‘’ Sot kemi një teknologji më moderne dhe një infrastrukturë më të mirë qoftë të mbjellave dhe të serave ku sot po eksportojmë këto prodhime drejt vendeve të Be-së.’’- tha ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi
E ndërsa sipërfaqet me të mbjella në fusha dhe sera shtohen, një tjetër realiteti shohim në sektorin e blegtorisë.
Rënia e numrit të blegtorisë nga viti në vit është në rënie, për vitin 2021 sipas të dhënave nga INSTAT në vendin tonë ka 27 mijë gjedhë më pak. Ky ishte një ndër vitet më të vështirë në sektorin e blegtorisë, lufta në Ukrainë solli rritjen e çmimit të ushqimt blegtorial. Përpos kësaj, tkurrja e blegtorisë ka ardhur dhe si pasojë e lëvizjes demografike nga fshati në qytet.
Braktisja e fshatit nga të rinjtë u vendosi kyçin stallave dhe baxhove në zonat rurale. Por ekspertja e ekonomisë thotë vendi ynë mund të shpëtojë nga varësie e qumështit nga Serbia, fermat ekzistuese do të subvencionohen për litër qumësht dhe ushqimin e gjëse së gjallë. Sepse të ardhurat nga shitja e qumështit të fermës, blegtorëve u mjaftonin vrtem për të siguruar racionin ditor të ushqimit të lopës, deles, apo dhisë.
‘’Në këtë moment është koha që t’i hedhim sytë blegtorisë, pasi zhvillimi i këtij sektori do të rriste vendet e punës, do të rriste prodhimin vendas. Gjithashtu ndoshta do ta shikonim si një sektor strategjik për eksport. por që të ngodhi e gjithë kjo duhet të rriten inevstimet dhe grantet në këtë sektor.”– tha ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi
Prodhimet blegtoriale vendase do të konkurojnë qumështin e fermave të importit atëherë kur fermat dhe baxhot të regjistrohen, pasi kështu jo vetëm që shtohen të ardhurat në vend por garantohet dhe siguria ushqimore.
“Por para kësaj duhet që ky sektor të jetë i formalizuar pasi kemi fermer të vegjël të cilët punojnë në mënyrë informale. Formalizimi i këtij sektori do të na sillte jo vetëm rritje të prodhimit të brendshëm , që do të thotë se ne nuk jemi më të varur nga importi , por edhe ulje të çmimi të produkteve blegtoriale . Gjithashtu kjo do të bënte të mundur dhe rritjen e eksporteve dhe rregullimin e bilancit tregtarë për sa i përket Shqipërisë.- tha Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie
Nga ana tjetër në vendin tonë shtohet numri i parqeve të bletëve. Për vitin 2021 në Shqipëri ka 36 mijë familje bletësh më tepër.
Artikull shume i dobet nga ana teknike. Thuhet nje eksperte ekonomie!? Ekspertet e vertete ne kete fushe jane zootekniket (jo ekspertet e ekonomise) dhe te tille Shqiperia ka pasur jo pak. Dhe keta mund ta sqarojne me se miri kete aspekt. Ne kete artikull flitet per renien e numurit te gjedheve, por nuk jepet numuri i detajuar per lopet si dhe per meshqerrate viçat femra qe po mbareshtohen per te mbajtur konstant numurin e lopeve prodhuese. Ne nje pike tjeter thuhet qe “...lufta ne Ukraine rriti rriti çmimin e ushqimit blegtoral.” Personi qe ka shkruar kete fraze kuptohet qe nuk njeh asgje nga te ushqyerit e gjedhit (kryesisht lopes). Ushqimet baze te ketyre kafsheve jane te Njomat (silazhi i misrit dhe ai pranveror-hasellet dhe silazhi i barit), Nje pjese jane ushqimet e thata (kashtrat dhe bari i thate). Dhe keto nuk mund t’i importosh, sepse eshte pothuajse e pamundur si teknikisht, po ashtu edhe ekonomikisht. Te fundit jane koncentratet dhe premikset mineralovitaminike. Nuk ma merr mendja qe tek ne ekzistojne ferme me shume lope qe kane nje rendiment qumeshti prej 15000-20000 litra/laktacion. Vetem tek lopet me rendimente te larta mund te perdoren koncentrate. Per perzierjet mineralo-vitaminike, pesha financiare ne racionet e lopeve eshte ende me ulet. Pra argumenti Ukraina eshte absurd. Per bagetite e imta (dhen e dhi) historikisht ato jane trajtuar ne kullotat perkatese. Vjeshten e kaluar po kaloja afer Gjirokastres dhe ne rruge pashe dy tufa me dele. Ishin po te njejtat dele, si para dyzet viteve, (dele te vogla qe prodhojne shume pak qumesht ne laktacion). Kam njohur disa nga korifejte e zooteknise dhe veterinarise shqiptare ( te ndjeret dr. Vasfi Samimi, dr. Myslim Selenica, etj. qe thonin “ ketyre kafsheve edhe po t’u a futesh ushqimin nga mbrapa, po njesoj do te prodhojne!” Argumenti i largimit te te rinjve nga punet e blegtorise, eshte argumeti nr.1 per renien e krereve dhe kjo kuptohet fare mire. Dhe kjo eshte preokupante edhe ne vendet e zhvilluara.
Bravo serbise shtet i fuqishem e po na mban me miell qumesht energji nuk thone kot miku i mire njihet ne dite te veshtire megjithese ai kministri yne eshte vellai i vuqiq jo thjeshte miku
c'a eskperte qe kjo?!!!