Gazment Oketa: Të mos u bëjmë gjyq publikë të huajve, sShqiptarët spiunohen nga militantët politikë

22 Gusht 2022, 21:40Sociale TEMA

Gazment Oketa: Të mos u bëjmë gjyq publikë të huajve,

Ish-deputeti i PD Gazment Oketa, ka komentuar dy incidentet e ndodhura më 20 dhe 21 gusht në uzinat e Gramshit dhe Poliçanit, ku u arrestuan 7 të huaj.

Në një intervistë për RTV Ora, Oketa tha këtyre individëve nuk duhet t’u bëjmë gjyq publik, ndërsa shtoi se këtë çështje duhet të ja lëmë policisë dhe organeve të drejtësisë të merren me hetimet për rastin në fjalë.

Gazment Oketa: Është një rast specifik, ku e mira do të ishte që qoftë politika, media  t’i jepnin kohë vetes të reflektonin pak dhe të prisnin reagime nga organet shqiptare. Këtyre individëve të mos i bëjmë një gjyq publik por të ja lëmë policisë, t’i japë dhe përcaktimin nëse kanë qenë turistë të kujdesshëm apo kanë qenë në një mision specifik për të mbledhur atë informacion që organet përkatëse ta arrijnë ta zbërthejnë ashtu siç duhet. 

Kjo do të bënte dallimin e një shoqërie që synon të demokratizohet. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë që jemi në një situatë që jo vetëm Shqipëria, apo rajoni por mbarë bota ndodhet në një situatë konflikti.  Lufta ka shkundur themelet e gjithë arkitekturës së BE, sigurisht dhe të Ballkanit Perëndimor. Është normale që bashkë me të thatin digjet dhe i njomi.

Në fund fare përsa i përket arrestimit të rusëve do dalin dhe hetimet bazuar në prova dhe fakte dhe jo në perceptime.

Nisur nga reagimet e shumta për spiunazh në rastin e shtetasve rusë, Oketa u shpreh se shoqëria shqiptare është çdo ditë e spiunuar nga militant partiak.

Gazment Oketa: Shoqëria shqiptare është çdo ditë e spiunuar nga militant partiak, që spiunojnë ata që  i shikojnë si pengesa që rrezikojnë pushtetin e tyre absolut Nëse duam të flasim për parime për spiunim duhet të jemi të ndjeshëm në të gjitha rrethanat.

8 Komente

  1. j
    jepi gaz

    Gjallë qenka ky merhum.

    Përgjigjjuni
    1. W
      Www

      Po ky, berishsisto-topisti pa loqe, ku ka qenë deri tani?

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ervin salianji prej lozhani.

        Gazi spiun eshte sala iliri dhe ti .na cave trapin.

        Përgjigjjuni
        1. G
          GEZUAR BAFTJAR

          DHE DHE TE MOS HARROJME SE ATA KANE BASHKEPUMTORET E TYRE SI PUNA E KETIJ SUMQIMIT

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetar

            Je thjesht nje injorant. . Nqs nuk jepet publiciteti i duhur si do te jete e mundur frenimi i aktvitetit surbvesiv? Kjo gje ka te beje direkt me ndergjegjsimin e shtetasve qe jetojne ne ato zona.

            Përgjigjjuni
            1. s
              shqiptar

              O Pordhitikan fluger,clidhje ka spiunazhi i nje fuqie agresore me luften e partive politike brenda vendit.Jeni tranguj pa vlere ju qolet qe merreni me politike

              Përgjigjjuni
              1. K
                K

                Të ka derguar direktivat berisha ?

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Këshilltari Presidentit BEGAJ

                  Mënyrë e re politike Sovjetike për ti urruar Presidentit Begaj detyrën.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje