‘Makina e rusëve erdhi 2 herë’, banorët tregojnë çfarë ndodhi në Uzinën e Gramshit: Erdhën për ta shpërthyer

21 Gusht 2022, 10:07Sociale TEMA

‘Makina e rusëve erdhi 2 herë’, banorët tregojnë

Rreth orës 17:40 të së shtunës 3 shtetas rus kanë tentuar të hyjnë në uzinën e armëve në Gramsh.

Një nga banoret e zonës rrëfeu për mediat atë çfarë kishte parë një ditë më parë.

Fatmira Shaipi, banesa e të cilës ndodhet shumë pranë uzinës, tregoi se makinën me të cilën lëviznin shtetasit rus e kishte parë të paktën 2 herë gjatë ditës së djeshme.

“Makinën e kam parë dy herë dje, një herë para shiut një herë pas shiut. Kur dolëm, panë që bërtisnin ushtarët të cilëve u kishte ikur i huaji (rusi)”, tregoi  banorja e zonës.

Ajo tregoi se shtetasi rus që u kishte hedhur spraj ushtarëve të uzinës dhe më pas ishte kapur prej tyre, ishte i veshur me pantallona të shkurtra, kapele dhe çantë.

Në ish-uzinën e Gramshit nuk lejohet hyrja e civilëve, ndaj ushtarët i kanë kërkuar dokumentet shtetasit të huaj, por ky i fundit ka hedhur spraj në drejtim të ushtarit duke e neutralizuar.

Ndërsa Nderim Balliu, banor i zonës pranë uzinës së armëve në Gramsh ka treguar frikën e përjetuar një ditë më parë kur 3 shtetas rusë tentuan të hynin në uzinë.

Ai tregoi se brenda ambienteve të uzinës ka ende shumë municione të pa hequra, të cilat siç tha nëse shpërthejnë mund të shkaktojnë një katastrofë të vërtetë./ Voxnews.al

Lini një Përgjigje