Këshilli i Ministrave ka dhënë dritën jeshile që 2 marsi të futet në kalendarin e festave zyrtare.
Ky amendament në ligjin erdhi nga deputeti socialist Eduard Ndreca, i cili ka propozuar që në këtë kalendar të futet edhe data që shënon përkujtimin e Besëlidhja së Lezhës në 2 marsin e 1444.
Dakordësinë e qeverisë e konfirmoi kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila u shpreh se votimi final i këtij akti do të bëhet në një mbledhje tjetër.
Kjo është hera e parë që në kalendarin e festave zyrtare futet një ngjarje historike përtej krijimit të shtetit shqiptar.
Te respektosh nje ngjarje historike.. nuk do te thote te mos punosh.. po ajo dite te jete nje dite pune shume aktive ku dhe te prfshihet ky perkujtim..
2 marsi 1443 eshte nje date nder me te rendesishmet te historise se Shqiperise. Prandaj vendimi i Keshillit te Ministrave eshte i drejte.