veten e familjen tij, qëllon të jetë fqinji im i mirë e i respektuar Sh.

Ky shkrim i drejtohet gjithkujt, por i dedikohet fqinjit tim.

42 Komente

  1. T
    Taulant

    Ky debili u emerua para pak ditesh negociator ne grupin Shqiptar per anetaresimin ne BE.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jusuf

      Ti debil qe di te lexosh por jo te kuptosh duhet te dish qe qe kur merr postin si zevendes minister kulture, financash, ekonomie, turizmi etj,dhe edhe si kryetar autoriteti te konkurrences, je automatikisht edhe negociator per kapitullin e negociatave qe ka lidhje me institucionin qe drejton. Po te lexosh gazeta eshte nje gje, te kuptosh eshte gje tjeter. Ik tani fshi bycen me leter.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Biba

        Jusuf, ti s’mund te jesh vec Denar

        Përgjigjjuni
        1. c
          ca po thua

          Fjala "Denar" ne fjalorin e perditshem popullor, ka zevendesuar fjalet e dikurshme "hajdar" dhe "genc".

          Përgjigjjuni
        2. O
          Osman Gazepi

          Mire ore Denar qe na shpjegove qe flamuit e shteteve te tjera nuk duhen perdhosur, por ti ceshtjes i kalon anash dhe e tjerr kete rast sipas oreksit apo (mos) inteligjences tende. Para se gjithash duhet kuptuar dhe shpjeguar se perse ai flamur i huaj ndodhej ne vend rojen e nje plazhi apo territori shqiptar, pra jo ne territor diplomatik, se dyti duhet thene e verteta, qe flamuri duke u hequr nuk eshte perdhosur, por eshte korrigjuar nje shkelje e rende e sovranitetit te kombit shqiptar nga ana e nje suniti te devote e te nenshtruar ndaj okupatorit 500 vjecar te trojeve shqiptare! Ne cdo vend te europes, eshte e lejuar ne se nje rezident me kombesi te huaj valevit flamurin e kombit te tij ne ballkonin e shtepise apo ne automjetin e tij, ne rast festash apo ndeshjesh sportive nderkombetare, por eshte e ndaluar me ligj ne se nje flamur i huaj vendoset ne nje vend apo objekt publik!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taulant

            O gazep! na e trego pak ate ligjin qe ndalohet te vendoset nje flamur i huaj ne nje objekt apo vend publik! Po nuk e tregove fute ne bythe ate flamurin, dmth jo bezen po shkopin e flamurit.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tanguli

              Po ti Tauland zvarraniku e ke brenda shkopin e falamurit turk, me gjithe beze?

              Përgjigjjuni
        3. V
          Vin

          O denar o car.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eri

            O vin e hongsh n brim o trim

            Përgjigjjuni
            1. B
              Biba

              Eri, ti s’mund te jesh vec Denar

              Përgjigjjuni
          2. L
            Lola

            Ky Biba ,rose nuk mund te behet kurre, gjen kohe te beje carcaf me gjera te tjera por per punen e konkurrences ,,,, as edhe nje fjale. A eshte i pergjegjshem ky njeri?

            Përgjigjjuni
            1. R
              Romir

              Lola, a nuk kane valle te drejte njerezit pavaresisht titullit, te japi mendime dhe per ceshtje te tjera?

              Përgjigjjuni
              1. B
                Biba

                Romir, ti s’mund te jesh vec Denar

                Përgjigjjuni
            2. S
              Sara

              "profesor" Denari eshte thjesht rrote ari

              Përgjigjjuni
              1. N
                Naureta

                "Studente" Sara je thjeshte thyerse .. arash

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Biba

                  Naureta, s’mund te jesh vec Denar

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sara

                    Jo he burre, se do ishe thy ne mes, sikur

                    Përgjigjjuni
                2. D
                  Detari

                  Pse shte lajm ky? Dihet qe ne "Shqiperi" ( ish Arberi ) banon nje pakic-shumc turke. Fqinjet i perzune turqit ne i kemi akoma ketu.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    BE

                    Detar, dikni mbi emocionet parahistorike. BE promovon vlera bashkimi. Ti ben si europian por nderkohe flet si nacionalist. Dhe duhet te dish qe nacionalizmi eshte streha e fundit e cdo maskarai. Thellohu pak. Nqs do te perzesh popuj, je europian apo anadollak.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Detari

                      te turqizohesh nuk eshte vlere evropiane, e kunderta. nqs do evropen duhet shpallur non-grata islami dhe turkia.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Biba

                        BE, ti s’mund te jesh tjeter vecse vete Denari

                        Përgjigjjuni
                    2. S
                      Skeptiku

                      Ky eshte rasti per ta pergezuar Denarin per kete shkrim plot informacion e kulture, e jo per t'i kujtuar...qe te merret me punet e zyres!

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Biba

                        Po pra! Ç’pune ka Denari me konkurrencen? Pune zyre hesapi (turqisht)

                        Përgjigjjuni
                      2. S
                        Sqepari

                        O njerez, te thote dikush more, pse ishte apo pse duhej si flamuri turk ne piken e rojes ne Plazh?

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          ana

                          Ja ta them une o bisht sqepari: sepse ne ate teritor plazhi kishte dhe pushues te ardhur nga Turqia dhe pronari i cadrave dhe njekohesisht i lokalit aty afer donte ti respektonte sa me shume. E njejta gje ndodh edhe me resorset turistike ne Turqi ku ne hyrje te tyre apo ne brendesi vendosen flamuj te shume shteteve nga vijne turistet, perfshi edhe flamurin shqipetar o KAR!

                          Përgjigjjuni
                        2. Q
                          Qorri i Bibes

                          Mos ja vini re se kohe plazhi eshte.

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Haha

                            Po barbarizmi dhe ky mentalitet që kemi nga Ka arrdhure? Pike ky mentalitet dhe barbarizmi na Ka arrdhure nga Turqit dhe nga mentaliteti i fes islame. Se pse të gjitha vendet muslimane pak a po shume jane si ne njerze të çmendur dhe primitive. Por si do çofte pune edhe ti je një mbeturine Otomane Turke. Poshte Turqija poshte mentaliteti Talibane

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              HiHi

                              Sa gjynah qe qenke! Per te ardhur keq.

                              Përgjigjjuni
                            2. f
                              ferizi

                              Le ta veme fjamurin rurk tek kryeministria Sipas ketij koqes s;ka problem, Prandaj nuk ecin punet se administrata eshte mbushur me plehra te tille.

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                ana

                                Nese do te kete ndonje event ne kryeministri qe ka lidhje me shtetin turk sigurisht qe do te vendoset edhe flamuri Turk se nderon mikun, o idiot!

                                Përgjigjjuni
                              2. H
                                Hiamrioti

                                Ky qënka debil, komplet debil.

                                Përgjigjjuni
                                1. k
                                  katarakti

                                  Shkrimi ishte i bukur dhe analogjia e qëlluar. Por Ymer Boza e ka botuar që të sulmohet autori! Dhe disa fshatarë mezi presin që të shajnë ata që janë të zotë dhe të dijshëm! Është urrejtja shekullore e injorantit ndaj të dijshmit. E vulgut ndaj inteligjencës.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. s
                                    spaku pordhacaku

                                    Ku e shikon inteligjencen ti....c'lidhje ka flamuri kombetar me nje flamur te nje shteti tjeter ne plazh...c'lidhje ka historia ne ate ndeshje me plazhin....ti zotrote, do te pelqente te shkoje ne plazh dhe te shikoje flamurin turk?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      ana

                                      ndersa mua me ka pelqyer kur kam qene ne nje resort ne Antalia ne Turqi te shikoj sesi valvitej edhe flamuri shqipetar krahas atij turk edhe te disa shteteve te tjera europiane. Po pordhaci, pordhac mbetet deri sa kujton se flamuri vendoset vetem per okupime teritori. Shpellar ke ngelur tere jeten.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. Z
                                      Zeqo Pilafi

                                      Të lumtë ajo gojë dhe mëndje!

                                      Përgjigjjuni
                                    3. S
                                      Silva

                                      Nuk kuptohet mirë c'hyn këtu ndjenja kombtare apo plazh alla shqiptarshe me flamuj turk?!?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Eni

                                        Ky eshte Kallp komplet...me eshte fiksuar biseda me Ledio Biankun...shantazh I paster si shantazhi qe I benin ne 2008 nipave te Moisiut zyrtari I Berishes...normalisht nuk duhet te ishte ne ate post....por kjo eshte Shqiperia me Mentalität mafioz...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Ilirjani

                                          Shume interesant Denari, gruan te ashtequajtur greke sipas vjerrit te tij (sekretar i pergjithshem i PBDNJ) ku e moli sa mundi si dhender, tani mbron flamurin turk te duket te Rama, se helbete e vuri perseri kryetar diku. Kesaj i thone nje dore ne revani dhe nje dore ne bakllave.......

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Dibrani-uk

                                            Duhet sa me pare te denohet ai bastardi qe ne piken e vrojtimit ka vendosur flamurin turk dhe na ka provokuar te gjitheve ne plazhistave ne gjirin e Lalzit. Bravo emigrantit qe e hoqi flamurin estet hero kombetar. Krenohem me ty shoku dhe miku im Sh . S

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Biba

                                              Ku ia keni pare inteligjencen Bibes? Cfare ka bere Biba qe ju ka impresionuar me inteligjencen e tij? Tregjet jane mbytur nga konkurrenca, po Biba ç’ben? Apo merr zarfat qe te heshte dhe kjo quhet inteligjence! Ne fakt sipas standardit te ripjelljes keni te drejte

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Simon

                                                Vetem nga Emri Denar Biba tregon qe kemi te bejme me mongol jo Shqiptar. Cfare eshte ky Emer nga vjen ? Mire ishte kush ndihet Turk te shkonte ne Turqi. Aty ka te drejta te plota, 400 vite shqiptaret asnje shkolle shqipe. Ku komb do zhduket po mbeti duke fjetur Turk e duke u zgjuar Italian. Kush eshte patriot nuk mund te ndaj armiqt shekullor te Kombit. Serb, Grek,Turq. Jane ata qe I kane nderuar dna shqiptareve dhe sot spermat e tyre ne Shqiperi mbrojne ata qe ju shkerdhyen Fiset dikur. Shqiptaret e kane nje Burre aty mbi Kale ne Tirane. Kur nuk beri ai paqe me Turqit mbeti te beje I biri I Komunsitit Kristaq. Legende, bythqira qe lepijne cdo loqe te huaj ne kurriz te kombit.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Arber i Mesjetes

                                                  Dhe ai burri i eshte me emer Turk...Skender Bej✌️

                                                  Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje