
Rusja Svetlana Timofeeva e arrestuar nga autoritetet shqiptare dhe e akuzuar për spiunazh së bashku me një shtetas tjetër rus dhe një ukrainas ka hyrë lirisht në të shkuarën në bazat ushtarake shqiptare, duke fotografuar madje edhe duke përshkruar për ndjekësit e vet në rrjetet sociale detaje të sigurisë së tyre.
Në dy raste, rusja që në Instagram poston nën emrin Lana Sator ka hyrë në bazën ajrore të Gjadrit dhe në bazën e nëndetëseve në Porto Palermo në qershor të 2020, duke kaluar me radhë të gjithë filtrat e sigurisë, që nga ata të vendosur për parandalimin e përhapjes së Covid, e deri te siguria e bazës.
“Eksplorimi i këtyre bazave mund të jetë i rrezikshëm, sepse ka roje sigurie në territorin e bazës ajrore, por sapo të hyni brenda në bunker do të jeni të sigurtë”, shkruan rusja në përshkrimin e serisë së fotove që publikon.
Siç shihet nga këto foto, 33-vjeçarja e akuzuar si agjente ruse jo vetëm që ka hyrë brenda në bazën ajrore të Gjadrit, ku ruhen reliket e aviacionit luftarak shqiptar, por ka pasur kohë që edhe të shkrepë foto artistike, të mbikëqyrë të gjithë sigurinë e tuneleve nëntokësore, madje edhe të fotografojë me dronë pjesën e avionëve luftarakë që ndodhen jashtë tuneleve.
Edhe në Porto Palermo, ashtu si në Gjadër bën një përshkrim të bazës. Ashtu si në Gjadër, edhe këtu e dyshuara si spiune ruse gjen gjurmët kineze të ndërtimit të bazës.
WOW, sa mire qe e paskan kapur ne kohe
Bravo vajza, nje aventuriere e vertete. Interesante tunelet e bazes se nendetesve ne Porto Palermo, nje pune kolosale dhe sfilitese nga puntoret e shqiperise se Enverit.
Tunelet e porto Palermos i kanë ndërtu ushtaret e xhenjos dhe jo puntoret, mi bibe!
Pervec ushtareve kishte edhe shume civile te punesuar sidomos nga fshatrat per rreth si himara, vunoi, dhermiu etj.
dhe specialistet me te spikatur te fushave te caktuar. Nga kantieri i Ndertimit te hidrocentarlit te Fierzes , pe muaj te tere kane punuar sondiste te kantierit te cimentimit duke kryer punime speciale brenda tuneleve te Porto Palermos.
Po e tha pra Niko Peleshi dhe burri i Dalina Ficos qe e kishin ne veshgim prej vitesh.
Ne qofte se neser ato objekte rikualifikohen,si psh Pashalimani eshte ofruar per baze nato,atehere ato foto nuk dalin edhe aq artistike,jan informacion i duhur per nje specialist qe do te kete informacione mbi kete strukture.
Po nga e shihni ju more derdimene se jane foto artistike keto?
Boo...eshte kthyer shteti në "han pa porta"! Tmerr. Ti kishin dhene edhe nje dreke te mire ne Gjader,etj..."mysafiri" nderohet!! "Ç'u vranë dy trima, Kushërinj të parë, Bir, Selman i nënës, ç'të të qaj më parë...".
...dhe kaposhi ynë kryeministër me këmbët gjith glasa, atje maj plehut krekoset e kapardiset sepse zoçkat kurva të kotecit e emërojnë herë si mbret dhe skënderbe dhe herë herë si kumandat të ardhshëm të Nato-s!.
Ne kemi hequr breket dhe tani kemi hallin e eres qe fryn neper breke. Oh sa i duhen armiqve keto shpella qe i braktisem se nuk perbenin sekret. Vetem bunkeret nuk jane sekret. Shtet pa breke dhe ka frike se i thobunkeri 21ne lakuriq
Bazat e famshme shqiptare si keto ne foto qe po jene pa gjume Rusine...Mos harroni fjalet e para te Minister Pelesh Nikos : Uzian (ajo fare e tille) ne Gramsh kishte shume vite jashte funksionit!
Qeveria dhe gjithe institucionet jane ne krye te detyres dhe po reagojne ne kohe per çdo te pa pritur,qytetaret te jene te sigurte de te jete babua rrini pa merak
E cfare sekreti ka aty?keto baza kane qene mall belik prej vitesh.aman se lateme keto perralla me diversante .
Pallavra me spiuna... Perse i interesojne Rusise objektet e shkaterruara ushtarake ?? Interes ka patur kur ne ato objekte prodhoheshin : barut, fisheke, kallashnikove , tritol , etj etj...Tani eshte kohe e Pelesheve (lesh qeveritaret qe nga krimineli Berisha deri te kryhajduti Rama) qe i kane cuar perlesh uzinat e fabrikat e ndertuara me gjakun dhe djersen e shqiptarevët. Sa i takon spiunazhit, une nuk besoj se jane spiune ruse, e shumta mund te jene spiuna te ShIK-ut te cilet Naltgjatesia i ka derguar ne Gramsh per krijuar nje ngjarje spiunlleku per te terhequr vemendjen nga krimi shtetror me inceniratoret. Nje jave do te zgjase e do te hedhin ne treg nje tjeter ngjarje....
Po ja psh,shteti yne ja ofroi NATOs Pashalimanin,ato foto qe duken naive per ne qe nuk marrim vesh natyrisht ashtu duken,per nje tjeter qe di ti lezoje nga ana teknike ka informacion te mjaftushtem qe te beje nje profil teknik te nje tuneli tipik si ai i Pashalimanit,Gjadrit,Kucoves,Poliçanit!! Pse do i duhet? Nje shembul modest nga ana ime: Ne te ardhmen ne qofte se ato tunele rifunksionojne,kushdo qe ti kete ne shnjester e ka te qarte se me cfare arme duhet shkaterruar,edhe pse une besoj se Ruset i kane informacionet teknike qe kur jane ndertuar,sepse kishin inxhinieret e tyre,por nga atehere ka kalu shume kohe,duhen perditesuar.Jemi vend i Natos,do kemi baza Nato.per kedo qe na konsideron armiqesor,ka interes te dije me detaje ,ç'fare ka ky vend nga ana ushtarake,edhe germadha, e ish uzina!!,pse?? nje shembull tjeter modest !! Shqiperise ne rast konflikti,sa kohe i duhet ti riveje ne funksion ato baza? Ata qe jane te specializuar per keto pune ta japin te detajuar edhe me shume hollesi sa kohe duhet,e kjo ka interes ushtarak,dhe ja qe automatikish behen objek per tu goditur Nje gje tjeter,ne keto dite,(per fat te mire vetem ne qe nuk kuptojme shume) po i ngaterrojme i ironizojme,presim te na dali agjenti i kgb-se te luftoje me J.Bond,jo gjithmone funksionon ashtu,quhen sherbime te fshehta jo se jane gjithmone te fshehur e nuk i shef njeri,jo e gjitha eshte ashtu,nga njehere,ose shpesh here ndodhin para syve te naivit,ose e then ndryshe,para sy leshit,gjera qe duken vari lesht,pa rendesi,rastesore por per dike tjeter kane vlere informative,e perseris,mire qe nuk jemi ne qe komentojme neper portale te merremi me sigurine kombetare,por te tjere qe me sa duket,i kane marre seriozisht,edhe interesimin ndo njerit per germadhat e bazave komuniste. Nuk eshte sekret me per askend,qe turiste,gazetare,bllogera,humanitare,bamirsa, e te tj qe mund te duken te pa rrezikshem,jane spiunet me te mire,problemi eshte ti dallosh kush jane,e ketu hyjne ne pune ata qe jane te specializuar per ti zbuluar.Per sa mendoj une,eshte mire te marresh nje note proteste,a dhembe te shterguar nga ruset pse u arrestuan shtetasit e tyre,se sa te kesh dyshimin a ishin turiste!!!???
Pallavra jane edhe fotot e Viles =Bunker te Surrelit?!
Agjentet nuk besoj se I postojne fotot ne rjetet sociale?
Deri dje shkruat qe ishte ukrahinese, cfar ndidhi qe tane del qe eshte ruse