“Gjaku nuk bëhet ujë”, i riu nga diaspora në Turqi ëndërron pasaportën shqiptare

19 Gusht 2022, 17:47Sociale TEMA

“Gjaku nuk bëhet ujë”, i riu nga diaspora në Turqi

“Dua pasaportën shqiptare sepse gjyshja ime është nga Shqipëria, nga Shkodra dhe gjaku im është shqiptar”.

Ky është Mustafa Ugur Gonulal, një shqiptar nga diaspora në Turqi. Dëshira e tij më e madhe është të ketë një pasaportë shqiptare, si një mënyrë për të plotësuar amanetin e gjyshes së tij, për të kërkuar rrënjët e familjes.

“Arsyeja pse dua pasaportën shqiptare është sepse gjyshja nga ana e babait ka lindur në Shqipëri dhe ne jemi rritur me kulturën shqiptare. Në qytetin ku unë jetoj jemi familja e vetme shqiptare. Gjyshja gjithmonë na ka folur për vendlindjen dhe kulturën tonë. Gjithmonë na thoshte që duhet të ikim atje dhe nuk duhet ta harrojmë kurrë tokën shqiptare”, tregon ai për A2.

Prej mbi një dekade, Mustafai ka qenë në zbulim të gjurmëve të të parëve të tij. Ai ka arritur të takojë kushërinjtë, që familja e tij nuk i takonte prej largimit në Turqi, thuajse një shekull më parë.

Por pavarësisht përpjekjeve të tij, dëshirës për të mësuar gjuhën shqipe dhe pjesëmarrjes në çdo aktivitet kulturor pranë qytetit ku ai jeton, në krahinën e Anadollit, autoritetet shqiptare nuk mund t’i japin atij shtetësinë shqiptare. Arsye është mosgjetja në arkivat e shtetit e certifikatës së lindjes për gjyshen e tij.

Për Mustafain dhe shumë të tjerë nga diaspora, ky ngërç është më i dhimbshme, duke parë shumë të huaj, që nuk kanë lidhje me përkatësinë shqiptare të pajisen me shtetësi; dhe së fundmi planin e qeverisë për të shitur “pasaportat e arta”.

“Si diasporë, ne kërkojmë të drejtën e shtetësisë, sepse ne jemi shqiptarë. Ne nuk e kemi harruar Shqipërinë dhe nuk do ta bëjmë. Për këtë arsye nuk e kuptojmë qartë situatën sepse shohim vazhdimisht shtetas të huaj të cilët kanë arritur të fitojnë shtetësinë shqiptare, ndërsa ne nuk e kemi këtë mundësi sepse na kërkohet vetëm 1 dokument si certifikata e lindjes.

Përse nuk e integrojnë Diasporën? Të kesh përkrahjen e Diasporës do të thotë më shumë zhvillim për vendin, sepse ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në shumë fusha në vend. Duke fituar shtetësinë ne do të ruajmë vazhdimësinë e  identitetit dhe do t’ia trashëgojmë atë dhe brezave në vazhdim”, shprehet ai.

Diaspora shqiptare në Turqi llogaritet nga gjysmë milioni deri në 1.3 milionë individë, të ardhur në periudha të ndryshme ndër shekuj, e veçanërisht të shpërngulur për t’i shpëtuar luftërave dhe gjenocideve. Pjesa më e madhe e ardhur para viteve 1930 nuk disponon asnjë dokument shqiptar për të vërtetuar origjinën.

Një kërkesë e këtij komuniteti është njohja e dokumenteve që lëshohen nga arkivat turke, për të arritur të marrin shtetësinë dhe identitetin shqiptar.

4 Komente

  1. R
    Real

    Po pse e kerkojne me ngulm nenshtetesine dhe pasaporten shqiptare turqit , kujtoni ju ? Sepse Turqise nuk i jane hequr vizat nga BE -ja per levizje te lire ne Evrope dhe me pasaporten shqiptare , e perfitojne kete te drejte .

    1. c
      ca po thua

      Po po po, ashtu eshte. Sidomos Turqia na ka "ndihmuar" shume ne shekullin e XV-te. Por ndihmen me te madhe na e dhane ne fillim shekullin e XX-te. Ata e njohen autonomine e 5 vilajeteve shqiptare (130 mije/km2) ne 1910, mbas kerkesave te shqiptarve dhe njohen gjuhen shqipe si gjuhe zyrtare dhe formuan nje vilajet te vetem autonom me emrin Arnavutluk. Po ore e bene si se bene. A ju kripsha trute o deficente mendore. Jo po ju do thoni se atehere nuk ka patur fare Turqi, apo jo? Po mire sipas kesaj llogjike, nuk ka patur fare as Shqiperi, apo jo? Mmmm u be lesh puna, se pikerisht keshtu thone greket dhe serbet, se nuk ka patur kurre Shqiperi, ajo u krijua vetem ne 1912-n. Pra kush mendon keshtu njesoj me greket dhe me serbet? Edhe ju tyrcelinjte mutit keshtu mendoni? Te gjithe bashke jeni o mutra? Pra lesh puna, o kane qene qe te dyja edhe Turqia edhe Shqiperia qe atehere, ose s'kane qene qe te dyja. Se per ne shqiptaret, Shqiperia as qe diskutohet qe ka ekzistuar edhe ne shek XV-te edhe ne shek XX-te, apo jo? Per te vertetuar nese Turqia ka ekzistuar apo jo atehere, kujt nga ju t'ja mbaje suma te pyese Erdoganin apo edhe ndonje turk te thjeshte qe ben byrek te pazari i ri, nese ka ekzistuar Turqia ne shek XV-te apo ne shek XX-te? Pyetini njehere, pyetini! Kujt nga ju i kalon ne tru mendimi qe Erdoganit apo cdo turku tjeter i vete ne mendje se "nuk ka patur kurre Turqi deri ne 1925-n"? I shkon ndokujt ne mendje nga ju se edhe turku me i fundit do e thote kete? O RROTA CARI ne kuptimin me te plote te fjales, raportet e Turqise me Shqiperine apo me gjithe te tjeret kane rrjedhe historike, nuk u krijuan as dje as ne 1925-n as ne 1912-n. Turqia gjate historise se saj ka krijuar nje Perandori Osmane e cila sundoi per 5 shekuj ne territoret shqiptare. Turqit dhe Turqia e krijuan, nuk e krijuan kinezet dhe Kina o trapa me zile. Keta te sotmit jane pasardhes te atyre te atehershmeve, ashtu sic themi edhe ne se jemi pasardhes ate shqiptareve te atehershem. Apo keta turqit e sotem jane pasardhes te marsianeve? Historia as e Turqise dhe as e Shqiperise nuk fillojne ne 1925-n apo 1912-n. "ndihma" e Turqise nuk fillon dhe nuk mbaron as me termetin e as me Cillerin o injorante te klasit te larte. Edhe kur erdhen per here te pare ne Ballkan ne fundshekullin e XIV-te, kush ka pak njohuri historike fare fare fillestare, e ti se turqit osmane erdhen pikerisht per "te ndihmuar" ne keto ane. E dini apo jo, e dini se cfare ka qene arsyeja qe ata erdhen ne Ballkan? Sic turqit osmane atehere dhe sic turqit e sotem vazhdojne e thone, se kane ardhur ne shek XIV-te ne Ballkan "per te vendosur rregull dhe qetesi dhe per t'u dhene mundesi popujve te rajonit te jetonin ne paqe dhe begati". E dini apo jo mor torrollaker? E dini qe kjo arsye e atehershme vazhdon dhe thuhet edhe sot e kesaj dite ne Turqine e pas 1925-s, pikerisht keshtu shpjegohet se pse erdhen turqit osmane ne keto anet tona? Pyeti turqit e sotem dhe do ju thone pikerisht kete. Edhe sot po te njejten gje po thone se po bejne, po vijne per "te ndihmuar". E dini madje qe turqit osmane jane thirrur nga vete perandoret romane te Kostandinopojes per te ardhur ketej nga anet tona? Madje jane thirrur edhe nga princat vendas per ti perdorur turqit osmane ne kontradiktat qe ata kishin me njeri-tjetrin? E dini apo se dini mor idiota te lindur. Ne ballkanasit i thirrem vete, erdhen te na "ndihmonin" atehere qe thoni ju, pastaj erdhen qe erdhen, mbeten 500 vjet mbi zvergun tone!!! Kjo ka qene, eshte dhe do jete "ndihma" e madhe e turqve te cdo lloji. Kush nuk kupton as kaq gje eshte NJERI ME TE META MENDORE. Me keta turqit e rinj duhet nje raport edhe me i kujdesshem sesa me serbet dhe greket e rinj, sepse keto turkoqelbesirat jane dhe me te fshehur edhe me te poshter se keta te tjeret. Te pakten keta serbet e greket i kemi perballe, ndersa tyrcelinjte i kemi me doren ne shpine dhe gishtin ne ...

    2. D
      Dajti

      Greku po i paguan shqipetaret qe te behen si greke per te shtuar artficialisht minoritetin ne Shqiperi. Ne Turqi mund te jene rreth 8 milion shqipetare Pse te mos shtohet diaspora jone ne Turqi. Kujt i prish pune???

      1. c
        ca po thua

        Nese shqiptaret behen me shtetesi greke kjo nuk i shnderron shqiptaret ne "minoritare greke" mor torrollak, por ben te kunderten e shton komunitetin shqiptar ne Greqi. Mos u bej i trashe!

      Lini një Përgjigje