Shqiptarët nuk i “ndahen” kafesë!

14 Tetor 2024, 21:20Sociale TEMA
Shqiptarët nuk i “ndahen” kafesë!

Të rinjtë, të moshuarit, burra dhe gra, por edhe fëmijë, shqiptarët dhe turistët e shumtë që vizituan vendin gjatë tetë muajve të parë të vitit, duket se janë gjithnjë e më shumë të prirur që kontakti me kafen të bëhet një pjesë e pandashme e rutinës së tyre ditore.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë periudhës janar-gusht, importi i kafes arriti në 5610 ton, ose 5 milionë e 610 mijë kilogramë. Sipas disa analizave që janë bërë në fushën e banakierit nëpër bare dhe restorante tregojnë se, mesatarisht një kilogram kafe arrin të prodhojë rreth 110 ekspresë, të cilat mund të jenë edhe në forma të tjera se kapuçino, makiato apo variacione të tjera të lidhura me këtë produktin fillestar.

Duke llogaritur këto të dhëna, mesatarisht çdo shqiptar, pavarësisht moshës, ka konsumuar rreth 257 kafe gjatë këtyre tetë muajve, ose pije që përmbajnë kafe, e cila kryesisht importohet nga Brazili.

Nëse e marrim parasysh këtë informacion në një periudhë 24-orëshe, rezulton se shqiptarët e kanë të pamundur të kalojnë ditën pa konsumuar të paktën një kafe. Kjo tendencë tregon jo vetëm dashurinë e thellë për këtë produkt, por edhe rolin e rëndësishëm që kafeja luan në kulturën dhe jetën e përditshme të shqiptarëve. (Hamit Yzeiraj)

5 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Erdogan (gyzelave): qafirat e mi tourkalvanoi,pini turkish coffee....qe tju haje verra!

    Përgjigjjuni
    1. K
      King D

      Radhitemi nje nga vendet me klub-bar kafe me te shumta ne rajon dhe europe... si rrjedhoje kafe ne shqiptaret si mesatare 2-3 kafe ne dite per person.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti

        Allvanoz hesapi nje gote raki nje kafe e nje ci qi temen e gjashte ore futja pordhes dy ajfona perpara ne tavoline e hiqi llafit se SALIU na be engjell , ta permbysim RAMEN se na mori frymen . Jam ne Amerike prej disa kohesh nuk ben vaki qe taverrno kater ore ne kafe , me kishin thene po nuk e besoja pune e gjume e prandaj kane lek , ndersa ne Shqiperine tone vetem te ankohemi dime .

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Ziu

          Consuming I kafese ne statistical eshte I ulet per Shqiperine....contrabanda e larte.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kritiku

            Shko e meso si te shkruash ore ditezi. Nuk ngeli idiot pa shkruar ndonje koment qe te sjell zorret tek fyti kur i lexon.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje