Avionët amerikanë që transportojnë armë bërthamore fluturojnë sot mbi Tiranë, SHBA: Përkushtim ndaj aleatëve

22 Gusht 2022, 10:55Sociale TEMA

Avionët amerikanë që transportojnë armë bërthamore

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara, njoftojnë se dy avionë bombardues Stratofortress të skuadriljes 23 që operojnë në bazën RAF Fairford në Mbretëria e Bashkuar, do të kryejnë sot një fluturim në kuotë të ulët në disa vende të Europës Juglindore.

Në njoftim bëhet me dije se qëllimi i këtij fluturimi është të demonstrojë përkushtimin e SHBA-së ndaj aleatëve dhe partnerëve të NATO-s të vendosur në Evropën Juglindore.

“Për më tepër, kjo do t’u ofrojë qytetarëve mundësinë për të bërë foto, video dhe për të shijuar aeroplanin që fluturon pranë”.

Avionët do të fluturojnë mbi ndërtesën e qeverisë së Maqedonisë në Shkup, në Sheshin Skënderbej Tiranë, bregut të Malit të Zi, dhe në Dubrovnik të Kroacisë.

Oraret kur pritet të kalojnë bombarduesit


Shkup   2:35-2:45 p.m.       
Tiranë  2:50- 3:00 p.m.            
E martë në të premte nga ora 3:05-15:15   
Kroaci    3:10-3:20 p.m.   

B-52H Stratofortress është një avion bombardues që mund të fluturojë në distanca të largëta dhe mund të kryejë një sërë misionesh. Bombarduesi është i aftë të fluturojë me shpejtësi të lartë nënsonike dhe në lartësi deri në 15,166 metra. Ai mund të transportojë armë bërthamore si dhe raketa të llojeve të ndryshme të precizionit të lartë.

3 Komente

  1. k
    k

    Se Mos ju bie pa dashje ndonjë bombe ke gjiri i lalzit se na fikët.

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlora.vlora

      Po cfare gjiri lalzit ,mbase ndonje ne parlament ti shuaje te gjithe plehrat

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edison80

        Amim te parlamemti

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje