“Epidemia” e syzeve, okulistët: Shumica e fëmijëve që vizitohen kanë probleme me sytë

21 Gusht 2022, 21:28Sociale TEMA

“Epidemia” e syzeve, okulistët: Shumica e fëmijëve

Fillimi i vitit të ri shkollor nxjerr në pah problemet që u kemi shkaktuar fëmijëve duke i lënë me kohë të zgjatur në telefon Ipad apo para kompjuterit. Afro 60 % e fëmijëve që kanë bërë vizita të syve kanë rezultuar me probleme me shikimin.

“Nëse kam bërë  15 vizita, 60% e tyre kanë vendosur syze”– tha mjekja okuliste Suzana Zhuka.

Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë kërkon dhe një kontroll të syve tek okulisti, qe shume fëmijë për neglizhencë të prindit e kanë për herë të parë vizitën, ndonëse kontrolli i syve duhet bërë çdo gjashtë muaj.

Mjekja okuliste thotë se është një luftë e madhe që duhet bërë për të shmangur përdorimin e telefonit nga fëmijët e vegjël, pasi po i dëmtojmë vetë në këmbim të qetësisë që ofron për pjesëtarët e tjerë të familjes kur fëmijët përhumben në telefon.

Nuk është asnjëherë vonë për të filluar me reduktimin e kohës së fëmijës përpara ekraneve. Edhe pse jetojmë në kohën e teknologjisë gabimi duhet ndrequr në fillim nga prindi.

Vendosja e syzeve rikthen shikimin 100% tek fëmijet e e vegjël, por ato duhen monitoruar çdo 4 muaj. Ndërsa për fëmije të shëndetshëm kontrolli i syve duhet bërë çdo 6 muaj.

Lini një Përgjigje