Të flasësh shqip në Serbi, studenti nga Beogradi: Nuk jam paragjykuar për gjuhën

19 Gusht 2022, 20:40Sociale TEMA

Të flasësh shqip në Serbi, studenti nga Beogradi: Nuk jam

Borivoje Llaziç, student nga Serbia që studion gjuhën shqipe thotë se nuk është paragjykuar që ka zgjedhur të studiojë gjuhën e në kombi me të cilën shteti i tij është në konflikt.

Në një intervistë për Euronews Albania, Borivoje tregoi se kishte dëgjuar shqip përpara fakultetit dhe i tingëllonte shumë mirë.

“Kur mbarova shkollën e mesme desha të studioja diçka që nuk është shumë popullore në Beograd. Mendoj se është koha të jetojmë dhe flasim së bashku edhe shqip edhe serbisht”, tregoi studenti.

Ai tregoi se shpesh e kanë pyetur pse po studion gjuhën shqipe, kur vendi i tij është në konflikt me Kosovën, por shtoi se pikërisht për shkak të kësaj ka vendosur ta mësojë më shumë gjuhën shqipe.

1 Komente

  1. T
    Titi

    Mesojani shqipen ketyre pushtave qe me pas te bejne propagande dhe tallen me shqiptaret ne medjat tona.

    Lini një Përgjigje