Ministrja britanike: Krenare që kemi dëbuar 1 mijë shqiptarë

18 Gusht 2022, 20:39Sociale TEMA

Ministrja britanike: Krenare që kemi dëbuar 1 mijë shqiptarë

Ministrja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel, sot më 18 gusht ka paralajmëruar shtetasit e huaj ( kriminelët dhe shkelësit e rregullave të emigracionit) se Qeveria britanike nuk do të pushojë derisa ata të largohen.

Patel ka deklaruar se që nga fillim i vitit Britania ka dëbuar 1 mijë e 741 “shkelës” të huaj duke përfshirë këtu, 487 shqiptarë.

“Pothuajse 1 mijë shqiptarë në total janë kthyer në vendin e tyre”, tha ajo.

Sipas saj, fokusi i ripërtërirë në largimet, pjesë e Planit të Ri për Emigracionin, po përmbush angazhimin e qeverisë.

Vetëm ditën e djeshme Patel ra dakord për një marrëveshje historike me Pakistanin, për të hequr shtetasit pakistanezë pa të drejtë ligjore që qëndrojnë në MB, duke përfshirë kriminelët, azilkërkuesit dhe shkelësit e imigracionit.

“Kjo punë tregon se ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të hequr ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu dhe jam krenar që kemi larguar pothuajse 1 mijë ‘shkelës të huaj’ shqiptarë deri më tani, përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në MB”.

Sipas saj, ky është vetëm fillimi.

Patel tha se ka ngarkuar ekipet e Ministrisë të ripërtërijnë ndjekjen e kriminelëve të rrezikshëm që shkatërrojnë jetë dhe komunitete dhe i lënë viktimat dhe familjet e tyre të marrin pjesët.

2 Komente

  1. p
    po kush do te shkerdhej tani moj Kukumjacke

    Jane Lajme qe vijne nga Athina me haleja e ymer bazit

    1. g
      gjergji

      Bravooo.Te gjithe kukesianet e tropojanet nxirreni sa me pare jashte Anglis, ato vetem ju demtojne.Ato jane hajdut,kriminel,drogist e krejtesisht injorante e militant te bandes "fallxhores" qe drejtohet nga personi i shpallur nga DASH e Anglia person "non grada" me akuzat me te renda si i korruptuar familjarisht e shume akuza te tjera Nje lutje e nderuara ministre: Vetem ne Shqiperi mos i ktheni e ne se i ktheni patjeter ti shoqeroni me CV.

      Lini një Përgjigje